PPE distancohet nga Daul. Vete ai kerkon falje pas mijera protestave ne FB
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Politike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Denis Dedej
Përfaqësues të Parlamentit Europian, por edhe mijëra qytetarë shqiptarë kanë kritikuar ashpër deklaratën skandaloze të kryetarit të grupit të partive popullore në PE, Xhozef Daul ndaj liderit të opozitës së Shqipërisë Edi Rama. Anëtarë të PE-së, pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme në selinë rozë me kryetarin Edi Rama kanë shprehur keqardhje dhe distancim nga deklarata e eurodeputetit të djathtë Daul.
Distancimi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takimin me delegacionin e Parlamentit Europian të komitetit të përbashkët parlamentar të stabilizim-asocimiit Shqipëri- BE, të kryesuar nga Eduard Kukan. Në këtë takim është diskutuar mbi ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, parë nga këndvështrimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të Komisionit Europian, konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Europian dhe rezolutave të Parlamentit Europian mbi Shqipërinë. Jashtë vëmendjes së këtij takimi nuk kanë mbetur as deklaratat e bëra dy ditë më parë nga kreu i grupit të djathtë në PE për liderin e opozitës shqiptare. “Anëtarët e delegacionit, njëkohësisht pjesëtarë të grupit parlamentar të partive popullore në Parlamentin Europian, shprehën keqardhjen e tyre dhe u distancuan nga deklaratat e fundit të kreut të grupit parlamentar EPP, Joseph Daul, në adresë të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe opozitës shqiptare”,- njoftoi zyra e shtypit
Protesta në Facebook
Numri i jashtezakonshëm e reagimeve ne faqen e Daul ne Facebook, ka detyruar kete te fundit te kerkoj falje per deklaraten skandaloze lidhur me liderin e opozites se Shqiperise, Edi Rama. Ne dy pergjigje per protestuesit e shumte ne faqen e tij Daul shkruan:
Përgjigja nr.1
I never supported criminal actions, and I never will. What I defend is the european integration of Albania and the democratic principles, wherever. (Nuk kam mbeshtetur dhe nuk mbeshtes kurre aksionet kriminale. Ajo qe une mbroj eshte integrimi europian i Shqiperise dhe i principeve demokratike)
dhe me pas ai rishkruan:
Përgjigja nr.2
Again, I do not support any criminal. So if what I said insulted anybody, I sincerely apologise. (Edhe njehere…une nuk mbeshtes asnje kriminel.. Nese kam fyer njeri, une sinqerisht kerkoj falje)
********
Deklarata e bërë dy ditë më parë nga kreu i të djathtëve të PE-së, Jozef Daul, i cili tha se Berisha ndali gjakderdhjen më 21 janar dhe e cilësoi Edi Ramën një të sëmurë, ka shkaktuar reaksion tek e majta në vend, por jo vetëm. Shumë persona kanë mësyrë në faqen personale të Daul duke e share në anglisht e duke i bërë pyetje të tilla si “sa të pagoi Sali Berisha për atë që the” etj. Gjithë pasditen e djeshme në faqen sociale të eurodeputetit ka pasur pa fund komente të shqiptarëve që e kritikojnë ose i kërkojnë sqarim për atë çfarë tha para dy ditësh në krah të Berishës. Ndërkohë deputeti Erion Braçe shpreh indinjatën e tij duke kërkuar që Daul të kërkojë falje për atë deklaratë, pasi sipas tij, ka fyer familjet e katër të vrarëve në sheshin ditën e 21 janarit.
“Tregoi Joseph Daul se ç’është “21 Janari”! Tregoi se si u vranë Ziveri, Hekurani, Faiku dhe Aleksi! Tregoi se si i morën plumbat në kokë dhe në gjoks! Tregoi se në duar kishin asgjë! Tregoi se ishin në Bulevard, jashtë çdo rrethimi mbrojtës por përballë Selisë së Kryeministrit! Tregoi se i qëlluan truprojat e batalionit special të Kryeministrit Sali Berisha, mikut të tij gjakatar! Kërkoi një shpjegim Jozef Daul, publik po aq sa avokatia e tij për Kryeministrin tonë gjakatar! Kujtoji se duhet të kërkojë ndjesë publike për denglaratat e tij tejet fyese për çdo shqiptar (përveç mikut të tij gjakatar).”, shkruan Braçe duke ftuar miqtë e tij që t’i shkruajnë Daul në profilin e tij zyrtar. Thirrjes së Braçes ia bashkuar dhjetëra qytetarë shqiptarë duke shprehur drejperdrejt Daul-it mendimet e tyre ne linkun:
http://www.facebook.com/joseph.daul?sk=wall
Daul: Berisha ndali gjakderdhjen në 21 janar, Rama person i sëmurë
Kreu i grupit të djathtë të PPE në konferencën e 20-të të partive të djathta, pas fjalës së Berishës ka deklaruar. “Miku im Berisha! Të falenderoj për gjithë punën që ke bërë për të ndaluar gjakderdhjen. Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa netë pa gjumë së bashku me kryetarin socialist, që disa thonë se ndoshta është pak i sëmurë. Me Martin Shulc dhe bashkë me ty, në sajë tënde, ne kemi arritur të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendit tënd, ti e meriton këtë duartrokitje zoti Berisha”.