Publikuar me : 08.12.2011 Ne :
Politike - 74 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Eduard Kukan
( I përditësuar)- Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e PS-së dhe eurodeputetët kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me procesi ne integrimit të Shqipërisë në BE lidhur me përmbushjen e prioriteteve të caktuara.
Kukan, në emër të delegacionit të PE-së, në këtë prizëm vlerësoi hapat e PS-së për nisjen e reformave të përbashkëta me mazhorancën qeverisëse si dhe për procesin për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Rama u shpreh se PS mbetet e përkushtuar për përmbushjen e përgjegjësive në kuadër të plotësimit të prioriteteve për integrimin.
Ajo që është ishte e rëndësishme në këtë takim është se anëtarët e delegacionit, të cilët janë njëkohësisht pjesëtarë të grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, shprehën keqardhjen e tyre dhe u distancuan nga deklaratat e fundit të kreut të grupit parlamentar EPP, Joseph Daul.
Ky i fundit kritikoi qëndrimin e kreut të PS-së dhe opozitës shqiptare lidhur me ngjarjen e 21 janarit. Deklarata e Daul eshte e paprecedente.
Kreu i grupit të djathtë të PPE në konferencën e 20-të të partive të djathta, pas fjalës së Berishës ka humbur çdo arsye njerëzore. “Falenderojmë kryeministrin shqiptar Sali Berisha për fjalimin e mbajtur dhe mesazhin. Sali Berisha ka shpëtuar jetë njerëzish. Kurse Edi Rama është njeri i sëmurë!”, ka thënë Daul para të pranishmëve.
Më parë Berisha kishte folur me një sallë të boshatisur, ndaj dhe kreu i PPE ndoshta ka dashur t’i japë zemër kryeministrit të Shqiperise
Fjalimi i plotë i Daul: Berisha ndali gjakderdhjen !
“Miku im Berisha! Të falenderoj për gjithë punën që kë bërë për të ndaluar gjakderdhjen. Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa netë pa gjumë së bashku me kryetarin socialist, që disa thonë se ndoshta është pak i sëmurë. Me Martin Shulc dhe bashkë me ty, në sajë tënde, ne kemi arritur të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendit tënd, ti e meriton këtë duartrokitje zoti Berisha”.