Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prag skandali me ekspertet e videove Prifti

Publikuar me : 22.10.2011 Ne : Politike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Video skandali Meta-Prifti


Prag skandali në çështjen Meta-Prifti. Një nga videot e sekretit hetimor që gjendej në laptopin që Prifti i ka dorëzuar Prokurorisë, rrezikon të vidhet dhe të publikohet në internet, çka do të përbënte skandalin e dytë të madh të publikimit të një videoje nën hetim, pas rastit të Arjan Selimit kohë më parë (rast ky i renditur si skandaloz edhe në kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranë).

Ekspertët e rinj të videos Meta-Prifti dhe një përfaqësues i prokurorisë kanë qëndruar dy net më parë deri në orën 2 pas mesnate me laptopin përpara. Nuk është rastësi që lajmet e mundësisë së publikimit të një prej videove të laptopit në “YouTube” kanë nisur të qarkullojnë prej ditës së djeshme në internet.

Videoja që rrezikon të vidhet dhe publikohet në “YouTube” është videoja mes ish-ministrit Prifti dhe zëvendësministrit Beqiraj. Prokuroria ka paralajmëruar ndërkohë tre ekspertët që kanë akses në laptop që në rast rrjedhje të informacioneve të tjera të laptopit të ish-ministrit që nuk kanë të bëjnë me hetimin, do të kenë pasoja të rënda ligjore.

I pyetur rreth këtyre lajmeve që qarkullojnë në internet për një publikim të mundshëm javën e ardhme të videos në fjalë në “YouTube”, ish-ministri Prifti në linjë telefonike u përgjigj duke qeshur. Z. Prifti se “e ka deklaruar prej kohësh që ekspertët e rinj të videos Meta-Prifti u zgjodhën për të rrëmbyer video të tjera nga laptopi dhe jo për të verifikuar gjoja videon e stërverifikuar edhe nga të huajt Meta-Prifti”.

“Siç kam deklaruar edhe më parë, unë pres që Prokuroria të nxjerrë më në fund për publikun shqiptar të vërtetën”, – tha Prifti, duke anashkaluar lajmet për vjedhjen e videos me Beqirajn, për të cilën shtoi se opinioni publik është tashmë në dijeni të asaj videoje dhe nuk ka ndonjë kuriozitet të rrallë për ta riparë.

Por pavarësisht kësaj, një publikim i mundshëm në internet i videos Prifti-Beqiraj, më shumë se kuriozitet publik, do të përbënte një skandal të ri në fushën e sekretit hetimor, pas atij që ndodhi kur një video e Arjan Selimit (tashmë i vrarë) dhe bashkëshortes së tij Inis Gjoni, doli në publik në kohën e hetimit. Skandali i atëhershëm tërhoqi vëmendjen sidomos të ndërkombëtarëve dhe u bë subjekt i disa kabllogrameve të ambasadës amerikane të publikuara së fundi nga platforma Wikileaks.

Tre ekspertët e rinj të videos Meta-Prifti të vendosur nga Gjykata, janë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, sidomos për shkak të CV-së së tyre, jo fort bindëse, ndërkohë që Prokuroria ka pretenduar pas kontrollit të tyre, se ata nuk disponojnë as aparaturat minimale për të kryer një ekzaminim serioz të videos Meta-Prifti. Kjo e fundit u verifikua njëherë nga ekspertë të huaj, të cilët firmosën autenticitetin e saj, por me një vendim të papritur Gjykata e Lartë vendosi që duhej riverifikuar nga ekspertë shqiptarë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit