Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Sport - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kohë rinovimesh te Barcelona e yjeve, ku në plan të parë është sigurisht Pep Guardiola. Tekniku spanjoll që ka shndërruar Barçën në një ekip ëndërrash, do të hedh shumë shpejt, siç shkruajnë mediat spanjolle, në Shkurt firmën në kontratën e re e cila do të jetë sërish 1 vjeçare.
Firma e shumëpritur e teknikut do të vijë ashtu si vitin e kaluar, javën para ndeshjes së parë të 1/8 në Champions League e së bashku me Guardiolën do të konfirmohet edhe i gjithë stafi i tij.
Por mediat katalanase pohojnë se drejt rinovimit është edhe Carles Puyol, edhe pse 35 vjeç, ai konsiderohet nga tekniku si pedinë fondamentale e ekipit.