Publikuar me : 18.09.2011 Ne :
Kronike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Fieri bëjnë të ditur se janë arrestuar 5 persona pasi akuzohen se kanë krijuar një kompani fantazmë për të justifikuar përfitimet prej 50 milionë lekë të reja. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Besnik Murataj, Dylejman Qerimi, Ervis Sinanaj, Vangjel Profka dhe Sotiraq Sollaku pasi akuzohen për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, “Mashtrimit”, dhe “Fallsifikimit të dokumenteve”.
Sipas policisë 5 të arrestuarit në muajin prill të vitit 2010, kanë krijuar një shoqëri tregtare me emrin “Guaskë”, e cila nuk ekzistonte në realitet. Kompania është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, me emrin e shoqërisë “Mobil Albania”, me objekt veprimtarie private në fushën e tregtisë me shumicë e pakicë, import eksporte të prodhimit të mobilieve, mallrave të ndryshëm industrialë, mobilie zyrash, prodhim dhe tregtim materialesh ndërtimi.
Sipas policisë rezulton se shoqëria ka blerë naftë bruto në periudhën Maj – Gusht të vitit 2010 duke shmangur të gjitha detyrimet tatimore, të detyrueshme për tu paguar. Ndërkohë hetimet në lidhje me këtë procedim janë në vazhdim, për persona të tjerë si të implikuar në lidhje me këtë ngjarje.