Publikuar me : 18.09.2011 Ne :
Kronike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pesë persona janë arrestuar në Fier pasi akuzohen se kanë krijuar një kompani fantazmë për të justifikuar përfitimet prej 50 milionë lekë të reja.Të arrestuarit janë Besnik Murataj, Dylejman Qerimi, Ervis Sinanaj, Vangjel Profka dhe Sotiraq Sollaku. Ata akuzohen për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, “Mashtrimit”, dhe “Fallsifikimit të dokumenteve”.
shtetasi Besnik Murataj, në bashkëpunim me shtetasin Ervis Sinanaj dhe Dylejman Qerimi, kanë konstituar një shoqëri tregtare “Guaskë”, inekzistente, të cilën e kanë rregjistruar në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit, me administrator Selman Doçin, dhe emrin e shoqërisë “
Mobil Albania”, me objekt veprimtarie private në fushën e tregtisë me shumicë e pakicë, import eksporte të prodhimit të mobilieve, mallrave të ndryshëm industrialë, mobilie zyrash, prodhim dhe tregtim materialesh ndërtimi.
Sipas prokurorisë Fier “kjo shoqëri është krijuar prej tyre me qëllim futjen në qarkullim dhe mbulimin e natyrës së krijimit të shumës se lekëve prej 50.000.000 lekë të reja”.
Sipas policisë rezulton se shoqëria ka blerë naftë bruto në periudhën Maj – Gusht të vitit 2010 duke shmangur të gjitha detyrimet tatimore, të detyrueshme për tu paguar. Shoqëria “Mobil Albania”, rezulton të ketë kryer blerje të naftës bruto te shoqëria Stream Oil Gas, l.td, në shumën prej 31.000.000 lekëve dhe e ka shitur atë duke shmangur detyrime tatimore, të cilat kapin vlerën mbi 15 milion lekë. Ndërkohë hetimet në lidhje me këtë procedim janë në vazhdim, për persona të tjerë si të implikuar në lidhje me këtë ngjarje.