Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kronike - 27 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në Pogradec është arrestuar 51-vjeçari Gurali Dikellari pasi dyshohet për vrasjen e djalit të tezes së tij, 38 vjeç. Viktima nga fshati Vërdovë i Pogradecit është gjetur i vdekur dje në oborrin e banesës së kushëririt të tij të parë ku punonte prej disa ditësh për sistemimin e banesës e mjediseve përreth.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 51-vjeçari Gurali Dikellari, djali i tezes së viktimës dhe pronar i banesës ku ndodhi krimi, u arrestua për akuzën e vrasjes me dashje.
Pas hetimeve të policisë dhe kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar dhe një sëpatë me shenja gjaku. Gjatë pyetjeve në polici, Dikellari ka mohuar të jetë autor i vrasjes, duke shtuar se shenjat e gjakut në sëpatë janë nga përdorimi i saj për përpunimin e mishit për pastërma.