TIRANE - Arrestohet per shitje dhe shperndarje kokaine, Ledio (Lerbi) Lito, 31 vjec, i njohur si nje nga personat e akuzuar dhe te arrestuar nga policia per rrembimin dhe mbajtjen peng te Fatjon Demirlikes ne vitin 2005. Bashke me te, policia arrestoi edhe Sokratos Carin, 27 vjec.
Burime zyrtare te Policise se Tiranes thane se per dy personat, Lito dhe Cari, Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, kishte vendosur masen e sigurise arrest me burg pa afat ne mungese me akuzat e prodhim dhe shitje te lendeve narkotike, ne bashkepunim. Gjate arrestimit, policia bllokoi edhe nje sasi prej 20 gramesh kokaine, e cila ishte e fshehur ne makinen e te arrestuarve.
Droga ishte ndare dhe paketuar ne doza te vogla, gati per shitje. Vec sasise se kokaines, policia iu sekuestroi dy te arrestuarve edhe dy telefona te markes Nokia, nepermjet te cileve, sipas policise, personat kryenin gjetjen e klienteve dhe marrjen e porosive per shitjen e kokaines. Dy te arrestuarit mesohet se kane qene ne hetim per nje periudhe te konsiderueshme kohore ndersa, telefonat e tyre kane qene ne pergjim.
Nese Sokrat Cari, eshte per hetuesit nje emer i ri ne dosjet e tyre, Ledio Lito, nuk eshte i panjohur per ta, pasi ne vitin 2005, ai bashke me gjashte persona te tjere u arrestuan nga Drejtoria e Policise se Tiranes me akuzen e rrembimit mbajtjes peng te Fatjon Demirlikes, pas nje konflikti mes tyre pikerisht per nje mosmarreveshjeje per pazare droge. Ledio Lito, eshte arrestuar nga policia e Tiranes dhe RENEA, bashke me Gjergji Cukalin, Florian Metalla, Ilir Kodumin dhe Eduart Skuken pas lirimit te pengut Demirlika. Lirimi i pengut eshte kryer ne momentin kur po kryhej dorezimi i parave ne nje vend prane varrezave te Shtish-Tufine ne Tirane.