Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pranga ekonomistit, vidhte sigurimet e firmes private

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Kronike - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dashamir Biçaku

Një 34- vjeçar me profesion ekonomist, punonjës i një banke të nivelit të dytë në vend, u arrestua dje në mesditë nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit në mënyrë të përsëritur dhe atë të vjedhjes. Eugen Jonuzi u ndalua nga agjentët e antikrimit ekonomik në rrugën “Dedë Gjon Luli”, pas Muzeut Historik Kombëtar, teksa po merrte një sasi parash prej 35 mijë lekësh nga një biznesmene nga Durrësi. Paratë ishin paga mujore e Jonuzit dhe për kryerjen e pagesave të tatimeve dhe të sigurimeve shoqërore për punonjësit e saj dhe për atë vetë.

Jonuzi paratë nuk i dërgonte tek tatimet, por i merrte vetë. Pronarja e biznesit e zbuloi këtë gjë dhe denoncoi në polici faktin që prej tre vitesh ishte vjedhur në mënyrë sistematike. Gruaja ka konstatuar faktin se nuk i kishin bërë pagesat e tatimeve, kur zyrtarët e Drejtorisë së Tatimeve i trokitën në derën e dyqanit, duke i kërkuar llogari se përse iu shmangej tatimeve dhe taksave dhe nuk i paguante ato. E habitur gruaja, iu drejtua zyrtarëve të tatimeve, se duhej të kishin ngatërruar adresën, ose emrin e biznesit për të cilin kishin dyshim se nuk kishte paguar tatimet, pasi ajo i kishte derdhur të gjitha detyrimet dhe se nuk e dinte se për se bëhej fjalë. Por punonjësit këmbëngulën se biznesi i regjistruar në emrin e gruas, emri i së cilës nuk bëhej i ditur nga policia, nuk i kishte paguar detyrimet ndaj autoriteteve tatimore.

Këtë fakt ata sipas policisë e konfirmuan edhe në sistemin e përkatës, ku dilte se prej kohësh nuk ishin derdhur detyrimet tatimore në emrin që përfaqësonte denoncuesja e Eugen Jonuzit. Pas këtij fakti, e dëmtuara iu drejtua punonjësve të Antikrimit Ekonomik, duke denoncuar Jonuzin, që sipas saj e kishte mashtruar për derdhjen e detyrimeve. Pas denoncimit të gruas, policia nisi hetimin dhe organizoi një grackë për arrestimin e të dyshuarit. E dëmtuara duhej t’i jepte paratë e nevojshme për kryerjen e pagesave të muajit aktual, bashkë me një pagesë për bilancin e subjektit të të dëmtuarës. Kështu ndodhi dje kur gruaja kontaktoi me ekonomistin. Pas kontaktit në telefon, policia arrestoi në flagrancë 34 vjeçarin teksa po merrte nga gruaja shumën e parave.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit