Publikuar me : 10.10.2011 Ne :
Kronike - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mediat greke bëjnë të ditur se është arrestuar një shqiptarë 30- vjeçar i njohur dhe si kreu i “bandës me kallashnikov”. Shtetasi shqiptarë njihet me emrin “Toni” dhe është organizuesi i disa grabitjeve nënë kërcënimin e armëve të tipit kallashnikov, në supermarkete, kioska dhe qendra të ndryshme tregtare.
Hetimet e para të policisë greke zbuluan se vetëm në dy muajt e fundit, “Toni” bashkë me bandën e tij kanë kryer 7 grabitje. Në momentin e arrestimit të tij policia arriti të sekuestronte 1,1 gram kokainë, 540 euro, një kompjuter portativ, një thikë gjuetie, tre karta SIM për telefona mobil dhe pesë telefona celularë.
Ndaj shqiptarit rëndojnë dhe akuzat për vrasje në tentativë, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim dhe anëtarë të tjerë të bandës.