Publikuar me : 13.10.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 21-vjeçar nga Dibra, student në Universitetin e Gjirokastrës, u arrestua nga policia e këtij qyteti për “trafik ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim mbetur në tentativë”.
Indrit Muliu, i cili studionte në vitin e tretë për Gjuhë-Letërsi, kishte arritur t’u shpëtonte prangave dy ditë më parë, kur një operecion i policisë kishte çuar në pranga 2 bashkëpunëtorë të tij dhe kishte sekuestruar 75 kg marijuanë.
Muliu u arrestua në ambientet e konviktit ku jetonte një ditë pas urdhër-ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tij vazhdojnë të jenë akoma në kërkim.