|
Rezultati i kerkimit per: pranga
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Kronike - 54 Lexime.
 Një 36-vjeçar nga Gramshi ka përfunduar në pranga pasi mbi të rëndon akuza e abuzimit seksual me të mitur.
I arrestuari është Alfons Selmani dhe është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me 12-vjeçarin me inicialet A.Ç. Denoncimi është bërë nga familjarët e të miturit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se materialet në ngarkim të 36-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 31 Lexime.
 Një person është arrestuar ditën e mërkurë nga policia e Elbasanit, ndërsa akuzohet për tentativë vrasjeje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Klos, ndërsa është kapur nga policia shtetasi Vilson Dunga, 22-vjeç.
Ai ka goditur me sende të forta shtetasin Fabio Kalemi për motive banale.
Nga bluzat e bardha raportohet se gjëndja shëndetësore e këtij të fundit paraqitet mjaftë e rënduar.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Kronike - 87 Lexime.
 Dashamir Biçaku
Një 34- vjeçar me profesion ekonomist, punonjës i një banke të nivelit të dytë në vend, u arrestua dje në mesditë nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit në mënyrë të përsëritur dhe atë të vjedhjes. Eugen Jonuzi u ndalua nga agjentët e antikrimit ekonomik në rrugën “Dedë Gjon Luli”, pas Muzeut Historik Kombëtar, teksa po merrte një sasi parash prej 35 mijë lekësh nga një biznesmene nga Durrësi. Paratë ishin paga mujore e Jonuzit dhe për... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Kronike - 54 Lexime.
 Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Shtetit për rrëmbim personi. Operacioni i koduar “Rotondo” është finalizuar me arrestimin e dy pengmarrësve dhe lirimin e pengut, një shtetas maqedonas.
Sipas detajeve të dhëna nga Policia e Shtetit, Ardit Lika, i njohur me pseudonimin Lorenc Kallashi, 33 vjeç, lindur në Fier në bashkëpunim me Florant Baxhia, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fier, kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin maqedonas me iniciale N.K.
Dy... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Kronike - 76 Lexime.
 Policia e Pogradecit ka arrestuar sot një grup adoleshentësh, të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh në këtë qytet.
Të prangosurit janë Niko Yzellari, 19 vjeç dhe tre të rinj të tjerë me inicialet E.D, 16 vjeç, J.M, 17-vjeç dhe E.XH, 16-vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes të kryer në bashkëpunim”.
Ndalimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajit dhjetor 2011 dhe janar 2012 kanë kryer vjedhje të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Kronike - 79 Lexime.
 Gjashtë shtetas kosovarë janë ndaluar në portin e Durrësit nga policia kufitare, pasi kanë tentuar për të udhetuar në menyrë të paligjshme per në Itali, nëpermjet trageteve të linjave Durrës–Bari, me leje qëndrimi italiane dhe sllovene si dhe pasaporta të falsifikuara.
Në pranga kanë rënë 34- vjecari Bashkim Thaci, 26- vjeçari Jetmir Demiraj, Adem Bajraj 28 -vjeç, Ramadan Azemi, 20- vjeç, Kujtim Kodra, 30 -vjeç.
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, ... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Kronike - 54 Lexime.
 Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia e Delvinës për rrëmbim personi.
Perikli dhe Nektarios Naço, 39 dhe 29 vjeç, akuzohen se kanë rrëmbyer B. Banushin, 26 vjeç, për motive të dobëta.
Sipas policisë, dy vëllezërit kanë ushtruar dhunë fizike mbi 26-vjeçarin.
Ndaj tyre u krye arrestimi në flagrancë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa po punohet mbi sqarimin e plotë të rrethanave të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Kronike - 69 Lexime.
 Mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Gentian Katana. 32-vjeçari është kapur nga shërbimet e Komisariatit nr.6, me një armë zjarri pistolet dhe 6 copë fishek.
Ai është arrestuar në kryqëzimin e rrugës “Besim Alla” me rrugën “Tre Dëshmorët”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Armëmbajtjes pa leje”.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Kronike - 35 Lexime.
 Vihet në pranga pasi kapet duke prerë dhe vjedhur kabllin e ndriçimit elektrik në rrugë.
Mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur nga Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë, arrestimi i shtetasit Flamur Mamli, 53- vjeç.
Ai në Rrugën “Bardhyl”është kapur në flagrancë duke prerë e vjedhur kabllin e ndriçimit elektrik të rrugës. Tashmë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 30 m kabëll, si dhe një thikë.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Kronike - 35 Lexime.
 Dy zyrtarë të policisë Bashkiake të Tiranës, janë arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni antikorrupsion.
Një polic Bashkiak dhe një inspektor janë prangosur për shkak të veprimeve korruptive, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin para në këmbim të ndërhyrjes për leje ndërtimi.
Hetimet e mëtejshme të agjentëve të policisë zbuluan skemën e korrupsionit mbi lejet e ndërtimit, që implikonte zyrtarët e policisë Bashkiake të Tiranës. Operacioni është... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|