Publikuar me : 26.08.2011 Ne :
Kronike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mediat italiane raportuan arrestimin e një 30-vjeçari shqiptar, i cili detyronte dy vajza të reja rumune të prostituonin, ndërkohë që fitimet i shpenzonte në lojërat e fati dhe në poker. I arrestuari është identifikuar si Ilir Kadriu, 30 vjeç.
Kadiu ishte emigrant shqiptar që jetonte prej disa vitesh në Bolonjë. Ai është akuzuar se ka shfrytëzuar për prostitucion dy vajza të moshës 18 dhe 24 vjeçe. Sipas së përditshmes “Corriere della Sera”, në arrestimin e shfrytëzuesit 30-vjeçar ndikoi denoncimi i vajzës 18-vjeçare.
Shqiptari është arrestuar në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një sasi prej 1 000 eurosh në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme dhe materiale të tjera të cilat e inkriminojnë.
Hetimet paraprake kanë zbuluar se Kadiu në kohën kur femrat ishin të detyruara të kryenin marrëdhënie me meshkujt, qëndronte në zonë dhe i kontrollonte ato nëpërmjet telefonatave të herëpashershme.