Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Precedenti i Kolshit, Tirana drejt rivotimit

Publikuar me : 25.06.2011 Ne : Politike - 225 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ened Janina

Kolegji Zgjedhor ka vendosur në mënyrë indirekte që zgjedhjet në Tiranë të përsëriten për shkak të problemeve me faktin që në kutitë e votimit janë gjendur më shumë vota se sa votues. Pak javë më parë Kolegji ka dhënë një vendim në lidhje me një komunë të vogël në Lezhë, Kolsh ku ka vendosur përsëritjen e zgjedhjeve. Sot jemi në të njëjtën situatë vetëm se emri i zonës zgjedhore nuk është Komuna Kolsh, por Bashkia Tiranë. Sipas juristëve, nëse PS bën të njëjtën kërkesë me atë që bëri për komunën Kolsh, vendimi i Kolegjit do të jetë i njëjtë: Pavlefshmëri dhe rivotim.

Rasti i komunës Kolsh

Në komunën Kolsh kandidonin Jak Pjetri për mazhorancën dhe Ferdinant Ndoj për opozitën. Në përfundim të zgjedhjeve diferenca mes dy kandidatëve ishte pesë vota, por numri i votuesve nuk përputhej me numrin e votave të gjendura në kuti. Në qendrën e votimit 0726 janë gjetur më shumë fletë votimi për kryetar komune se numri i zgjedhësve që kanë votuar sipas nënshkrimeve në listë dhe përkatësisht: Nr. i zgjedhësve që kanë votuar sipas nënshkrimeve në listë 616. Nr. i fletëve të votimit të gjetura në kuti 624. Pra, në këtë kuti ka tetë fletë votimi më shumë seç duhet të kishte.

Në pretendimin e palës paditëse, PS, thuhej: “Kjo shkelje e ligjit në QV, është e tillë që e bën këtë qendër votimi të pavlefshme si dhe të tërë komunën, pasi kjo parregullsi është në një masë që e cenon ndarjen e mandateve për këtë komunë. Diferenca e votave ndërmjet kandidatëve është 5 vota, përkatësisht: Ferdinat Ndoj 1198 vota ndërsa Jak Pjetri 1203 vota. Por kjo nuk u pranua nga KQZ dhe për pasojë shkoi në Kolegjin Zgjedhor.

Pesë gjyqtarët shqyrtuan rastin dhe vendosën ripërsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë duke arsyetuar se diferenca mes dy kandidatëve (pesë vota) ishte më e vogël se sa numri i votave shtesë të gjendura në kutitë e votimit (tetë vota). Me logjikën e Kolegjit, tetë votat shtesë të gjendura në kuti mund të ndryshonin rezultatin mes dy kandidatëve dhe për këtë arsye njësia zgjedhore duhet të shkojë sërish në zgjedhje. Ai sanksionon që edhe pse anomalia e votave u konstatua vetëm në një qendër votimi, kjo mjafton për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në të gjithë zonën zgjedhore.

Rasti i Tiranës

Në Tiranë diferenca mes dy kandidatëve, pas procesit të rivlerësimit dhe rinumërimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndryshoi nga 10 vota në favor të Edi Ramës në 95 vota në favor të Lulzim Bashës. Por ky proces rinumërimi nxori në pah një numër të madh problemesh me situatën pas zgjedhore. Kuti ku mungonin fletë votimi, kuti ku gjendeshin fletë nga qendra të tjera kilometra larg, por më kryesorja ishin kutitë me më shumë fletë.

Gjatë rinumërimit të 117 kutive të para të kërkuara nga Partia Demokratike dolën 357 vota më shumë se sa njerëz që kishin shkuar të votonin. Ndërsa në shifrat zyrtare të KQZ-së për 485 kuti rezultonin 870 vota më shumë se sa votues. Sot KQZ do të miratojë tabelën përfundimtare të rezultateve, por diferenca prej 357 votash më shumë se sa votues nuk ka ndryshuar. Ajo është krijuar gjatë rivlerësimit të 117 kutive të para.

Ekspertët

Në lidhje me këtë çështje janë shprehur edhe ekspertë të fushës si juristë ose ish-anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vasilika Hysi, juriste dhe nënkryetare e grupit parlamentar të PS është shprehur se KQZ duhet ta çojë çështjen në rivotim.

“Bazuar në faktet dhe provat që përmbajnë procesverbalet origjinale që zotëron Partia Socialiste dhe KQZ-ja, të bëra publike dhe që do të paraqiten në gjykatë ka bazë të qartë për të shpallur pavlefshmëri të vendimeve të marra nga KQZ-ja lidhur me rezultatin e deformuar në Tiranë. Kolegji Zgjedhor në bazë të hetimit të tij konstaton pavlefshmërinë dhe merr vendim. Le të shpresojmë që do Kolegji Zgjedhor do të japë drejtësi për këtë çështje”, është shprehur Hysi.

Ndërsa ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume është shprehur: “Nëse opozita është në gjendje që të sjellë prova të pakundërshtueshme për ekzistencën e diferencave midis numrit të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, pra atyre që kanë hedhur firmat, dhe fletëve të numëruara, në kushtet kur kjo diferencë kapërcen diferencën midis dy garuesve, që janë 95 vota tashmë, problemi ligjërisht është i zgjidhur. Në kuptimin që Kolegji Zgjedhor shumë shpejt, menjëherë, merr vendimin dhe vendimi dihet se cili është, vendim që ai tashmë ka marrë për rastet e jashtme: pavlefshmëri e zgjedhjeve.

Jemi në kushtet kur nuk ka pse të lodhemi për të kërkuar lart e poshtë të tjera gjëra çfarë mund të ketë prodhuar administrimi i procesit zgjedhor, pra atakohet produkti tij, nëse kemi në dorë fakte të pakundërshtueshme të cilat tregojnë këtë diferencë. Problemi është i zgjidhur, po qe se ekziston kjo diferencë. Le ta provojnë dhe ka se ku ta tregojnë provën e tyre”.  Kur diferencë e votave shtesë kapërcen diferencën midis dy garuesve Kolegji merr vendimin pavlefshmëri e zgjedhjeve

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit