Keltis Kruja ka reaguar pas pergjigjes se kthyer nga Bashkia e Tiranes, ndaj kerkeses se prefektures per auditim
Prefekti i Tiranes, Keltis Kruja, ka reaguar pas pergjigjes se kthyer nga Bashkia e Tiranes, ndaj kerkeses se per auditim kerkuar nga Prefektura, duke deklaruar se kjo nuk eshte ne kompetencat e saj dhe perben kercenim, por ushtrimin e kompetencave ligjore.
Sipas prefektit Kruja, auditimi i kerkuar prej institucionit qe ai drejton eshte i ligjshem. Auditimi i Bashkise Tirane eshte ne kompetence te Prefektit te Qarkut Tirane, ashtu sic kontrollohet dhe auditohet cdo organ i Qeverisjes Vendore te Qarkut Tirane dhe jo vetem per fondin e vecante.
Ne kete kuader, ketu nuk ka synim per nderhyrje apo cenim te kerkesave tuaja ligjore, thuhet ne letren qe Kruja i ka drejtuar Bashkise se Tiranes. Ne kete dokument shpjegohet se kerkesa per auditim ne Bashki i referohet vetem kontrollit financiar per fondet e ardhura nga buxheti i shtetit.
Aty theksohet se eshte pikerisht institucioni i prefektit te qarkut qe po kerkon kontrollin financiar ne Bashkine Tirane per fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndersa sqarohet se keto jane perpjekje te Bashkise per te mos zbatuar ligjet ne fuqi. Ne kerkesen tone ne ju jemi referuar vetem akteve ligjore ne fuqi, te cilat parashikojne me se miri kompetencen ligjore te kontrollit financiar.
Gjithashtu, me duhet tju ritheksoj se ushtrimi i auditimit dhe kontrollit financiar nuk perben kercenim, por ushtrim kompetencash ligjore, te cilave ju ne menyre te perseritur mundoheni ti shmangeni, tha Kruja.
Sipas tij, perpjekja e Bashkise per te justifikuar mospermbushjen e detyrimeve te saj ligjore, si sulme politike, nuk eshte gje tjeter vecse nje deshmi e qarte qe tregon se Bashkia Tirane qeveriset ne mosperputhje te thelle te ligjeve dhe si rrjedhoje edhe ne shkelje te plote te tyre. Konflikti mes Bashkise dhe prefektures nisi rreth nje jave me pare kur Prefekti Keltis Kruja akuzoi Bashkine e Tiranes per pengimin e fondit te kerkuar nga prefektura qe ai dergon. Mes dy institucioneve ka pasur nje korrespondence te vazhdueshme, por qe nuk ka cuar ne zgjidhjen e konfliktit.