Nje burre dhe nje grua u ndaluan dje nga policia te dyshuar per mashtrim te me teper se 100 personave
Te arrestuarit iu premtonin te demtuarve, punesim ne nje organizate agjentesh ne kembim te parave
TIRANE- Dy persona qe dyshohet se kane.......................................... mashtronin rreth 100 vete duke iu marre para, se do ti punesonin ne Interpolin Nderkombetar per ndjekje te te kerkuarve, u arrestuan dje nga Sektori i Antikrimit Ekonomik dhe Financiar ne Policine e Shtetit.
Lajmi u be i ditur nga burime zyrtare te Policise se Shtetit, gjate nje operaconi te kryer dje ne mesdite ne kryeqytet, ku u arrestuan Fatmir Fllaga, 55 vjec, nga Tirana dhe Adriana Ura, 26 vjece, nga Shkodra banuese ne Tirane.
Sipas burimeve te policise, per dy personat e arrestuar Gjykata e Tiranes, ka nxjerre vendimet e arrestit me masat perkatese te sigurise, pas kerkeses se Prokurorise per ta. Personat dyshohet se iu merrnin te demtuarve nga 100 deri 600 euro, ne varesi te grades dhe hierarkise qe ata vete kerkonin te kishin ne organizaten ku do te punonin.
Sipas burimeve te hetimit, dy personat, kishin ngritur nje skeme mashtrimi, duke ngritur nje organizate fantazme dhe i ofronin personave te ndryshem sikur kishin mundesi per ti punesuar ne kete institucion te quajtur Interpoli Nderkombetar, qe kishte aktivitet ne Itali dhe ne Shqiperi.
Madje per te qene sa me te besueshem personat kishin marre nje zyre me qera ne zemer te Tiranes, prane kullave binjake, e madje here pas here aty hynte edhe ndonje italian me te cilin komunikonte mire italisht vete Fllaga.
Madje ata kishin prodhuar edhe disa karta te llojeve te ndryshme me nje format te caktuar, me emblemat perkatese dhe elemente te tjere qe benin te besueshem ndermarrjen e dy personave te ndaluar. Keta te fundit mesohet se e kishin nisur aktivitetin e tyre mashtrues ne muajin dhjetor, kur mendohet se mund te kete rene ne rrjeten e tyre viktima e pare.
Dy muaj me pare, nje nga shume te mashtruarit trokiti ne dyert e policise dhe denoncoi rastin e pare qe provokoi hetimin.
Nga puna e saj, policia dokumentoi se paku 60 raste, ndersa dyshohet se te mashtruarit mund te jene me teper se 100. Nga hetimi i kryer policia ka zbuluar se 25- vjecarja Ura, juriste ne profesion, si dhe ortaku i saj, Fllaga, shfrytezonin njohjet familjare me te demtuarit si dhe gjendjen e tyre te veshtire ekonomike, duke iu premtuar pune.
Me pas ata i ofronin si mundesi edhe rritjen ne grade dhe pergjegjesi me qellim qe tiu merrnin sa me shume para per hierarki dhe grade me te larte te preferuar prej tyre.
Policia ka sekuestruar disa dokumente dhe karta identifikimi qe perdornin te arrestuarit, te cilat pritet te dergohen per ekspertim, si dhe per ekspertim krahasues per dokumente te tjera te ngjashme te sekustruara nga policia.