Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Rajoni - 90 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Christian Wulff
Presidenti i Gjermanisë do ti përgjigjet pyetjeve mbi kërcënimet e tij drejtuar një gazete. Christian Wulff, është nën presion për dhënien e dorëheqjes pasi akuzohet për një huamarrje të diskutueshme. Ai do të japë një intervistë për dy televizionet më të mëdha kombëtare gjermane, ARD dhe ZDF.
Presidenti gjerman akuzohet se ka marrë 500 000 euro me interes të ulët. Akuza u përforcua kur u bë e ditur se ai kishte lënë një mesazh kërcënues për kryeredaktorin e “Bild” Kai Diekmann. Ai e ka kërcënuar me gjyq nëse gazeta publikonte lajmin në fjalë.
Një telefonat e tillë ishte bërë edhe në drejtim të publikuesit të gazetës. Por gazeta bëri me dije se më vonë presidenti kishte kërkuar të falur.