Publikuar me : 21.07.2011 Ne :
Rajoni - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emilio Palacio
Një gjykatë në Ekuador ka vendosur që drejtori dhe ish- opinionist të gazetës “El Universo” të dënohen me nga tre vite burg për një artikull që flet për Presidentin Rafael Correa.
Po ashtu, gjykata vendosi që të paguajnë, 30 milion dollarë të dënuarit dhe 10 milion gazeta si dëmshpërblim raporton uebsiti i informacioneve qeveritare “El Ciudadano”.
Çështja ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pasi Presideni i Ekuadorit po kërkon të godasë kritikët duke i kufizuar të shprehurit në media.
Correa ngriti një padi për shpifje pasi në gazetën “El Universo” në shkurt u botua një editorial me titull “Jo gënjeshtrave”.
Ai argumentoi se artikulli – ku ai konsiderohet si diktator – pa të drejtë e akuzon atë se ka urdhëruar forcat e sigurisë të qëllojnë mbi një spital të mbushur plot me civilë, ngjarja e cila ka ndodhur shtatorin e shkuar.
I dënuari Emilio Palacio, ish-opinionist në “El Universo” në një intervistë për CNN tha se “ne po jetojmë në një vend ku nuk mund shprehim atë çka po ndodh pa u përballur me dënime me burg”.
Pavarësisht këtij vendimi ai është shprehur se do të vazhdojë të shkruaj por u ka kërkuar të tjerëve (qytetarëve) që të ndërmarrin aksion kundër vendosjes së një regjimi totalitar në vend.