Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka deklaruar gjate nje vizite ne Itali se Shqiperia eshte e vetedijshme per detyrimet qe pasojne liberalizimin e vizave.
Deklarata eshte bere gjate takimit zyrtar te zhvilluar ne Bashkine e Pratos me kryebashkiakun Roberto Çeni, perfaqesuesit e Keshilli Komunal dhe ne prani te qindra qytetareve, ne mes te te cileve kishte shume bashkatdhetare.
Shteti dhe qytetaret shqiptaret jane te ndergjegjshem per sfidat dhe detyrimet qe rrjedhin nga ky vendim- tha Topi, duke bere nje panorame te atmosferes optimiste te krijuar ne vend pas vendimit per levizjen e lire.
Kryetari i shtetit vuri ne dukje faktin se Shqiperia e shikon Italine fqinje si nje partner te rendesishem strategjik dhe mbeshtetese te forte ne rrugen e saj per realizimin me sukses te aspirates per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.
Nga ana e tyre, autoritetet me te larta vendore te Pratos dhe perfaqesuesit e shoqatave te ndryshme ekonomike te rajonit vleresuan viziten e Kreut te Shtetit shqiptar si nje pike kulmore e zhvillimit te marredhenieve te gjithashme mes dy vendeve duke nenvizuar rolin e rendesishem qe luan edhe bashkesia e madhe ne numer e emigranteve shqiptare ne Itali, te cilet sherbejne si ura lidhese mes dy popujve tane dhe qe me sjelljen dhe arritjet e tyre kane dhene nje kontribut thelbesor ne drejtim te marrjes se vendimit per liberalizimin e vizave- thuhet ne njoftimit per shtyp te zyres se presidentit.
_____________
A do te ekzistojne vizat edhe pas liberalizimit te tyre?
Heqja e regjimit te vizave per qytetaret e Shqiperise qe duan te levizin ne hapesiren Schengen, varet tani nga vendimi i Keshillit te Ministrave te Brendshem te vendeve anetare qe do te behet i njohur me 8 nentor.
Nuk jane te shumte qytetaret e zakonshem ne Shqiperi qe dine cfare permban legjislacioni i vendeve ne hapesiren Schengen per hyrjen ne kete hapesire. Gazmend Turdiu, diplomat karriere, Sekretar i pergjithshem ne Ministrine e Puneve te Jashtme, thote per DW se ky legjislacion permban 4 lloje vizash, qe emertohen sipas 4 shkronjave te para te alfabetit. Viza A eshte viza transit, aero-portuale, eshte ajo vize, me ane te se ciles kontrollohet kalimi transit, ne zonen e aeroportit. Shqiptaret nuk e kane provuar kete lloj vize ne hapesiren Schengen, por vetem kur udhetojne ne aeroportet e Mbreterise se Bashkuar. Viza e llojit B eshte viza transit, qe vlen per te hyre nga njera pike e kufirit te nje vendi te hapesires Schengen ne ate te nje vendi tjeter, ku nuk mund te qendrosh me shume se 5 dite. Viza C eshte viza e qendrimit afatshkurter, qe i lejon cdo qytetari te hyje ne hapesiren Schengen, te qendroje 90 dite ne 180 dite apo 6 muaj, te cilat mund ti shpenzoje te gjitha njeheresh ose mund te hyje nje numer te pakufizuar heresh, por shuma e te gjitha diteve te qendrimit duhet te jete 90. Kusht i rendesishem eshte qe gjate kesaj periudhe personi nuk ka te drejte te punoje.
Eshte pikerisht kjo lloj vize, viza C, e qendrimit afatshkurter qe pritet te hiqet edhe per Shqiperine dhe B-H me 8 nentor. Por, ka edhe nje vize tjeter qe njihet si viza D ose e ndryshe e qendrimit afatgjate. Ajo merret nga ata persona qe kane siguruar nje kontrate pune. Me kete vize paraqiten ne vendin e hapesires Schengen, ku do te punojne dhe marrin leje-qendrimi. Kete vize e marrin edhe te gjithe ata qe bejne bashkim familjar, qe studiojne ne nje vend te zones Schengen per periudha me te gjata se 90 dite ne 6 muaj. Vendet e BE-se, se hapesires Schengen, nuk liberalizojne kete lloj vize, - thote z. Turdiu. Kjo do te thote se te gjithe qytetaret e Shqiperise qe kerkojne te shkojne ne vendet e hapesires Schengen per qendrime me te gjata se 90 dite duhet te paraqiten ne zyrat konsullore te ambasadave te vendeve te BE ne Tirane, me dokumentacionin perkates.
Asgje nuk ndryshon ne regjimin e vizave per qendrim afatgjate
Luigi BRUSA, kryetari ne detyre i delegacionit te BE-se ne Tirane thote per DW se per te gjitha rastet e qendrimit me te gjate se 90 dite do te vazhdoje, si deri me tani, regjimi i vizave, paraqitja e dokumentacionit zyrtar perkates, plotesimi i formulareve. Personat qe deshirojne te qendrojne ne vendet e hapesires Schengen, per nje kohe me te gjate - per pune, studime apo arsye te tjera - duhet te aplikojne ne zyrat konsullore. Lidhur me vizat e qendrimit afatgjate, asgje nuk do te ndryshoje, - thekson ai. Per keto lloj vizash, BE ka legjislacionin perkates te unifikuar ne te gjitha vendet anetare. Por, nga na tjeter, secili vend gezon te drejten per te pasur vecorite e veta kombetare, lidhur me procedurat e dhenies se vizave afatgjata. Çdo shtet ka specifikat e veta, qe reflekton permes legjislacionit te tij. Nese flasim per parime te njejta ne aspektin e pergjithshem, kur vjen fjala per detaje, aty pastaj eshte legjislacioni i secilit vend qe vendos, - thote Gazmend Turdiu. Zyrat konsullore dhe sektori i vizave ne ambasadat e vendeve te BE-se ne Tirane do te vazhdojne te permbushin kerkesat e qytetareve te Shqiperise per viza te qendrimit afatgjate.