UPDATE- Ish ministri i METE-s, Dritan Prifti ka hyre ne prokurori pas thirrjes nga organi i akuzes, per te deshmmuar lidhur me denoncimet e bera tashme publike ne media per kontradanden e naftes dhe perfshirjen ne te te numrit dy te policise, Agron Kulicajt.
Para se te hynte ne ambientet e Prokurorise, Prifti ka deklaruar se i qendron te gjitha akuzave qe ka bere dhe denoncimeve publike per kontrabanden, duke theksuar se per kete ka prova.
Kam ardhur te denoncoj gjithe aferat korruptive, dhe te paraqes gjithe dokumentacionin qe verteton akuzat. Do te jete hetimi i shekullit nese prokuroria e merr seriozisht- tha ai, duke shtuar se faktet qe do sjelle do te nxjerrin shume llum per evazionin fsikal dhe kontrabanden.
Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit pas ketyre denoncimeve dhe apelit te vazhdueshem te opozites per nisjen e hetimeve, ka regjistruar procedimin penal per dy akuza.
Gjithcka mori shkas pas deklarimeve publike te deputetit Prifti, qe akuzoi ne dy emisione televizive direkte numrin dy te Policise se Shtetit, Agron Kulicajn. Sipas ketyre burimeve mesohet se pas regjistrimit te procedimit penal, eshte kontaktuar me deputetin Prifti, i cili ka shprehur gatishmerine qe sot ne ora 13 00 te paraqitet ne zyrat e Task-Forces per te dhene shpjegime te hollesishme ne lidhje me keto akuza. Pyetja e deputetit te larguar tashme nga Levizja Socialiste per Integrim, Dritan Priftit, mesohet se do te behet me cilesine e deklaruesit apo personit qe ka dijeni per ceshtjen. Gjithashtu, pritet qe pasditen e se premtes, Prifti pervec deklarimeve te tija ne lidhje me akuzat publike, pritet te dorezoje edhe prova shkresore ku provon akuzat e ngritura ndaj Kulicajt.
Deputeti i PS-se, Taulant Balla ka deklaruar se Agron Kulicaj nuk mund te hetohet dot nga SHKB-ja, pavaresisht denoncimit direkt nga ana e ish ministrit Dritan Prifti, pasi ai e ka kunat.
Si mund te pretendojme qe kunati te hetoje kunatin- ka thene Balla, duke theksuar se kabineti qeveritar i ngjan gjithnje e me shume nje organizate kriminale.
I menjehershem ka qene reagimi i Ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi qe theksoi se duhen hetuar akuzat e Priftit, deputetit te sapolarguar nga LSI. Po te hetohet Kulicaj por edhe Edi Rama, pasi Prifti edhe ate e ka akuzar per droge
Vetem pak kohe perpara se Prokuroria te njoftonte nisjen e hetimeve, Partia Socialiste ka riperseritur thirrjen per Prokurorine, duke i kerkuar nisjen e hetimeve per perfshirjen e numrit dy te policise Agron Kulicaj ne kontrabande nafte.
*******
Pas akuzave publike te bera nga ish kreu I METE-s, Dritan Prifti per kontrabanden e naftes nga numri dy i policise, Agron Kulicaj ka reaguar drejtori i Pergjithshem i Doganave.
Ne nje komunikim me mediat, Flamur Gjyrmishka ka theksuar se tashme nga ana e doganave eshte ngritur nje grup pune qe po merret me hetimin e akuzave.
Ai ka pohuar se aktualisht per kontrabanden ka vetem dyshime, nderkohe qe ka shtuar se per momentin nuk rezulton gje per ate periudhe kohe qe ka denocnaur ish ministri i Energjetikes, Prifti.
Nderkohe Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nisur hetimin ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Agron Kulicaj, i akuzuar pak dite me pare nga ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, se kryen kontrabande nafte. Edhe pse akuza e ish-ministrit ishte konkrete, asnje nga institucionet shqiptare nuk mori mundimin per ta hetuar. I vetmi institucion qe ka nisur, te pakten nje lloj hetimi, eshte ILDKP, kreu i te cilit ka urdheruar hetimin e plote pasuror te Kulicajt. Shekulli boton sot te gjitha deklaratat zyrtare te pasurise se Kulicajt, te plotesuara nga vete zv.drejtori i Policise.
Pasuria e Kulicajt
Sipas deklarimit zyrtar te bere nga vete Kulicaj, ne vitin 2005, rezulton se ai zoteron nje apartament banimi me siperfaqe 105 meter katrore ne rrugen Reshit Çollaku, te cilin e ka blere ne vitin 1999, me vlere 42.000 dollare. Nderkohe, ne banke, Kulicaj ka depozituar 41 000 euro dhe 22 mije dollare. Gjate 2005-es, ai ka shitur autoveturen e tij me vlere 8000 euro kurse ne 2000 nje apartament me siperfaqe 50 meter katrore i marre nga Ministria e Brendshme per punonjesit e saj me privatizimin ne vitin 1995. Te ardhurat vjetore te zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise deri ne muajin tetor, per vitin 2005, llogariten ne shumen 972.000 leke, ndersa shperblimet nga ministria kapin vleren 243.000 leke. Per tre muajt e tjere te vitit, Kulicaj ka marre edhe 308 mije leke nga puna si drejtor. Bashkeshortja e tij si mesuese ka perfituar gjate ketij viti 247 mije leke. Per vitin 2006, Kulicaj ka perfituar 1.822.402 leke nga Ministria e Brendshme, ndersa bashkeshortja e tij 299 mije leke. Ne vitin 2007, Kulicaj ka ushtruar detyren e re ate te Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit. Gjate ketij viti, paga vjetore e tij ka qene 1.277.500 leke, ndersa te ardhurat vjetore te bashkeshortes se tij kane qene 375.000 leke. Viti pasardhes ka qene teper i mire per pasurine e tij. Gjate vitit 2008, zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise ka shtuar nje milione leke te perfituar nga nje vendim gjyqesor, i cili ka ndare nje pasuri te perbashket te familjes Kulicaj dhe 7000 euro te tjera te depozituara ne nje banke. Nderkohe, nga kursimet e te ardhurave familjare, ne banke ka depozituar nje tjeter shume 7000 euro. Paga vjetore e Kulicajt, per vitin 2008, eshte 1.537.313 leke, ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij jane rritur krahasuar me vitet e tjera, duke shkuar ne 433.424 leke. Sipas deklarimit te zv.drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Agron Kulicaj, pasuria e tij eshte shtuar me 500.000 leke dhe me 2000 euro te depozituara ne dy banka te ndryshme. Te ardhurat vjetore per vitin 2009, nga paga dhe shperblimet ne Policine e Shtetit arrijne ne 1441794 leke, ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij nga puna ne Drejtorine Rajonale te Arsimit Tirane shkon ne 495 964 leke.