Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prima-balerina adoleshente...

Publikuar me : 25.05.2011 Ne : Kulture - 287 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Marrjen e frymes, tharjen e fytit, dridhjet e duarve i perjetuan te gjithe balerinet e vegjel te Shkolles Kombetare Koreografike para pak kohesh ne Teatrin e Operes dhe Baletit, ku nje here ne vit zhvillohet Mbremja Gala e shkolles. Nga me i vogli, 10 vjec, te me i madhi 18 vjec, te gjithe balerinet duan te angazhohen me nje pjese baleti per te qene ne kete aktivitet.


Skena e TOB-it ate nate dukej ndryshe, edhe ashtu e sajuar me dekoracione te marra nga shfaqje te kaluara baleti, me nje cohe te varur ne fund te skenes e me nje shandan qe, per fat te keq, nuk kombinohej me elementet e tjere te asaj qe me zor quhej skenografi. Syte drejtuar mbi ata femije te cilet leviznin me shkathtesi. Ndihej cdo shqetesim sado i vogel, pritja dridheruese ne qoshet e skenes, ajo frymemarrje e thelle qe clirohej nga trupat pas ekzekutimit te nje pjese. Kishin te benin me nje program te pasur, pjese nga baleti Karmen, Kopelia, Arrethyesi, Liqeni i Mjellmave, Don Kishot, balet shqiptar si ai Halili dhe Hajria, por edhe pjese kontemporane, te pergatitura nga pedagoget Luan Shtino, Alma Kokonozi, Blerina Arbana, Ada Strazimiri, Anila Vasjari, Dionis Romano etj.


Po cfare ndien nje balerin kur dritat e skenes bien te ai?
Adela Lami, balerina 17-vjecare qe e provoi veten ne zhanre te ndryshme baleti, te Idil Dashurie me koreografi te Blerina Arbanes, te Mjellma e Zeze me koreografi te Ada Strazimirit dhe nje pjese bashkekohore, krijim i Anila Vasjarit, tregon per kete pervoje. Ajo binte ne sy mes te tjereve te se njejtes moshe. Nje balerine e mesuar me skenen, me nje vetsiguri te natyrshme ne interpretim qe kulmoi me Mjellmen e zeze te Çajkovskit.


Vajza e njome, por e trukuar rende, dinte te kalonte nga nje gjendje te tjetra, aty ishte joshese dhe lajkatare, pastaj e eger, lakmitare dhe xheloze. Per te arritur ne kete nivel, Adelen e ka ndihmuar pergjegjesia qe i kane dhene pedagoget. Ata gjithmone kane pare balerinen e pare te ajo dhe ajo tashme vetem ashtu e sheh veten. Ada Strazimiri nuk gjeti natyre me te pershtatshme mes 17-vjecareve si ajo per ti besuar rolin e Mjellmes se Zeze dhe Adela nuk i kurseu gje personazhit te saj.


Nuk ishte problem teknika per balerinen e re, ajo kerkonte te mahniste publikun. I duhej te punonte me veten. Mjellma e Zeze e mberthente per ore te tera perpara pasqyres, teksa ushtrohej per mimiken, per hapjen e mbylljen e kraheve. Adela eshte mesuar me kete regjim. Para cdo roli, hulumton per personazhin, e njeh permes materialeve filmike dhe letrare dhe pastaj ushtrim, ushtrim, ushtrim...


Kete vit ne kurikulen e shkolles se saj jane futur kercimet neoklasike dhe Adela e shijoi kete pervoje te re qe kerkonte nga ajo dhe balerinet e tjere me lirshmeri ne levizje, ndryshe nga cishte mesuar, me perfeksionin e teknikes rigoroze qe kerkon baleti klasik.
Adela Lami ka filluar me baletin qe ne moshen 5-vjecare. Asnjeri prej prinderve nuk merret me art, e futen femijen e tyre te vetem ne grupin Spekter te koreografit Llaqi Nako per ta dobesuar, ngaqe vajza ne ate moshe duhet te ishte me e paket ne trup.


Por koreografi pa te femija nje dhunti per baletin dhe keshilloi qe vajza e vogel te hynte pas fillores ne shkollen koreografike. Dhe ashtu ndodhi. Pas klases se peste, Adela hyri ne Shkollen Kombetare Koreografike, ne klasen e Ada Strazimirit. Nje pune e celikte e zyshes fillimisht, u kthye shpejt ne kenaqesi. Adela punon aktualisht cdo dite nga ora 8.00-16.00. Çdo dite ben ngrohjen ne levat e drurit, ushtrime, kalimet rreth salles, hedhjet, diagonalet, vesh puantet (kepucet speciale te balerinave) dhe fustanet e shkurter.


Çdo dite duke u perballur me perfeksionin, duke kujdes ne mbajtjen e duarve, ne levizjet e kembeve, apo ne mbajtjen drejt te trupit.
Ajo e di qe kjo rruge e gjate i kerkon sakrifica. Ja sesi shprehet Qe ne moshe te vogel une nuk kam luajtur kurre perpara pallatit. Oret e shumta te punes, nuk na lejojne te dalim. Duhet te fleme me heret, trupi duhet te jete i clodhur, ushqimi duhet te jete i reduktuar. Kur shkoj ne market i them nenes sime qe eshte i vetmi moment qe une nuk e dua profesionin tim.


Por, te gjitha sakrifica harrohen kur ti del ne skene dhe publiku pelqen interpretimin tend.
Adela ka edhe nje vit ne Shkollen e Mesme Koreografike dhe pas kesaj largohet prej saj. Çfare drejtimi do marre? Do konkurroj per nje shkollim te metejshem ne Itali dhe France. Eshte koha per te provuar, derisa te kuptoje nese i mjafton Teatri i Operes apo ajo.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit