Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prishet martesa per shkak te virgjerise, kercenohet vellai i ish-te dashurit te vajzes

Publikuar me : 25.09.2011 Ne : Kronike - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli


TIRANË- Në periferi të kryeqytetit, një çift i sapo martuar ndahet për shkak se nusja nuk ishte e virgjër. Por, prishja e kësaj martese ka sjell tensione mes familjes Marku nga Mirëdita dhe familjes Miftaraj nga Kukësi, që banojnë në Bathore.

Ka qenë familja Marku, e cila me të marr vesh arsyen e divorcit të vajzës së tyre me inicialet R.M., kanë kërkuar nga kjo e fundit të tregoj emrin e personit që i kishte marr nderin. Nga frika, vajza kishte treguar se personi që dashuronte dhe me të cilin kishte pas edhe lidhje intime është emigranti Glisenko Miftaraj me origjinë nga Kukësi por me banim në Bathore. Me të marr vesh emrin, familja e N.Markut është drejtuar në banesën e familjes Miftaraj, ku kanë takuar shtetasin Ylli Miftaraj, vëllai i Glisenkos.

Gjatë këtij takimi, sipas kallëzimit në polici, “burrat” e familjes Marku ka kanë kërcënuar Ylli Miftarajn, që nëse nuk vjen i vëllai i tij të marr vajzën, ata do të hakmerreshin duke e vrarë atë, pasi Glisenko e kishte turpëruar familjen e tyre. Ky kërcënim, fillimisht nuk është marr seriozisht nga Ylli Miftaraj, duke neglizhuar debatin e bërë me pjesëtar të familjes Marku në hyrje të banesës së tyre. Por, me datë  23 Gusht 2011 aty rreth mesnatës, në kohën që Ylli Miftaraj po kthehej në banesën e tij, i kanë dal para dy persona të cilët e kanë kërcënuar me armë.

“Duke shkuar në shtëpinë time rreth orës 01:00 të datës 23 gusht 2011, dy persona më ndaluan dhe më kërkuan adresën e vëllait tim, Glisenko Miftaraj. Unë iu përgjigja që vëllai nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa ata më thanë se po nuk erdhi vëllai ne do të vrasim ty”-thuhet në kallëzimin që “Shekulli” ka siguruar një kopje. Sipas denoncimit, dy djemtë kishin dialekt verior dhe ishin të moshës nga 25 deri 35 vjeç. Sipas policisë për këtë kërcënim, ka djeni edhe xhaxhai i Ylli Miftarajt, i cili është marr në pyetje nga policia e Komisariatit nr.5.

Gjithashtu, sipas këtyre të dhënave, Miftaraj është kërcënuar sërish më datë 8 Shtator 2011 tek vendi i quajtur “Ura e Paskuqanit”, ku dyshohet se kanë qenë të njëjtët persona. Sipas kallëzimit, shtetasi Glisenko Miftaraj kishte një lidhje dashurie me vajzën R.M. e cila kishte frikë t’i tregonte prindërve për lidhjen, pasi familja Miftaraj ishin të besimit mysliman. Çka ishte e sigurt, që ajo nuk do lejohej të martohej me atë që dashuronte për shkak të fesë. Edhe pse ajo dashuronte kuksianin, kishte pranuar të martohej me një person tjetër nga Mirëdita, i cili e ndau të nesërmen e martesës pasi nuk ishte e virgjër.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit