Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pritja

Publikuar me : 21.04.2011 Ne : Kulture - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nuk ka rendesi se ckohe jetojne, as mosha dhe profesioni, portretet e tyre jane te ngrira brenda telajos, te gjithe i mundon pritja. Ato portrete te ndrydhura arrijne ti percjellin shpejt shikuesit gjendjen e plogeshtise. Duket se koha nuk leviz me ne pikturat e Kosta Kocit, te prezantuara ne ekspoziten Duke pritur..., e dyta personale e hapur vitet e fundit ne galerine Zeta.


Jane 17 pune, ne akuarel dhe vaj, qe u prezantuan dje per nje rreth te ngushte miqsh. Media u mbajt larg me kerkese te piktorit, qe nuk eshte i dhene pas prezantimeve te fryra dhe kete moment te krijimtarise se tij kerkon ta ndaje vetem me miq dhe njerez qe njohin artin e tij.


Punet i takojne tri koheve. Te parat, te viteve 84-85 jane perjetime vetjake nga koha e sherbimit ushtarak. Duket se qysh atehere Kostes iu ngulit ne kujtese mundimi i pritjes. Protagoniste te tablove jane ushtaret, oficeret, radistet. Akuarelet e realizuara ne permasa me te vogla se pikturat vaj ne kanavace, ftojne tu afrohesh per te dalluar me imtesi cfare ndodh brenda mbledhjeve te fshehta te ushtareve, cfare diskutojne ata koke me koke, perse dikush i shkeputet turmes, cfare lajmi pret te degjoje radisti gjithe sy e vesh, cfare pret te ndodhe ushtari me vetulla te vrenjtura?


Ne grupin e dyte, veprat e realizuara ne akuarel ne vitet 88-89, piktori fut ne pikturen e tij personazhet e grave. Ambienti ndryshon, por atmosfera e plogesht mbetet. Grate me veshje shtepiake, pulovra dhe corape leshi i rrine afer nje sobe druri, kurse vemendjen duket se ua ka mberthyer nje ekran Lura.


Orendite na cojne ne vitet e fundit te socializmit, ku shtepite e shqiptareve mobiloheshin njelloj, me po te njejten shije. Ketu shikuesi arrin ti vere nje emer pritjes dhe ndrydhjes se ketyre njerezve. Eshte kohe ndryshimesh. Regjimit komunist duket se po i vjen fundi.


Po autori e rrezon kete mendim me punet qe shfaqen ne vijim te ekspozites, ku edhe pse tablote hera heres freskohen me portrete te rinjsh qe celen nga gezime te rastit, ata jane ende ne pritje, te gjithe te ulur ne karrige apo kolltuke, me duart e leshuara ne preher dhe shpinen e kerrusur.


Po te rinjte e sotem, me veshje supermeni dhe me prerje ekstravagande flokesh, cfare presin?
Njerezit e pikturave te Kostes jane te drejtperdrejte, te vertete dhe reflektojne qysh ne veshtrimin e pare shqetesimet e tyre. As ngjyrat e ndezura qe piktori i perdor me mjeshteri nuk arrijne dot tua heqin shqetesimin nga portretet e thartuara.


Me kete ekspozite, piktori 48-vjecar Kosta Koci, qe jeton sa ne Tirane dhe ne Gjermani, Itali dhe Greqi, reflekton jeten e vendasve te tij dhe kendveshtrimet e tyre per jeten gjithmone i dorezohen pritjes dhe shpreses. Koci e ka nisur kete reflektim ne ekspoziten e pare te hapur ne kete galeri me 2009-en, te titulluar Njerez dhe kohe, ku eshte perqendruar te dikotomia midis ekspresivitetit dhe ndrydhjes.


Qysh ne vitin 1993, Koci ka marre pjese ne ekspozita ne Paderborn (Gjermani), ne Galerine Akademius (Athine), ne Galerine e Qytetit ne Mantova. Ka marre pjese edhe ne ekspozita kolektive ne Tirane, Athine, Budapest.


Kronika e nje mozaiku


Koka qe shtypin njera-tjetren, goje qe klithin, sy te tmerruar brenda nje turme energjike, rrijne brenda mozaikut Miting (linoleum, 120cmx90cm), te gdhendura mbi linoleum me tehun e thikes. Eshte i pari mozaik qe bie ne sy ne ekspoziten e Eduart Karajt, artistit te ri qe i largohet realizimit te mozaikut tracional duke perdorur nje tjeter teknike, kombinimin e metalit me drurin, linoleumin me bojerat.


31 punet e realizuara kete vit nga Karaj prezantohen ne ekspoziten Kronika e nje Mozaiku e hapur edhe neser ne galerine Kledio.
U deshen dy vjet qe Eduarti te arrinte te shprehej ne kete gjuhe te re dhe te kerkonte me tej per ta pasuruar ekspoziten qofte edhe ne tematike.


Ne fokus eshte jo vetem e perditshmja, por edhe e kaluara historike, legjendat, mitologjia. Bejne pershtypje personazhet qe vijne nga jeta e gjalle, plaku malesor me fytyren gjithe rrudha, mustaqet nje pashe, me syte e thelle dhe vigjilente. Nga jeta e gjalle merren edhe motivet e vuatjes dhe dashurise.


Ne mozaikun Lidhje e Pasigurt shihen dy trupa te futur brenda njeri-tjetrit, duart e tyre shterngojne arme dhe thika e keshtu percjellin vuajtjen dhe dhimbjen. Mbi kokat e tyre shihen mbishkrime nga ungjilli qe tregojne sesi duhet te jete dashuria, larg brutalitetit dhe dhunes.


Per dashurine dhe humanizmin, flet edhe figura e nenes,qe kercenohet nga nje thika qe i rri pas shpine. Ne te tjere mozaike, shohim figurat historike kombetare, si simbol i qendreses dhe humanizmit. Ka edhe mozaike te thjeshte, ku autori punon vetem me kombinimimin e ngjyrarave, si ne rastin e mozaikeve Vallezim me ngjyrat.


Po si fillon nje pune ne mozaik? Zakonisht idete e mia i hedh neper skica, mendoj per materialin qe i rri me mire nje pune, pastaj filloj veproj, thote autori 29 vjecar, i bindur qe realizimi i puneve mbi pelhure, reflekton me teper dinamizem dhe energji.


Eduart Karaj eshte diplomuar per qeramike me 2005 ne Akademine e Arteve. Per here te pare ka hapur ekspoziten Nga skulptura ne Tirane ne Galerine Kombetare te Arteve. Kjo eshte ekspozita e dyte e hapur ne Kledio, pas asaj te vitit 2009, me titull Mozaike ne hapesire.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit