TIRANE- Partia Socialiste ne vazhdim te denoncimit te korrupsionit qeveritar ne koncesione dhe privatizime ka vijuar sot me akuza per ministrin e Bujqesise, Genc Ruli.
Gjate nje deklarate per mediat, deputeti i PS-se, Eduard Shalsi eshte ndaluar serish ne menyren korruptive te privatizimit te ish Ekspozites Shqiperia Sot.
Sipas tij, opozita ka fakte se ky ambient eshte futur ne proces privatizimi nga njerez prane kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Genc Ruli
Keta njerez, me funksione zyrtare ose jo, i kane diktuar qeverise shqiptare te gjithe praktiken e ketij privatizmi, duke e detyruar te prishe arbitrarisht kontratat me subjektet qe kishin marre ligjerisht me qira mjediset e ish-Ekspozites Shqiperia Sot- tha Shalsi.
Duke kujtuar heshtjen e Rulit per pyetjet e bera nga opozita, Shalsi ka theksuar se neser do te behet edhe publikimi i fakteve qe sipas tij deshmojne korrupsionin ne privatizim.
Heshtja e ministrit te radhes perballe transparences sone eshte deshperuese per nivelin ku ka rene qeveria e votave te vjedhura qe po vjedh perdite Shqiperine. Megjithate dhe sot do te presim pergjigjet per pyetjet tona dhe neser ne do te fillojme ekspozimin e fakteve qe provojne se privatizimi i ish-Ekspozites Shqiperia Sot eshte nje proces i korruptuar nga njerez me funksione ose jo prane Sali Berishes dhe Genc Rulit- tha ai.
______
Disa dite me pare opozita kerkoi nga deputetja e PD-se, Rajmonda Bulku te pergjigjej nese bashkeshorti i saj kishte fitur koncensionin e nje HEC-i dhe menyren e perfitimit.
Pyetjet e PS per Bulkun
1 A eshte e vertete se bashkeshorti juaj ka marre koncesion per ndertimin e nje hidrocentrali? A jeni ju ne dijeni?
2. A dini te na thoni, nese ky fakt eshte i vertete, cilat jane arsyet qe e kane nxjerre bashkeshortin tuaj fitues ne gare?
3 A ka pasur gare ne fakt ne dhenien e ketij koncensioni, dhe cfare lidhje ka burri juaj me sektorin e energjise? Po burimet tuaja financiare per ndertimin e hidrocentralit cilat jane?
Me tej ajo ka kerkuar nga Bujku reagim lidhur me pyetjet, ndryshe nga koleget e denoncuara me pare, qe genjyen jo vetem opinionin, por zhgenjyen edhe zgjedhesit.
_________
Rama 10 vjet qe flitet per leje ndertimi dhe asgje e re nga ai front
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama i eshte pergjigjur sot interesit te gazetareve ne lidhje me akuzat per afera per dhenien e lejeve te ndertimit. Rama tha se nuk mund te flitet per qindra, miliona euro ryshfete per leje qe nuk ekzistojne.
Flitet per leje ndertimit, ka 10 vjet, nuk ka asgje te re nga ai front. 10 vjet qe flitet dhe perflitet, nderkohe qe sot ne jemi duke ngritur perpara shqiptareve probleme qe e vendosin ne dileme te ardhmen ekonomike te ketij vendi- theksoi Rama
Rama tha se kjo eshte loja qe i mban peng shqiptaret dhe se kjo do te marre fund pasi ne do te vazhdojme te ekspozojme prova dhe fakte.
Ne jemi te gatshem te ballafaqojme, jo pikepamjet subjektive, por analizat tona me analizat tuaja. Ashtu sikunder jemi te gatshem te ballafaqohemi per gjithcka po themi ne cdo instance, te nje sistemi drejtesie qe duhet te ishte futur ne veprim i alarmuar- tha Rama