Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prizren, Vokshi thirret te deshmoje

Publikuar me : 21.12.2010 Ne : Kuriozitete - 117 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Deputetja e parlamentit shqiptar Albana Vokshi eshte thirrur te deshmoje ne Gjykaten e Prizrenit, ne Kosove, lidhur me incidentin e nentorit me policine kufitare kosovare.
Lajmin e ka bere te ditur kryetari i Gjykates se Prizrenit, Alia Fazli, i cili deklaroi se kesaj ceshtjeje do ti shkoje deri ne fund.


Do ta rifillojme nga e para ceshtjen e incidentit ne Vermice. Gjykata e shkalles se pare duhet te merret me ceshtjen e imunitetit te Albana Vokshit, ka pohuar Fazli.


Deputetja e PD Albana Vokshi pak kohe me pare u perfshi ne nje incident me policine ne piken kufitare te Vermices, mes Kosoves dhe Shqiperise. Vokshi ne perpjekje per ti shpetuar kontrollit, mesohet ti kete cilesuar policet si kafshe



Nderkaq ne javen e pare te dhjetorit, Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor te Kosoves ka urdheruar nderprerjen e pezullimit te kater policeve qe u perfshine ne incidentin me deputeten e Partise Demokratike te Shqiperise, Albana Vokshi ne piken kufitare te Morines, me 14 nentor.


Lajmi publikuar ne TCH e mandej edhe ne media te tjera i referohet nje burimi te afert me policine, sipas te cilit ata jane rikthyer tashme ne pune.


Nderkohe qe burime te Inspektoratit te Policise e verifikojne lajmin, por nuk thone se kane mbaruar hetimet ndaj policeve.


Pas incidentit me policine doganore te Kosoves, deputetja Albana Vokshi u gjobit me 250 euro nga Gjykata e Prizrenit per kundershtim te punonjesve te kufirit, por kjo gjobe ishte anuluar.




Ne fund te nentorit ne Prizren qindra te rinj protestuan per incidentin e krijuar nga Albana Vokshi ne kufi, qe u kushtoi vendin e punes 4 policeve.



Pak dite me pare, Gjyqtari kosovar Nazim Vllaqo akuzoi ka akuzuar kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha dhe homologun e tij kosovar Hashim Thaci, se kane neperkembur punen e tij. Siaps gjyqatrit, I cili pak dite me pare denoi me gjobe, 250 euro depuetetn e PD-se Albana Vokshi per vepren penale te fyerjes se policit zyrtar te Kosoves dhe prishjen e rendit dhe qetesise publike.


Koha Ditore citon gjyqtarin, shume mire qe erdhet se ne askush nuk na ka pyetur asgje,


Gjyqtari Vllaqo shprehet se eshte ndjere i paragjykuar ne punen e tij nga te dy kryeministrat.


Mua me ka ardhur shume keq pse kane folur ashtu, pa u pare dhe pa u konstatuar gjendja faktike...Prandaj, mendoj se jane ngutur per shkak se ka procedura te ankeses, nese nuk pajtohen me vendimin qe e kam marre une. Ato deklarime jane paragjykime, shprehet Vllaqo, i bindur se ka vepruar drejt.


Vllaho shprehet se ehste ndijere shume I fyer kur deputetja I ka quajtur policet e kosoves kriminele dhe kur ajo u ka permendur policine e Kosoves.


Sjelljet e deputetes kane qene arrogante. Edhe ne gjykate ka bere sjellje te pahijshme, nuk e ka perfillur asnje procedure, vazhdimisht e ngrinte zerin, madje eshte munduar qe ti tregonte procesmbajteses se cfare te shkruante. Kater avokate i ka shfrytezuar, me asnjerin nuk ka arritur te bashkepunonte dhe avokatet i largoheshin, tregon Vllaqo.




***


Ne 23 nentor 1941 ne shtepine e Bijes u themelua Rinia Komuniste e Shqiperise. Strehonte dhe mbante ne shtepi Enver Hoxhen



Albana Vokshi nuk e ka fshehur asnjehere origjinen e saj nga Kosova, dhe si pinjolle te nje familjeje te shquar ne historine e Kosoves dhe te Shqiperise. Ne nje rrefim per rrenjet familjare, jeten dhe motrat e saj, Albana Vokshi shprehej Une rrjedh nga familje te njohura kosovare, si nga ana e mamit, ashtu edhe e babit. Im ate rrjedh nga familja e madhe dhe e njohur Vokshi, pjesetare te se ciles jane tashme te njohur dhe kane lene emer ne histori, si Sulejman Vokshi, Bije Vokshi, Asim Vokshi etj. Por, ne ndryshim nga familja e babait, e cila eshte e njohur edhe ne Shqiperi, familja nga e cila rrjedh mamaja ime, Gashi, eshte po aq e njohur, eshte familje e madhe, me tradita dhe e respektueshme ne Kosove.
Sipas saj ne vitin 1929, Ali dhe Nafije Vokshi (gjyshi dhe gjyshja nga ana e babait) u detyruan te kalonin kufirin dhe te vinin ne Shqiperi, per shkak te represionit te eger serb, vecanerisht ndaj familjeve patriotike, ku perfshihej edhe fisi i Voksheve. Rruges u hasen me veshtiresi te panumerta, mungese strehimi, punesimi, deri Mbreti Zog e sistemoi gjyshin ne Berat dhe i dha toke per te punuar. Ne Berat qendruan deri ne vitin 1943. Ne 1936, ne Berat vjen ne jete edhe babai im, Sadiku. Me tej ata jane kthyer dhe kane jetuar ne Tirane.


Enver Hoxha, lidhja me Bije Vokshin

Sipas te dhenave qe jep historiografia komuniste, Bije Vokshi, gjyshja e Albana Vokshit nga ana e te atit, ishte nje figure e rendesishme e lidhur me ata qe do te merrnin pushtetin pas clirimit te vendit.
Ne historine e themelimit te PKSH-se dhe te organizates se rinise shkruhet Enver Hoxha pas bashkimit te grupeve komuniste ne Shqiperi , me 8 nentor 1941 ne Tirane krijon PKSH-ne edhe me kosovare. Pas dy javeve me 23 nentor 1941 Enver Hoxha themelon organizaten e Rinise Komuniste te Shqiperise po ne Tirane, ne shtepine e patriotes kosovare Sabrie (Bije Vokshit) nga Gjakova mbesa e Sylejman Vokshit dhe halla e Asim Vokshit. Bije Vokshi ishte luftetare e veprimtare e Komitetit per mbrojtjen kombetare te Kosoves, pastaj ishte komuniste e grupit te Shkodres. Shtepia e Bije Vokshit ishte baze e ilegalitetit ku Bija pergatiste ushqimin, lante rrobat e ushtareve dhe aty strehohej edhe Enver Hoxha. Me 1942 Bije Vokshi u dergua ne Kosove per te ndihmuar organizaten e luftes ANÇ te popullit kosovar. Bije Vokshi ishte delegate ne Konferencen e Bujanit (1943-44), aty foli ne emer te grave antifashiste te Kosoves. Ne Shqiperi para Luftes se Dyte Boterore dhe gjate fillimit te saj ishin rreth 100 patriote-komuniste shqiptare kosovare dhe shqiptare tjere nga viset shqiptare te Jugosllavise per tu shkolluar atje. Edhe keta atje shumica ishin ne grupet komuniste sdm. te Shkodres. Edhe keta me kryesoret mbanin lidhje me Enver Hoxhen, Haxhi Lleshin, Gogo Nushin etj. Takimet beheshin sidomos ne shtepine e Bije Vokshit. Edhe keta u derguan ne Kosove per te ndihmuar LANÇ.

_____________



Superdeputetja
Albana Vokshi, deputetja e Kuvendit te Shqiperise, vertet mund te ndihet e fuqishme. Jo vetem sepse ne krah asaj i dolen kryeministrat e dy shteteve, i Shqiperise dhe Kosoves, por edhe para gjyqtarit te Gjykates Komunale per Kundervajtje ne Prizren ajo ka vazhduar me sjllje arrogante. E pavaresisht te gjithave, ajo arriti ne fund ta pezulloje vendimin e kesaj gjykate.


Express ka siguruar aktvendimin e gjykate e cila ne faqen e pare fillon me denimin e shqiptuar prej 250 euro ndaj deputetes Vokshi, e gjetur pergjegjese per akuzen prishje te rendit dhe qetesise publike, pasi ka ofenduar rende policet kufitare te Kosoves.

Por, ky aktvendim tash eshte ndryshuar, sepse ne faqen e trete gjykata e shfuqizon vendimit te vet, duke e pezulluar ate pa dhene ndonje arsyetim te vecante.


Ne fillim, ne aktvendimin e Gjykates Komunale per Kundervajtje ne Prizren, gjyqtari Nazim Vllaco pasi e denon Albana (Sadik) Vokshin me 250 euro, jep edhe shpjegimet perkatese perse e ka marre kete vendim.

Ne dokument shkruan se Vokshi ka ofenduar policin e pikes kufitare te kalimit ne Vermice, Bujar Shala, i cili ka qene duke e kryer detyren e tij zyrtare.

Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe, citon aktvendimi i Gjykates fjalet e deputetes, Albana Vokshi.

Kafshe je ti dhe do shihemi, se ti kujton se mund tia kalosh lehte me mua, une jam deputete, vazhdon me tej citati i deputetes Vokshi.

Ti qenke kafshe, jeni mesuar ju me serbet andaj silleni ne kete menyre, i referohet me tej citati Albana Vokshit, e cila ne kete menyre ka biseduar me policet kufitare te Kosoves.

Keshtu, sipas gjykates, me kete veprim, Vokshi ka kryer kundervajtjen nga neni 5, pika 3, te Ligjit mbi rendin dhe qetesine publike.

...Prandaj, denohet me 250 euro. E pandehura eshte e obliguar qe gjoben e shqiptuar ta paguaje ne afat prej 15 ditesh nga dita e plotfuqishmerise se aktvendimit, ne te kunderten gjoba do te zevendesohet me denim burgimi ne ate menyre qe per cdo 15 euro te gjobes te mbahet nga nje dite burg..., thuhet ne kete aktvendim.
Por, menjehere ne faqen e dyte te ketij aktvendimi, versioni i fundit i siguruar nga Express pezullohet procedura kundervajtes kunder te pandehures Albana Vokshi nga Tirana, Republika e Shqiperise.

....gjate procedures eshte konstatuar se nuk ka kryer kundervajtjet e cekura si me lart per te cilat me kerkese i vihet ne barre... thuhet ne kete dokument, i cili gjithashtu eshte i nenshkruar nga gjyqtari Nazim Vllaco, i njejti i cili ne fleten paraprake e denon deputeten Vokshi.


Ngjarja sipas Gjykates

Sipas dokumentit zyrtar, gjendja faktike e pershkruar ne dispozitiv te aktvendimit eshte vertetuar ne baze te deklarates te se pandehures, Albana Vokshi dhe deklarates se deshmitareve-zyrtareve policore, Bujar Shala, Bekim Morina dhe Mjellma Shala, e posacerisht ne baze te procesverbalit mbi ballafaqimin e te pandehures dhe deshmitarit Bujar Shala.

Ne dokumentin e gjykates shkruan se e pandehura Albana Vokshi, ne deklaraten e vet te cilin e ka dhene ne prezence te avokatit te saj, Orhan Rekathatit, pervec te tjerave ka theksuar se ne diten kritike rreth ores 13 ka qene ne cilesine e bashkudhetares me veturen e udhetareve te tipit Peugeot me targa shqiptare TR 1938 R.

....Vetura drejtohej nga motra e saj, Mimoza Vokshi dhe ne vendin e kontrollimit te dokumenteve ka dale nga vetura dhe me sjelljet e saj te pahijshme dhe arrogante ka ofenduar zyrtarin e policor te Policise Kufitare, Bujar Shala me fjalet Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe, thuhet ne kete dokument.

Ne kete pjese jane te perfshira te gjitha shprehjet e thena nga ajo, te njejta me ato te arsyetimit te aktvendimit te gjykates.

Gjykata vlereson se deklaratat e dhena nga deshmitaret rastit, policet Bujar Shala, Bekim Morina dhe Mjellma Shala, ne teresi jane identike ne pjesen qe ka te beje me ate se e pandehura Albana Vokshi, ne oren kritike te asaj dite ka ofenduar rende me shprehjet qe ne te gjitha rastet permbajne fjalen kafshe.

Prane kesaj deklarate, ne teresi kane mbetur edhe gjate ballafaqimit me te pandehuren edhe deshmitari Bujar Shala, thuhet dokumentin zyrtar te gjykates.

...Duke vleresuar deklaraten e te pandehures dhe deklaraten e deshmitareve, eshte konstatuar se e pandehura ka kryer kundervajtjen nga neni 5 pika 3 e Ligjit mbi rendin dhe qetesine publike dhe pas administrimit te te gjitha provave eshte shpallur pergjegjese..., shkruan ne dokument.

Madje aty permendet edhe nje fakt tjeter. ...Si rrethane renduese eshte marre parasysh qendrimi i saj (Albana Vokshit) jo korrekt dhe i vrazhde ndaj deshmitarit-personit zyrtar, Bujar Shales gjate procedures gjyqesore.., thuhet ne fund te arsyetimit te gjyqtarit, pasi ka marre vendimin per denimin e deputetes me 250 euro.


Politika

Kryeministri i Kosoves ne largim, Hashim Thaci, i ka kerkuar ndjese Sali Berishes, Kryeministrit te Shqiperise, lidhur me incidentit e ndodhur me Albana Vokshin, deputete e Kuvendit te Shqiperise nga radhet e Partise Demokratike.

Pavaresisht se gjykata ka konstatuar se deputetja Vokshi ishte shkaktare e tere kesaj tollovie, Kryeministri Sali Berisha, doli hapur ne mbrojtje deputetes se PD-se.

Kreu i ekzekutivit shqiptar fajesoi Kosoven per ate qe ndodhi. Ky ka qene akt i papergjegjshem dhe vetem kaq. Kryeministri i Kosoves me ka telefonuar mua po ate nate. Ka paraqitur ndjesen e tij, me ka kerkuar tia percjell deputetes Vokshi ndjesen e tij per aktin dhe garantuar se do te nxirren te gjitha pergjegjesite.

Me tutje kjo eshte kaq dhe vetem kaq dhe absolutisht asgje tjeter. Nje gje qe ndodh, por ka nje qeveri qe qendron teresisht ne pozicionet e duhura, ka thene Sali Berisha. (Express)



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit