Merita, 26 vjec, ka lindur dhe eshte rritur ne Prishtine. Nje periudhe te shkurter te jetes e ka kaluar ne Sarajeve, pak para dhe pas luftes. Prinderit i ka nga Gjakova, meqe gjyshi nga i ati ishte nder mesuesit e pare te pas Luftes se Dyte dhe per sigurine e familjes, i perndjekur nga forcat serbe, ishte i detyruar te largohej nga vendi dhe u vendos ne Sarajeve.
I ati ishte foshnje kur shkoi atje dhe pas 28 vjetesh krijoi familje ne Prishtine.
Ne Akademi Studioi Grafike dhe Pikture. Grafiken e mesoi me profesor Fatmir Krypen, grafist i mrekullueshem, pedagog shume i mire. Pikturen e mesoi me profesor Esat Vallen, por me shume me profesor Hajrush Fazlliun.
Kane punuar nje kohe bashke deri sa nxenesi vendos se cfare do te marre e cfare do te lere nga mesuesi dhe ecen vete. Grafika eshte e vrazhde, e rende, dhe ishte prof. Hajrushi qe e ktheu te piktura.
Te piktura, ne te vertete, Meriten e ktheu lufta.
Ankthi
Kapricio duket te vije nje vajze nga Prishtina me tri nudo, ti ekspozoje ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane, megjithese ne periferine e sallave, ne nje salle te kuqe, ndermjet portes hyrese dhe tualetit, salle qe mban emrin Lasgush Poradeci. Cikli i tri nudove ne akrilik, 2005-2006, quhet Ankth. Nuk jane ekspozuar ndonjehere.
Merita ka dy daja te humbur gjate luftes ne Kosove qe i mungojne. Pikerisht diten kur vendosi te ekspozoje keto punime, mesoi se kane gjetur vetem trupin e njerit.
Ishin marre me 27 mars 1999. Ishin 18 dhe 19 vjec, afer me moshen e Merites. Fatos dhe Shpend Jetishi, djem te Gani Jetishit. Ne grupin ku i moren ishin bashke me fqinjet. Djem dhe burra. Njeri qe u mor ishte 13 vjec, moshatar i saj.
Atehere vendosi ta beje ekspoziten ne Tirane, nje jave pas te premtes se 8 prillit 2011 kur u rivarros vetem Fatosi. Pra ankthi akoma vazhdon.
E kishin gjetur ne morgun e Prishtines. Kjo ishte e fundit qe Merita di. Nuk mund te fliste me shume me gjyshen per keto.
Ti nuk pret kete histori.
E po, jo gjithhere nudoja mund te shihet si nje gjini qe i perket intimitetit. Kjo eshte nudo e zhveshur nga cdo lloj mbrojtje, perkrahje, nga cdo lloj miresie qe duhej te kishte. Jane bere 11 vjet qe grate ne Kosove e vuajne, e kane kete ankth dhe skane patur perkrahje per ti gjetur femijet e tyre. Gjithe keto nena e dinin qe ata nuk jane me, qe ata kane perjetuar gjera te keqija. Pavaresisht kesaj, gjithmone mendon mbase jane diku, mbase do vijne nje dite. Dhe perhere duke i ikur kesaj historie.
Jane krijuar ne nje lloj impresionizmi. Nga nudoja e pare ne ngjyrat e tokes, ne te treten e ndezur ne te kuqe, qe krijojne nje levizje me sy ne hark 180 grade, ka nje pike graviteti ku mund te ndjesh nje barre te menjehershme.
Nudoja e pare eshte dhe ankthi i pare, humbja. Pastaj vjen faza tjeter kur fillon e ta bindesh veten qe ata nuk jane. Eshte nje ftohtesi kur gjyshja dhe u mbyll brenda shtepise. Jetonte vetem, nuk kishte kontakte me njerez te tjere.
Sa here qe beheshin rivarrime te njerezve te ndryshem, prisje me ankth jane apo sjane dhe sikur rihapeshin ato plage. Jo qe dhimbja ishte me vogel ne kete periudhe, por ne ate moment sikur digjej e tera.
Lufta e pare
Ishim ne weekend ne Sarajeve. Im at i thoshte xhaxhait merri femijet dhe eja ne Kosove. Nuk me duket qe eshte situate e mire. Askush nuk e mendonte qe mund te fillonte lufta ne Bosnje. Ne Kosove po, po asnjehere ne Bosnje.
Pas 2-3 oresh, ura qe ne kemi kaluar u bombardua, nuk ishte me e kalueshme. Kishte filluar lufta. Hoqem shume qe ti nxjerrim nga andej grate e xhaxhallareve me femijet dhe pastaj xhaxhallaret.
Lufta e dyte
Tani ishim shperngulur te gjithe ne Kosove. Babai ndjente dicka dhe tha ti cojme grate dhe femijet ne Sarajeve. Sido qe te behet, te behet, grate dhe femijet te jene te sigurt. Mars, mengjes, ora 6. Isha ne shkolle 8-vjecare. U nisem dy autobuse. Tonin e lane ne kufi te kalonte. Tjetrin jo.
Ne ate autobus te gjithe ishin te njohurit tane, ishte miku im me i ngushte. Ishim familjarisht miq te ngushte. Ata i kthyen mbrapsht. Dhe perjetuan gjera te papara. Kur mberritem ne stacionin e autobuseve ne Sarajeve, leshojne altoparlantet ne kete moment filloi bombardimi. Lufta kishte filluar shume me pare ne Kosove. Ishte rreqethese. Ishim te shokuar. Te hutuar. Nuk dinim ku te shkonim. Harruam adresen e shtepise ku gjyshi na priste. Te thinjet njeriu brenda 3-4 ditesh!
Ishte e njejta histori. Te njejtat histori. Familjareve tane iu ra qe ti perjetonin te dyja historite. Jane periudha te kaluara. Ky moment eshte per mua akoma i fresket.
Dite pas dite
Gjerat kane ndodhur. Dhimbja ekziston. Nuk e shuan dot. Njerezit i marrin me vete historite kur mbyllen ne shtepi. Jeta e perditshme rrjedh. Jeta eshte bere shume dinamike. Eshte mire te perpiqemi te jetojme ashtu sic duhet. Por mendoj qe nuk duhet harruar e kaluara. E gjithe kjo, personalisht mua, me ka bere me te forte, te perballem me gjithcka tjeter ne jete, ti marr gjerat me ftohte.
Me ka bere mbase te piqem me heret se sa duhet, per shume gjera. Gje qe mund te jete e mire dhe jo e mire. Kur je femije, eshte mire te jesh femije. Pra te kalohen te gjitha periudhat ne kohen e vet, te mos kapercehen.
Qe e vogel e kam dashur artin. Mbase kjo periudhe qe ndodhen disa tragjedi ne familjen tone, mbase keto, ishin ato qe me shtyne te merrem me art. Kjo ishte terapia me e mire e mundshme qe mund ti beja vetes.
Ne Fier
Ishte rasti i tille qe u hap ekspozita Ankth ne Tirane. Eshte rasti i tille qe historine e saj Merita ta tregonte me gojen e saj.
Merita e do Shqiperine, jugun ne vecanti, Myzeqene mbi te gjitha. Se mos vetem ajo. Po behet nje shekull qe shqiptaret e Kosoves kane zbritur ne Myzeqe.
Prej vitit 2005 ajo vjen rregullisht ne Fier me kolonite e piktoreve te rinj.
Ne dhjetor 2010 Merita mori pjese ne nje ankand. Te ardhurat nga shitja e pikturave te saj shkuan per femijet me aftesi te kufizuara ne qytetin e Fierit.
Ne qershor, ajo do te ekspozoje ne Apoloni nje cikel krejt te ndryshem nga Ankth qe sot ka diten e fundit ne sallen Lasgush Poradeci ne Muzeun Historik Kombetar.