Futja ne treg e prodhimeve vendase, ul cmimin e perimeve. Vijon shtrenjtimi ushqimeve dhe karburanteve
TIRANE- Hyrja ne treg e prodhimit vendas ka ulur disi cmimet e zarzavateve ne vend. Per tre muaj me radhe, cmimi i domateve, kastraveceve, specave, sallates jeshile, etj., ka qendruar ne shifra maksimale duke rritur edhe me teper koston e jeteses ne vend, por duket se kjo dukuri eshte ndalur qe prej diteve te para te muajit prill kur tezgat e tregtareve jane mbushur me prodhimet vendase te cilat normalisht jane shitur me cmime me te lira.
Sipas te dhenave me te fundit nga Instituti i Statistikave, zarzavatet kane qene nga te vetmet mallrat te konsumit te perditshem te cilat kane pesuar ulje cmimi. Ne total, ky grup ka pesuar nje ulje totale prej 12.6 per qind duke bere qe treguesi i pergjithshem i inflacionit pergjate muajit te shkuar te shenoje 4.1 per qind me nje ulje 0.1 per qind krahasuar me muajin mars. Uljen me te madhe duket se e kane pesuar kastravecet, te cilet krahasuar me marsin gjate muajit te shkuar jane shitur rreth 50 per qind me lire. Per sa i perket domateve, ato kane pesuar nje ulje me 19 per qind, spinaqi 23 per qind, specat 12 per qind, etj.
Nese ne uljen e cmimit te zarzavateve ka ndikuar stina, duket se i njejti faktor ka shtrenjtuar cmimet e frutave. Thuajse te gjithe frutat si molla, portokalli, limonat, etj., kane pesuar rritje gjate muajit te shkuar.
Ajo qe vlen per tu theksuar, ka te beje me shtrenjtimin e metejshem te ushqimeve. Edhe pse prej disa muajsh keto produkte jane shitur me cmimet te kripura, INSTAT raporton se rritja ka vijuar edhe me tej pergjate prillit. Po ashtu, me tendence rritje ka vijuar edhe cmimi i pijeve alkoolike dhe duhanit. Shtrenjtimin e ketij te fundit, Banka e Shqiperise e ka cilesuar nje nder ndikuesit kryesore ne rritjen e pergjithshme te cmimeve ne vend, pergjate tre muajve te pare te ketij viti. Shtrenjtimi gjithashtu, ka vijuar edhe tek cmimet e karburanteve, ku nafta eshte rritur me 2.4 per qind, ndersa benzina me 0.2 per qind.