Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Programi i ri i PS-se, Rama Fitorja jone, bazuar ne strategjine per rimekembjen e ekonomise

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Politike - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Kryesocialisti Rama ka paraqitur sot në Asamblenë Kombëtare programin e hartuar nga ekspertët, me të cilin e majta synon të shkojë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Programi i ndarë në katër pjesë nis me strategjinë për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Socialistët i qëndrojnë besnikë strategjisë së propozuar prej disa javësh për heqjen e TVSH-së së ushqimeve bazë.

Kjo nënkupton se zerimi i TVSH-së për produktet bazë synon të çmontojë monopolet e krijuara në treg dhe nuk dëmton prodhuesit vendas, pasi pjesa më e madhe e këtyre produkteve vijnë nga importi (sheqeri, orizi, 2/3 e sasisë së miellit etj).

Duke ngelur përsëri tek bujqësia, programi i socialistëve propozon një politikë të re fiskale në mënyrë që të ulen kostot e prodhimit bujqësor. Krijimi i një rrjeti kombëtar tregtimi për produktet bujqësore dhe shumëfishimi i financimit publik ndaj fshatit janë pikat e tjera ku fokusohet programi i ri, i cili në këtë mënyrë synon të fitojë elektorat atje ku e majta ka rezultuar më e dobët gjatë zgjedhjeve të kaluara: zonat rurale.

“Strategjia e PS-së për të nxjerrë vendin nga kriza që po thellohet dita-ditës, synon të bëjë të dobishëm shfrytëzimin e burimeve natyrore përmes anulimit të koncesioneve të paligjshme dhe procedurave transparente të konkurrimit. Ka të bëjë me angazhimin tonë se do hapim 300 mijë vende pune brenda mandatit të parë qeverisës. Duhet të përmbyset sistemi i vjetër i asistencës për të papunët dhe të ndërtohet një program i ri integrimi në punë. Do të garantohet paga minimale mbi minimumin jetik duke siguruar të paktën hapjen e 75 mijë vende pune në vit”, u shpreh Rama.

Një tjetër pikë e programit të ri të socialistëve është edhe çështja e pronave, e cila prej 20 vjetësh ka mbetur e pazgjidhur. “Duhet të heqim termin “ish-pronarë”. Nuk ka ish-pronarë, por pronarë realë. Ne do ta zgjidhim çështjen e pronave dhe do të nisim bashkëpunimin me pronarët”, tha Rama.

* * *

Sot Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, në të cilën do të miratohet programi i ri politik dhe reforma organizative e partisë. Për programin dhe reformimin e PS-së, ashtu siç është bërë e ditur, kanë punuar dy grupe pune.

Në Asamblenë e sotshme pritet që të miratohen draftet si dhe do të zgjidhet kryesia dhe sekretariati i PS-së, me të cilët kreu i opozitës do të punojë për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që sot mendohet se do të diskutohet dhe për propozimin e Arben Malajt për modernizimin e PS-së, propozim ky që është prezantuar nga vetë Malaj në takimet me elektoratin në disa qytete të vendit.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit