Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Programi politik i PS-se, Rama Ta bejme Shqiperine vendin qe meritojme

Publikuar me : 21.12.2011 Ne : Politike - 34 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Partia Socialiste në një mbledhje të 21 grupeve të punës për hartimin e programit të ri politik të saj, ka prezantuar synimet kryesore të programit. Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama theksoi se ky program synon ta bëjë Shqipërinë vendin që shqiptarët meritojnë.

“Kemi ngritur 21 grupe të asamblesë kombëtare për detajimin e programit të ri. Duhet të hapemi përtej vetes, përtej Partisë Socialiste, përtej opozitës për shtjellimin e programit”, u shpreh kreu i opozitës.

Më tej Rama u ndal tek të gjitha çështjet e mprehta të realitetit të Shqipërisë që sipas tij kanë nevojë për ndryshim rrënjësor. Si dy çështje kyçe Rama përmendi shërbimin shëndetësore dhe problemin e pronave.

“Shërbimi shëndetësor që ka sot Shqipëria është një realitet që e turpëron sot politikën. Qeveria e ka shpënë në fundin e pusit të qelbur të korrupsionit”, Rama.

“Në ekrane flet për të drejtën e pronës ndërsa në zyra e hipoteke i shkel këto të drejta. Grupi i punës duhet të gjej një kanal të gjerë komunikimi me pronarët. Do të vendosim në vend institucionin e pronës”, shtoi ai.

Lidhur me infrastrukturën Rama tha se qeveria ka çuan në këtë drejtim pjesën më të madhe të taksave por rezultatet nuk janë ato që duhet të ishin. Ai u shpreh se po ndërtohen rrugë jashtë standardeve.

“Infrastruktura është zëri që ka marrë më shumë investime. Rrugët nuk janë të standardeve perëndimore përveç segmentit të rrugës së kombit – të tjerat janë të botës së tretë”, tha kreu i PS-së.

Më tej Rama foli dhe për taksën progresive – ku sqaroi se me këtë taksë do të rregullohet sistemi i shpërndarjes të të ardhurave. “Sa më i pasur aq më shumë duhet të paguash dhe sa më i varfër të jesh aq më shumë duhet të ndihmosh për një ndarje sa më të pa barabartë”.

Pjesë e programit tha Rama do të jetë edhe krijimi i kushteve për autonomi të pushteti vendor, media të pavarura dhe përmirësimi i shërbimit diplomatik.

Kreu i PS-së bëri të ditur se hartimi i programit do të bëhet në dy fazë. Në fazën e parë, 21 grupet e punës – të cilat u përcaktuan në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare – do të hartojnë nga një raport. Ndërsa në fazën e dytë parashikohet harmonizimi i këtyre raporteve në një të vetëm.

 
Redaksia OnLine
Florenc Stafa

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit