Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Projektligji i PS Te ulet TVSH-ja per ushqimet dhe ilacet

Publikuar me : 05.10.2011 Ne : Politike - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Denis Dedej

Partia Socialiste dorëzoi dje në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet bazë ushqimore, ilaçet dhe shërbimet shëndetësore. Përmes projektligjit Partia Socialiste synon që pas datës 1 janar 2012 të ketë një ulje të ndjeshme të barrës fiskale mbi ushqimet e shportës dhe të shërbimeve mjekësore. Në relacionin bashkëngjitur këtij dokumenti vlerësohet se kjo periudhë ekonomike po vazhdon të karakterizohet nga një rritje e ngarkesës fiskale, nga një shtrenjtim i mallrave dhe shërbimeve jetikë si dhe një shpërndarje e pabarabartë e pasurisë së vendit.

 

Kriza

Ekspertët ekonomikë në Partinë Socialiste vlerësojnë se rritja gjithmonë e më shumë e barrës fiskale, e cila për çdo familje shqiptare gjatë pesë viteve të fundit është rritur me 18 perqind, sjell nevojën e disa ndryshimeve në ligjin e TVSH-së. Duke ia faturuar rritjen e çmimeve krizës ekonomike globale, zyrtarët socialistëve shpjegojnë se rritja e çmimeve, sidomos të produkteve bazë, gjatë këtyre pesë viteve të fundit janë dy ose trefishuar. “Gjatë gjithë kësaj periudhe, qeveria nuk ka bërë asgjë tjetër përveç se ka vazhduar të tatojë konsumatorin shqiptar, që është ai që në fund paguan bashkë me çmimin TVSH-në, në masën 20 perqind. Kjo do të thotë se çdo njeri prej nesh ka paguar me disa fish më shumë TVSH në vite ndërsa qeveria nuk ka marrë asnjë masë për ta parandaluar këtë rritje në kurriz të konsumatorëve, sidomos atyre me të ardhura të pakta”,- vërejnë deputetët e Partisë Socialiste. Ndërkohë, sipas tyre, prej disa vitesh, në Shqipëri është vendosur një sistem i plotë referencash ku në mënyrë arbitrare qeveria përcakton nivelet e çmimeve, duke ndikuar padrejtësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë në treg dhe në konkurrencën e lirë. Ekspertët ekonomikë shprehin keqardhjen për situatën që është shkaktuar prej muajit janar kur dhe u fut në skemën e TVSH-së taksimi i ilaçeve me 10 perqind. Zyrtarët e selisë rozë vërejnë se nga kjo masë çmimi i ilaçeve jo vetëm që nuk u ul, por u rrit në rastin më të mirë, në masën e TVSH-së së vendosur, pra 10 perqind dhe se ky eksperimentim dështoi.

 

Zgjidhja

Në një kohë del e domosdoshme që të rritet konsumi për shkak se 120 mijë familje shqiptare që mbahen me ndihmë ekonomike dhe shifrat e papunësisë janë rritur, ekonomistët socialistë kërkojnë uljen e barrës fiskale për familjet me të ardhura mesatare apo nën mesatare. Sipas tyre, përshkallëzimi i TVSH-së me 0, 10 dhe 20 perqind, teknikisht nuk duhet të sjellë probleme në zbatim, pasi vendosja e kasave fiskale duhej tashmë të kishte ulur në mënyrë të dukshme evazionin fiskal në të gjitha hallkat. “Nevojat për mallrat vaj, sheqer, oriz plotësohen të gjitha nga importi dhe përgjysmimi i TVSH-së për këto mallra do të sillte një efekt në buxhetin e shtetit jo më të madh se 1,8 miliardë lekë. Ndërsa tatimi me 0 perqind TVSH i grurit, miellit, bukës, qumështit dhe vezëve do të ketë një efekt jo më shumë se 1,9 miliardë lekë”,- parashikojnë ekspertët e PS-së. Në fund të relacionit të përgatitur nga deputetët e grupit parlamentar socialist, këta të fundit sqarojnë se propozojnë këtë projektligj, me qëllimin kryesor për të lehtësuar përballimin e jetesës së shqiptarëve, nëpërmjet lehtësimit të barrës fiskale dhe ndikimit direkt te çmimi i këtyre produkteve.

 

18 perqind

Është rritur barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit. Sipas ekspertëve ekonomikë të Partisë Socialiste gjatë kësaj periudhe megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44 perqind, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur me 43 perqind-62 perqind,

 

1,3

Miliardë lekë është pagesa që do të lehtësonte qytetarët vetëm për blerjet e ilaçeve. Socialistët vlerësojnë se vetëm pak pasi në janar të këtij viti u fut në skemën e TVSH-së dhe taksimi i ilaçeve me 10 perqind, u pa se çmimi i ilaçeve jo vetëm që nuk u ul, por u rrit në rastin më të mirë, në masën e TVSH-së së vendosur.

 

 

Si janë rritur çmimet në 5 vitet e fundit

· Energjia elektrike është rritur 62 perqind;

· Barnat janë rritur 43 perqind;

· Shërbimi shëndetësor është rritur 50 perqind;

· Mielli, Buka, Sheqeri, Vaji, Orizi janë rritur mesatarisht me 52 perqind.

 

 

Krahasimi i rritjes së çmimeve të ushqimeve

Në vitin 2006 çmimi i orizit ishte 325 $/ton, sot është 1010 $/ton

Në vitin 2006 sheqeri ishte 300$/ton, sot është 1100 $/ton

Në vitin 2006 vaji ishte 700 $/ton ndërsa sot është 1200 $/ton

Në vitin 2006 gruri ishte 100 $/ton ndërsa sot është 350 $/ton

 

 

Ndryshimet që propozohen në ligjin e TVSH-së nga Partia Socialiste

Pas nenit 24/1 të shtohet neni 24/2 me këtë përmbajtje :

“Furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, janë furnizime që tatohen me 0 perqind TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme në masën 10 perqind, duke filluar nga dt. 1 janar 2012”.

Pas nenit 24/2 të shtohet neni 24/3 me këtë përmbajtje :

“Furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është furnizim i përjashtuar, duke filluar nga dt. 1 janar 2012”.

Pika 2 e nenit 30 të hiqet.

Kuptimi i neneve të propozuara është që furnizimet me mallrat bazë të shportës konsumatore: miell, bukë, qumësht, vezë, dhe ilaçe, janë shërbime të tatuara në masën 0 perqind TVSH, ndërsa furnizimet me vaj, sheqer dhe oriz janë furnizime të tatueshme në masën 10 perqind të TVSH-së.

Projektligji i propozuar është në përputhje me Kushtetutën si dhe me legjislacionin fiskal që ka lidhje me të. Konkretisht projektligji është në përputhje me nenin 4 të ligjit nr. 9920, datë 15.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

 

 

Energjia elektrike është rritur 62 perqind;

Barnat janë rritur 43 perqind;

Shërbimi shëndetësor është rritur 50 perqind;

Mielli, Buka, Sheqeri, Vaji, Orizi janë rritur mesatarisht me 52 perqind.

 

 

Çmimet nga 2006 në 2011

Në vitin 2006 çmimi i orizit ishte 325 $/ton, sot është 1010 $/ton,

Në vitin 2006 çmimi i sheqerit ishte 300$/ton, sot është 1100 $/ton

Në vitin 2006 çmimi i vajit ishte 700 $/ton, sot është 1200 $/ton

Në vitin 2006 çmimi i grurit ishte 100 $/ton, sot është 350 $/ton

 

 

10 perqind

Është niveli i TVSH-së që paguajnë shqiptarët për ilaçet. Kjo masë hyri në fuqi në janar të këtij viti dhe u shoqërua me rritjen e menjëhershme të çmimit të ilaçeve po në masën 10 për qind, në mos më shumë në disa raste. Heqja e TVSH-së për ilaçet parashikohet të lehtësojë qytetarët nga një tarifë prej 1.3 mld lekësh.

 

Me çfarë kompensohet heqja e TVSH-së

Ushqimet bazë që konsumohen në tryezat shqiptare janë të gjitha mallra importi. Shifrat zyrtare tregojnë se nevojat për mallrat vaj, sheqer, oriz etj plotësohen të gjitha nga importi dhe përgjysmimi i TVSH-së për këto mallra do të sillte një efekt në buxhetin e shtetit jo më të madh se 1.8 mld lekë. Ndërsa tatimi me 0 perqind TVSH i grurit, miellit, bukës, qumështit dhe vezëve do të ketë një efekt jo më shumë se 1.9 mld lekë. Në total shteti do të humbiste nga këto 3.7 mld lekë, por kjo shumë mund të kompensohet shumë lehtë. “Efektet financiare pasojë e kësaj nisme ligjore mund të përballohen nga të ardhurat e siguruara nga dhënia e licencës së II të 3G një kompanie të telefonisë mobile, por edhe nga përmirësimi i administrimit fiskal e veçanërisht uljes së evazionit fiskal”,- thuhet në propozimin e PS-së.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit