Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Projektligji Komision me tre anetare per kontrollin e SHISH-it

Publikuar me : 08.09.2011 Ne : Politike - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Luis Tanushi

Parlamenti shqiptar po diskuton një projektligj të veçantë që do ti japë të drejtë Komisionit të Sigurisë të ushtrojë kontroll të plotë mbi Shërbimin informativ dhe organet e tjera hetimore. Ligji i shumë kundërshtuar për Shërbimin Informativ Shtetëror është rikthyer në Kuvend për të marrë edhe “bekimin” e opozitës, por negociatat do të zhvillohen në sekret të plotë. Që në fillim të mbledhjes së djeshme të Komisionit të Sigurisë, kryetari Leonard Demi ka kërkuar që seanca të mbahet me dyer të mbyllura dhe ka porositur deputetët që të ruajnë sekretet. Nga ana e tyre socialistët kanë kërkuar që të paraqiten në komision për të dhënë shpjegime tre ministra, dy krerë institucionesh si dhe vetë kreun e SHISH. Ligji i SHISH ka qenë molla e sherrit mes qeverisë shqiptare nga një anë dhe SHBA-së dhe NATO-s nga krahu tjetër.

Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Sigurisë kërkuan thirrjen në interpelancë dëgjimore të drejtuesve të institucioneve të sigurisë. Sipas deputetëve socialistë, Ilir Gjoni dhe Pirro Lutaj, ministrat e mazhorancës që duhet të raportojnë në Komisionin e Sigurisë konkretisht ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi si dhe numri një i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

“Parashtroj dhe njëherë kërkesën për disa raportime që ne si përfaqësues të opozitës i konsiderojmë të domosdoshme për të para ecurinë e disa prej institucioneve kryesore të sigurisë kombëtare siç është një raportim i nevojshëm nga ministri i Mbrojtjes. Duhet të vijë edhe kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë të flasë për reformën në institucionin që drejton, por edhe reformën në ushtri. Dhe ministri i Brendshëm sidomos dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë të bëjnë një raportim për mbi ecurinë e reformave dhe kryesisht për situatën kriminale në vend”, tha nënkryetari i komisionit, Ilir Gjoni. Ndërsa kryetari i Komisionit të Sigurisë Demi tha se disa prej institucioneve janë në fazën e procedurave ndërsa për disa të tjerë u shpreh i gatshëm për të kërkuar zhvillimin e seancave dëgjimore siç është rasti me Ministrin e Jashtëm.

Opozita kërkoi edhe vendosjen në kalendar të një ligji që parashikon mbikëqyrjen parlamentare të SHISH-it. “Është hartuar një projektligj për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve informative. Projektligj që është hartuar dhe me konsulencën e OSBE dhe ekspertëve britanikë është në Kuvend dhe është mirë që ti sugjerojmë kryetares që ai të futet në axhendë dhe ta diskutojmë në komision”, theksoi nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Ilir Gjoni.

Në këtë projektligj parashikohet ngritja e një nënkomisioni me tre anëtarë që do të kenë të drejtë të nisin inspektime të paralajmëruar ose jo të mjeteve dhe godinave që përdoren nga shërbimi i kontrolluar në lidhje me survejimin dhe regjistrimin e telekomunikimeve. Autoritet shtetërore me përjashtim të gjykatave dhe prokurorisë do të jenë të detyruara që të vënë në dispozicion të nënkomisionit që do të kontrollojë veprimtarinë të gjithë dokumentacionet përkatëse. Ndërkohë çdo katër muaj, edhe përveç atyre nëse është e nevojshme, shërbimi i kontrolluar i sigurisë do të raportojë në nënkomision për zbatimin e masave të kontrolluara. Një çështje e rëndësishme e projektligjit të ri lidhet edhe me mbrojtjen e të dhënave konfidenciale. Sipas projektligjit të ri, anëtarët e nënkomisionit duhet të mbrojnë të dhënat konfidenciale me të cilat janë njohur ose që kanë marrë gjatë punës së tyre ose që kanë lidhje me punën. Të dyja palët kanë rënë dakord në parim për këtë çështje, por ende nuk është përcaktuar përkatësia e tre anëtarëve të nënkomisionit. Opozita kërkon shumicën ndërsa mazhoranca nuk është shprehur ende për këtë fakt.

 

 

Lutaj: Pse kërkojmë kontrollin e institucioneve

Anëtari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Pirro Lutaj ka rrëfyer për “Shekullin” disa nga detajet e projektligjit të ri për kontrollin e Shërbimeve Informative. Sipas Lutajt, qëllimi është shpëtimi i institucioneve të pavarura nga sulmet personale të kryeministrit Berisha mbi drejtuesit e tyre për shkak të mosbindjes ndaj shefit të mazhorancës.

 Zoti Lutaj, ju keni kërkuar kontrollin e institucioneve të sigurisë veçanërisht të Shërbimit Informativ Shtetëror. Si e mendoni procedurën që duhet ndjekur për të ushtruar kontrolle të tilla?

Vetë mazhoranca nuk ka dashur që ta fusë kontrollin e institucioneve të pavarura në rrugë institucionale. Në këtë kuadër ne kemi kërkuar ta përcaktojmë këtë me ligj. Për të rritur efektshmërinë e ne kemi diskutuar edhe me specialistët e OSBE-së dhe sot kërkuam që ky projektligj të shqyrtohet në Komision. Komisioni i Sigurisë duhet ta organizojë veprimtarinë e tij nëpërmjet nënkomisioneve. Pra të krijohen nënkomisione për të kontrolluar respektivisht: një nënkomisionin Ministrinë e Brendshme , një Ministrinë e Mbrojtjes dhe një Shërbimin Informativ të Shtetit etj.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë ngriti shqetësimin për sigurinë e informacioneve të cilat mund të rrjedhin. A rrezikohet siguria e informacioneve?

Jo ligji ka parashikuar kontrollin parlamentar të këtyre institucioneve edhe me legjislacionin ekzistues. Sidoqoftë mazhoranca është justifikuar me faktin se kërkon një ligj të posaçëm për kontrollin e Shërbimit Informativ. Edhe ne s’jemi kundër. Domethënë ne kërkojmë që të gjendet formati dhe metodat ligjore për të kontrolluar SHISH, ashtu sikurse kontrollojmë institucionet e tjera për të nxjerrë konkluzione se po të vihet re shpesh herë institucionet janë bërë pre e sulmeve të pamotivuara të kryeministrit. Më saktë Shërbimi Informativ është bërë pre e sulmeve të kryeministrit pa asnjë argument, thjesht sepse nuk ka qejf drejtuesin e këtij shërbimi ose që i di ai vetë. Prandaj edhe ne kemi kërkuar institucionalizimin e këtij kontrolli.

Si e shikoni këtë mungesën e raportimit të kreut të shërbimit informative në kuvend?

Kreu i shërbimit informativ ka qenë mjaft korrekt me kërkesat që i ka bërë Komisioni i Sigurisë. Ai është paraqitur në Komisionin e Sigurisë sa herë që është kërkuar, por përgjithësisht kryetari i Shërbimit ka ardhur në Komision për diskutimet për buxhetin, ka kërkuar ndihmë nga komisioni. Komisioni shpesh herë në mënyrë unanime i ka kërkuar qeverisë ta ndihmojë Shërbimin Informativ lidhur me kërkesat me qëllim kryerjen e funksioneve, por gjithmonë qeveria nuk e ka ndihmuar.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit