|
Prokurori amerikan, hetim te kangjellat e Kryeministrise
Publikuar me : 20.04.2011 Ne :
Kronike - 102 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
TIRANE - Prokurori amerikan i ardhur per te asistuar ne hetimin e vrasjeve te demonstrates se 21 janarit 2011, zbarkon ne oborrin e kryeministrise se bashku me hetuesit dhe prokuroret e Tiranes, per te keqyrur nga afer vendin e ngjarjes dhe kangjellat e shpuara nga plumbat luftarak te efektiveve te Gardes se Republikes.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe zyrtareve te Keshillit te Ministrave, ku me lejen e tyre eshte lejuar te hyje brenda rrethimit te kryeministrise prokurori amerikan John Kotla. Ka qene ora 10 00 paradites se hene, kur prokurori amerikan John Kotla i shoqeruar nga hetuesit dhe prokuroret e ceshtjes se 21 janarit, kane hyre nepermjet portes, e cila diten e demonstrates eshte thyer, brenda rrethimit te kryeministrise per te pare vendin e ngjarjes.
Tek porta hyrese, prokurori amerikan eshte ndaluar nga efektivet e Gardes se Republikes, te cilat, pasi kane marre konfirmimin nga brenda nderteses, kane lejuar shtetasin amerikan te hyje brenda rrethimit se bashku me hetuesit e ceshtjes. Te gjithe se bashku, sipas prokurorise, kane pare vendin e ngjarjes, vendet ku diten e demonstrates mendohet se kane qene te vendosur personat e caktuar nga plani i masave si grupi i zjarrit, si dhe kane bere keqyrjen e kangjella te murit rrethues se kryeministrise.
Ne keto kangjella, prokurori amerikan, ka konstatuar me ane te nje lapsi drejtimin e hyrje-daljeve dhe kendin e hyrjes dhe daljes se plumbave ne keto kangjella, ku ende kane mbetur gjurmet tej shpuese. Pas ketyre veprimeve, prokurori amerikan, mesohet se ka kerkuar te njihet edhe me vendet ku prokuroria ka konstatuar shumicen e gezhojave te plumbave luftarak te shkrepur diten e demonstrates dhe vendet ku jane vrare dhe plagosur demonstruesit.
Gjithashtu, prokurori i ardhur nga SHBA-te, ka kerkuar nga hetuesit e ceshtjes, qe te fotografojne te gjithe predhat e demtuara, qe jane gjetura neper vende te ndryshme brenda dhe jashte rrethimit te kryeministrise. Predha, keto qe, sipas eksperteve te Institutit te Policise Shkencore, jane te demtuara dhe nuk mund te kryhet ekspertimi balistik e krahasues me gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes dhe armet e efektiveve te Gardes se Republikes.
Keto foto, sipas hetuesit amerikan, do te dergohen ne laboratorin e Byrose Federale te Hetimit (FBI-se) qe ndodhet ne Bullgari, per te pare, nese ekspertet e FBI-se mund te bejne keto ekspertime balistike e krahasuese. Keto predha, sipas akuzes, jane gjetur dhe sekuestruara ne kangjellat e rrethimit te kryeministrise, ne pishat qe ndodhen ne trotuaret e bulevardit Deshmoret e Kombit, ne ndertesen e UNICEF-it qe ndodhet mes dy kullave binjake dhe Gjykates Kushtetuese, si dhe ne nje nga filialet e bankes qe ndodhet brenda ambienteve te dy kullave binjake.
Te gjithe keto predha, sipas eksperteve te Institutit te Policise Shkencore, jane te demtuara dhe nuk mund te kryhet ekspertimi balistik e krahasues me gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes dhe armet e efektiveve te Gardes se Republikes qe ishin ne detyre diten e demonstrates. Gjithashtu, po dje, grupi hetimor ka diskutuar edhe per menyren e berjes se eksperimentit ne vendin e ngjarjes, ku jane hedhur dy variante.
Ajo e berjes se eksperimentit me spango ose laser, per te konstatuar vendin nga eshte bere qitja e plumbave qe kane gjetur vdekjen 4 demonstrues dhe 6 te tjere jane plagosur.
Gjate paradites se djeshme, ne ambientet e prokurorise se Tiranes, eshte prezantuar edhe prokurori tjeter amerikan, i ardhur per te asistuar prane Policise se Shtetit, per hetimin e organizatoreve te demonstrates dhe vete demonstruesit. Sipas ketyre burimeve, mesohet se prokurori Sem Nazaro eshte prezantuar dje edhe me prokuroret e ceshtjes, duke shprehur gatishmerine e tij per te ndihmuar ne zbardhjen e ceshtjes.
Sipas hetuesve, prokurori Nazaro po ndihmon efektivet e policise per zbardhjen e organizatoreve te demonstrates se dhunshme, sipas policise dhe vete demonstruesit pjesemarres. Gjithashtu, prane prokurorise ka shprehur gatishmerine per te ndihmuar edhe oficeri i kontaktit te FBI-se, z. Tim Lein.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 28 here.
Bombola gazi / Foto arkiv
Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër.
Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|