Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prokurori Gjykate: Ndryshoni Kodin e Procedures Penale

Publikuar me : 10.02.2010 Ne : Kronike - 414 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

KRIMET E RENDA

Kreret e Institucioneve, gjate analizes vjetore te Gjykates se Krimeve te Renda kerkuan.................... e ligjit, per mos deshtimin e ceshtjeve


Shtyrja e proceseve gjyqesore nga avokatet dhe mosekzekutimet e leterporosive mbeten ngerce ne dere te Ministrise se Drejtesie


TIRANE- Ne analizen vjetore te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda ne kryeqytet, drejtuesi i ketij institucioni, gjyqtari Dritan Halluni, ne permbledhjen e punes nje vjecare te ketij institucioni, kerkoi publikisht nga Ministria e Drejtesise, rishikimin e disa veprave penale te Kodit Penal, Procedures Penale, unifikimin praktikes gjyqesore si dhe percaktimin e statusit te ketyre gjyqtareve.


Pavaresisht fteses per pjesemarrje, zyrtaret e Ministrise se Drejtesise denjuan te ndiqnin analizen. "Kerkojme plotesimin e kuadrit ligjor per Luften Kunder Krimit te Organizuar; rishikimin e Kodit Penal per disa figura te veprave penale ne kompetence te Gjykates per Krime te Renda.


Njesimin e praktikes gjyqesore nga ana e Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte per disa ceshtje te diskutueshme te praktikes gjyqesore te dy Gjykatave te Krimeve te Renda; nje shtese ligjore per te percaktuar qartesisht perfitimet nga statusi i vecante i gjyqtarit te kesaj gjykate, si mbrojtjen dhe shoqerimin fizik, perfitimin e kredise se baneses ne rrethana lehtesuese dhe rimandatimin pas kalimit te afatit 9- vjecar te gjyqtareve si dhe interpretimin ne perputhje me nenin 138 te Kushtetutes per sistemin e pages dhe perfitimeve te tjera per gjyqtaret e kesaj gjykate",-thuhet ne rekomandimet kryetarit te gjykates, Dritan Halluni. Gjithashtu, ai i kerkoi Ministrise se Drejtesise rishikimin e Kodit te Procedures Penale, e sidomos raportet gjykate-pale, ne lidhje me afatet e paraburgimit gjate hetimit e gjykimit.


"Te rishikohet Kodi i Procedures.Penale per raportet gjykate-pale ne lidhje me afate prekluzive dhe te afateve te paraburgimit per te pandehurit qe akuzohen per krime te renda, pasi zvarritja e proceseve gjyqesore po sjell mbarimin e afateve te paraburgimit"-tha. Me tej ai shtoi se zvarritjet e seancave gjyqesore po behen nga avokatet dhe mos ekzekutimi i leter-porosive nga shtetet perkatese.


I ketij mendimi ishte edhe kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Olsian Çela, pohoi se Ministria e Drejtesise duhet te marre masa ndaj atyre qe behen shkak per zvarritjen e proceseve gjyqesore. Nderkohe, nga Gjykata e Larte kerkoi unifikimin e disa vendimeve ne lidhje me interpretimet e Kodit te Procedures Penale, si per kallezueset apo viktimat e trafikut njerezor me qellim prostitucionin dhe "mbetjen ne tentative".


Per keto dy nene, kryeprokurori Çela kerkoi qe Gjykata e Larte te jape drejtim, per te mos sjelle prishjen e dosjeve voluminoze qe jane hetuar dhe gjykuar prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda.


"Shqetesues mbetet nje numer i caktuar ceshtjesh te cilat jane ende ne gjykim dhe qe per ne perbejne nje shqetesim themelor, sepse jane ceshtjet me te rendesishme qe ne kemi sjelle para kesaj gjykate. Mendoj se eshte e domosdoshme qe te shpejtohen hapat per ndryshimet ne Kodin e Procedures Penale sepse nje nga kriteret vleresuese eshte edhe shpejtesia ne gjykim",-theksoi Çela ne fjalen e tij.


Spahiu Po hetojme shtyrjen e gjyqeve


Nderkohe, po per zvarritjet e proceseve te medha gjyqesore zv/kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, i pranishem ne kete analize, njoftoi se ka nisur nje hetim tematik mbi shkaqet e shtyrjeve te ketyre seancave gjyqesore.


"Inspektorati i KLD-se ne bashkepunim me ate te Ministrise se Drejtesise kane nisur nje hetim tematik per keto zvarritje, per te nxjerre konstatimet se kush jane arsyet e ketyre shtyrjeve. Nese jane gjyqtaret do te kete procedime disiplinore ndaj tyre, a nese jane subjektet e tjera, avokatet apo mos ekzekutimi i leter-porosive do te merren masa per permiresimin e kuadrit ligjor",-tha zv/kryetari Spahiu ne fjalen e tij.


Nderkohe, mbledhja e analizes vjetore filloi me nje minute heshtje ne nderim dhe respekt te gjyqtarit Xhelal Elezi, i cili pak dite me pare humbi jeten si pasoje e nje hemorragjie ne tru (gjakderdhje ne tru) gjate shqyrtimit te seances gjyqesore ne ngarkim te ish-drejtuesve te SHIK-ut. Ne analizen e djeshme ra ne sy mungesa e zyrtareve te Ministrise se Drejtesise dhe Policise se Shtetit.


Ndersa te pranishem ishim pervec zv/kryetarit te KLD-se Spahiu, drejtuesin e Prokurorise se Krimeve te Renda Çela, Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Gazmend Dibra dhe perfaqesues te huaj qe asistojne ne sistemin e drejtesise ne vend.


Te gjitha ceshtjet e shqyrtuara gjate 2009
136 kerkesa per gjykim (gjyqe themeli)
181 masa te sigurimit personal
583 kerkesa per pergjime
73 kerkesa te tjera penale
18 kerkesa per sekuestrim e konfiskim te pasurive

Apeli:
Duam gjykimin e krimeve qe denohen me mbi 15 vite


TIRANE- Po gjate dites se djeshme, brenda ambienteve te nderteses se re te Gjykates se Shkalles se Pare dhe Apelit per Krimet e Renda u mbajt analiza vjetore e ketyre te fundit.


Kryetari i kesaj gjykate, Gjovalin Pernoca, permblodhi punen nje vjecare te institucionit. Pas rezultateve te evidentuara, Pernoca renditi disa propozime per Ministrine e Drejtesise dhe KLD-ne per ndryshimet ligjore per permiresimin e Kodit te Procedures Penale.


"Te ndryshohet kompetenca e gjykimit te Gjykates per Krime te Renda, duke u vendosur perseri ato lloj veprash penale qe ishin parashikuar qe ne krijimin e tyre dhe cdo veper penale qe parashikon denim me burgim jo me pak se 15 vjet, pasi ato vertet perbejne krime te renda si dhe jane te perballueshme nga ana sasiore e cilesore nga keto gjykata. Te ndryshoje perberja e trupit gjykues te Gjykatave per Krime te Renda nga pese ne tre gjyqtare.


Te permiresohet statusi i gjyqtareve ne pergjithesi dhe per krimet e renda ne vecanti (pagat, pensionet, kredi me kushte lehtesuese, garanci shendetesore, etj), si dhe te dalin aktet nenligjore per sigurine fizike te gjyqtareve si dhe te familjeve te tyre, prones, etj.


Te hiqet nga ligji yne organik percaktimi i mandatit 9-vjecar, gje qe nuk eshte mbrojtje ne aspektin e patundshmerise, por rrezikon qe ne perfundim te mandatit, gjyqtaret te diskutohen per te vazhduar pune ne gjykata te tjera edhe jashte rrethit, gje qe nuk perben garanci e vleresim per detyren qe perballojme"-tha Pernoca ne fjalen e tij, duke nenvizuar pozitive punen nje vjecare te institucionit qe ai drejton, qe sipas tij jane gjykuar ceshtjet ne nje afat shume te shpejte.

APEL


Gjate 2009 jane perfunduar 162 ceshtje
- 75 ceshtje penale themeli,
- 48 ceshtje qe u perkasin masave te sigurimit,
- 39 ceshtje te vecanta.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit