Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kronike - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pellumb Mullaj
Prokuroria e Korçës ka dhënë pretencën Pëllumb Mullajn, babain e dy vajzave të mitura, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion. Në seancën e sotme, organi i akuzës ka kërkuar 15 vite burg për babanë-tutor.
Arrestimi dhe vënia para drejtësisë e Mullajt erdhi pas dëshmisë në polici të dy vajzave 13 dhe 15 vjeçe, të cilat treguan se si ishin të detyruara të “punonin” në këmbim të 1 mijë apo 2 mijë lekëve, e më pas t’ia jepnin paratë babait të tyre 52-vjeçar.
Për më tepër, shfrytëzimi i dy vajzave ka ndodhur lur ato ishin në moshë fare të vogël, 8 dhe 10 vjeçe.
Dy vajzat e 52-vjeçarit Mullaj trajtoheshin me ushqim e fjetje në një qendër të financuar nga një fondacion holandez, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të familjes.
Babai shkonte herë pas here për ti takuar. Ai i merrte nga qendra dhe më pas i detyronte të prostituonin në këmbim të parave.