Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prokuroria Dhuna ne bashki, te pezullohet kreu i policise Hoxha

Publikuar me : 22.09.2011 Ne : Kronike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj

TIRANË- Prokurorisë së kryeqytetit iu deshën rreth 11 ditë kohë për të konstatuar se Shefi i Policisë Të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha ka konsumuar elementë të tre veprave penale duke dhunuar dy ish-punonjësve të këtij institucioni. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të institucionit të akuzës, sipas të cilëve, prokurori Albert Demirneli ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” deri në përfundim të hetimeve për ish-shefin e Komisariatit nr.3 në kryeqytet. Sipas prokurorisë, Hoxha dyshohet për konsumimin e tre veprave penale, atë të “fyerjes”; “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kanosjes” për shtyrjen në moskallëzim krimi ndaj tyre.

“Më 9 Shtator pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor është dorëzuar një kallëzim penal ndaj shtetasit Florenc Hoxha me detyrë Shef i Policisë Bashkiake të Tiranës. Ky kallëzim ishte firmosur nga dy ish-punonjëset e Drejtorisë së Përgjithshëm të Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, shtetaset A.Çobani dhe E.Duro. Dy kallëzuesit kanë akuzuar Hoxhën për ushtrim të dhunës fizike ndaj tyre. Prokuroria ka nisur verifikimin menjëherë pas këtij kallëzimi, çka ka konstatuar se Shefi i Policisë Bashkiake Hoxha ka konsumuar elementë të tre veprave penale, atë të “fyerjes”; “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kanosjes” për shtyrjen në moskallëzim krimi. Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra për Shefin e Policisë Bashkiake, të dyshuarit Hoxha deri në përfundim të fazës hetimore”,- thuhet nga të dhënat e mësuara nga Prokuroria.

Sipas këtyre burimeve, shkaku i kësaj kërkesë është fakti se qëndrimi i tij në detyrë, mund të rrezikojë hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes në ditët në vazhdim. Kërkesa për pezullimin nga detyra është dorëzuar pranë krye-sekretarisë së Gjykatës së Tiranës mesditën e djeshme me firmën e prokurorit të çështjes Albert Demirneli dhe drejtuesi i këtij institucioni, Sokol Malaj. Paraditen e sotme, pritet që gjyqtarja e gatshme Rezarta Balliu (Vigani) të marrë dosjen dhe më pas të caktojë orën dhe ditën e seancës gjyqësore, ku do të shqyrtoj kërkesën e prokurorisë për pezullimin nga detyra të kryepolicit të Bashkisë së Tiranës Hoxha.

Ky i fundit, në fillim të muajt shtator, brenda zyrave të Bashkisë së Tiranës ka dhunuar dy ish-punonjëset e Drejtorisë së Përgjithshëm të Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, shtetaset A.Çobani dhe E.Duro të cilët kishin shkuar pranë këtyre ambienteve për të mësuar arsyen e shkarkimit nga detyra. Dy të dhunuarat, pas një debati me zyrtarët e Drejtorisë së Taksave dhe Tatimeve në Bashkinë e Tiranës, janë larguar me forcë nga këto zyra, ku për pasoja i janë shkaktuar edhe dëmtime fizike në trup.

 

Hoxha bëri padi kundër dy grave

Ditën e ngjarjes edhe vetë kryepolici i Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha ka deponuar një kallëzim ndaj dy të “dhunuarave” duke i akuzuar ata për sulm verbal ndaj tij dhe shkatërrimit të pronës së Bashkisë. Në kallëzimin penal të firmosur nga Hoxha, thuhet ndër të tjera se Çobani dhe Duro prej ditësh dhunonin zyrat e institucionit të Drejtorisë së Taksave dhe Tatimeve në Bashkinë e Tiranës, duke mos lejuar funksionimin normal të kësaj zyre. “Ato kanë fyer dhe kërcënuar brenda zyrave të Tatim-Taksave, duke e bërë punën të pamundur. Të ndodhur në këto kushte, efektivët e policisë ndërhynë për të larguar nga mjediset e punës dy punonjëset e lajmëruara më herët për largimin nga detyra”,- thuhet ndër të tjera në kallëzim.

 

Dy inspektoret u kërcënuan me SMS që të tërhiqeshin

Dhjetë ditë pas sherrit në zyrat e bashkisë, dy inspektoret Çobani dhe Duro janë kërcënuar që të tërheqin denoncimin. Përmes mesazheve telefonike atyre u është kërkuar që të mbyllin çështjen ose në rast të kundërt do të kenë pasoja.

Mesazhi ka ardhur nga numri celular 06862 80116 dhe inspektorët akuzojnë si autor të mesazhit kërcënues Florenc Hoxhën. Ato kanë bërë kallëzim në komisariatin numër 3 në Tiranë dhe më pas në prokurori. Anila Çobani dhe Etleva Duraj i kanë dërguar edhe një letër kryeprokurores Ina Rama ku kanë kërkuar që drejtësia të vendoset në vend. “Kemi 10 dite mundohemi të fshehim shqetësimin, zemëratën dhe shenjat e dhunës që akoma janë të dukshme në krahët tanë. Ju lutemi Juve, si eprori më i lartë i institucionit të akuzës. Ju lutemi si nëna, si motra, si bashkudhëtare në betejën e gjatë dhe të pa realizuar për të drejtat e grave në institucione dhe në shoqëri: duam hetimin e menjëhershëm ashtu siç e kemi parashtruar dhe në kallëzimin penal që kemi bërë menjëherë ditën e ngjarjes”,- thuhet në letrën e dy inspektoreve.

 

 

Si u goditën dy inspektoret Çobani dhe Hoxha

Më datë 6 shtator të këtij viti dy inspektoret e tatim-taksave të Bashkisë së Tiranës, Anila Çobani dhe Etleva Duraj janë goditur, shtyrë dhe kërcënuar në zyrën e tyre të punës. Shefi i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ka hyrë në zyrë dhe, sipas grave, u është drejtuar me fjalët: Do ta paguani 8 majin. Më pas ai ka kërkuar që tao të dalin nga zyra pasi janë të pushuara nga puna. Dy gratë kanë folur me shefin e tyre direkt, drejtorin e tatim-taksave, i cili u ka thënë që të vazhdojnë punën dhe të mbyllin inspektimet që kanë në dorë.

Kur gratë i janë përgjigjur Florenc Hoxhës se nuk do të dilnin nga zyra, atëherë ai ka tentuar ti nxjerrë ato me forcë. Sipas grave, në këtë veprim ai ishte i shoqëruar edhe nga pesë persona të tjerë. Një pjesë e skenës është filmuar nga një telefon celular. Dy gratë kanë denoncuar ngjarjen duke treguar edhe shenjat e dhunës në këmbë dhe trup.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit