Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prokuroria heton pasurine e grabitesve te Norvegjise

Publikuar me : 05.12.2011 Ne : Kronike - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Flamur Vezaj

TIRANË- Prokuroria e Krujës ka nisur hetimin për pasurinë e pesë shqiptarëve që kanë kryer grabitjen e 45 kilogramëve ar dhe diamante në një argjendari në Norvegji. Bazuar në ligjin “Antimafia” institucioni i akuzës në Krujë, ka filluar hetimin pasuror pasi policia e prokuroria norvegjeze nuk kanë mundur që të gjejnë sendet e vjedhura. Përveç bizhuterive janë vjedhur edhe një sasi koronash norvegjeze, e cila e konvertuar në Lek arrin në rreth 57 milionë lekë të reja. “Me ardhjen e vendimeve të Gjykatës së Oslos të formës së prerë dhe vendimit të Gjykatës së Krujës, ku është dënuar njëri nga autorët e kësaj vjedhje, prokuroria e Krujës ka nisur hetimin pasuror të tyre.

Si subject të këtij hetimi, janë shtetasit: Alban Halitaj, Robert Gjoleka, Ilir Ura, Arbër Qendro alias Andi Bega dhe Nestur Kapurani dhe të afërmit e ngushtë të familjes së tyre, siç e parashikon ligji”, -thuhet nga burimet e Prokurorisë së Përgjithshme. Prokuroria ka kërkuar të dhëna nga të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR-së) që t’i vihen në dispozicion organit të akuzës, të gjitha llogarit bankare, pronat dhe bizneset që figurojnë në emër të të dënuarve apo pjesëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre. “I kemi kërkuar bankave në mënyrë analitike, që të na vënë në dispozicion llogaritë bankare, pronat apo bizneset që këta të dënuar kanë në Shqipëri.

Në momentin që do të konstatojmë se në emër të tyre ka llogari të hapura, prona të blera dhe biznese të hapura pas 2010 do- të sekuestrohen dhe do t’i nënshtrohen një procesi penal. Gjatë këtij procesi, do të verifikohet origjina e të ardhurave që ndodhen në llogari bankare, apo pronat e blera si dhe të ardhurat e përdorura për të hapur bizneset”,- thuhet nga prokuroria. Dyshohet se nga 45 kg sende me vlerë dhe para kesh (cash) që janë vjedhur në argjendarinë “Kalaja e Artë” (Gullborgen) në Oslo të Norvegjisë shkurtin e 2010. Gjithashtu, sipas prokurorisë, një hetim i tillë ka nisur edhe në Norvegji, ku po verifikohen pasurit e të pandehurve të ngritura në shtetin skandinav para, gjatë dhe pas vjedhjes më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në shtetin nordik. Ky hetim ka nisur duke marrë shkak edhe nga mos gjetja e të gjithë bizhuterive, floririt dhe diamanteve të vjedhura.

 

 Ndërtesa e argjendarisë

Për të hyrë në ambientin e argjendarisë Gullborgen nga vendi ku është realizuar vjedhja duhet të kalosh në pesë dyer të cilat janë dyer të përbashkëta për të gjithë banorët e kësaj ndërtese me pesë kate ku në katin e parë janë dyqane dhe nga kati i dytë e sipër janë apartamente banimi.  Në derën e dytë kishte gjurmë të dukshme thyerje dhe dera e peste dryni i saj ishte në dysheme në të majtë të derës. Në derë mungonte dryni dhe doreza e derës ishte pothuajse e prishur. Kjo derë ka drejtim drejt bodrumit të larjes. Nga pragu i derës numër pesë fillon një shkallë bodrumi druri, kjo shkallë druri shkon poshtë drejt bodrumit në dhomën e larjes. Në të djathtë, në fund të shkallës ndodhet një dollap siguresash dhe duke ecur drejtë shkon në një dhomë afërsisht 20 m2. Kjo dhomë ishte pothuajse e boshatisur në të cilën janë fiksua një lavatriçe dhe një makinë tharje afër lavatriçes, në mur ndodhej një vrimë në forme katrore me përmasa 120 x 120 etj.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit