Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prokuroria heton trafikun e municioneve te shtetit shqiptar

Publikuar me : 03.10.2011 Ne : Kronike - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj

Tragjedia e gërdecit është hetuar dhe dërguar në gjykim për atë që ndodhi më 15 maj, 26 jetë të humbura, 300 të plagosur dhe qindra shtëpi të shkatërruara, por në prokurori ekziston një dosje tjetër për trafikun e armëve. I denoncuar gjerësisht në media, trafiku u duk sikur mbeti jashtë hetimit, por Krimet e Rënda prej tetë muajsh janë duke mbledhur informacione për këtë gjë. Sipas burimeve të këtij institucioni, që nga muaji shkurt 2011 hetuesit kanë marrë nën hetim dosjen voluminoze të dyshimit të trafikut të armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme të botës. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilëve, dosja penale e ndarë nga ajo e tragjedisë së Gërdecit prej tetë muajve ndodhet në zyrat e prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi.

Sipas këtyre të dhënave, mësohet se hetimet për trafik të armëve dhe municioneve kanë nisur pas deklarimit publik të të ndjerit Kosta Trebicka, i cili hodhi dyshimet e para për trafik të municioneve nga kompania shtetërore “MEICO” me drejtues të pandehurin Ylli Pinari dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. “Dosja ndodhet pranë Prokurorisë për Krime të Rënda prej disa muajsh. Janë kryer dhe po kryen verifikime të ndryshme. Ende nuk kemi ndonjë gjë konkrete për të bërë publike për momentin, por hetimet vazhdojnë. Janë administruar dhe marrë në verifikim të gjitha kontratat e kompanisë “MEICO” me shtetet e ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Po verifikohen kontratat nga vitit 2006 deri më 2008, kohë kur institucionin e MEICO-së e drejtonte Ylli Pinari”,- thuhet nga të dhënat zyrtare.

Sipas këtyre burimeve, një nga pistat kryesore të hetimit është edhe kontrata mes MEICO-së dhe 22 vjeçarit Efraim Diveroli, për aferën me municionet kineze të porositura nga Pentagoni i SHBA-së, të cilat i jepeshin ushtrive aleate në Afganistan. Sipas kësaj kontrate, qeveria shqiptare do- t’i shiste shtetasit Diveroli rreth 104 milionë fishekë 7.62 normal dhe gjurmëlënës. Këto fishekë, sipas kontratës, nuk duhet të ishin kineze, por, në bashkëpunim me drejtorin e MEICO-së Pinarin, 22 vjeçari kishte arritur të mashtronte Pentagonin duke i shitur fishekë kinezë duke i paketuar si hungarezë.

Pjesë e këtij hetimi, sipas prokurorisë, është edhe depoja e MEICO-së që ndodhej në qarkun e Durrësit dhe një depo e Forcave të Armatosura në aeroportin e Rinasit, ku mendohet se ripaketoheshin këto fishekë kinezë duke i ndërruar vendin e prodhimit. Për këtë mashtrim në SHBA presidenti i kompanisë “AEY” Diveroli u dënua me 4 vjet burg. Kompania e 22 vjeçarit kishte pranuar se nga Shqipëria kishte dërguar për në Afganistan një shumë prej rreth 90 milion fishekësh, në zbatim të kontratës së tij me Pentagonin prej 298 milion dollarësh të nënshkruar në vitin 2007. Veprimi i 22 vjeçarit, sipas gjykatës përbënte vepër penale, pasi kishte shkelur embargon e vendosur në vitin 1989 nga Kongresi Amerikan ndaj armëve të prodhuara në Kinë, pas masakrës ndaj studentëve kinezë në sheshin Tienanmen të Pekinit. Nga ana tjetër, prokuroria po verifikon të gjitha shkresat zyrtare dhe korrespodencën që kompania shtetërore MEICO kishte me blerës municioni dhe shtete të ndryshme në Evropë, Azi dhe Afrikë.

 

 

8 muaj ka prokuroria që po heton trafikun e armëve. Bëhet fjalë për kontrata të shumta të MEICO-s, përmes të cilave u janë shitur armë dhe municione shumë vendeve të botës. Pjesë e hetimit është edhe dëshmia e Kosta Trebickës për trafikun që bëhej në Rinas

 

Kush ishte dëshmitari Kosta Trebicka

Kosta Trebicka lindi në Korçë, por pas marrjes së nënshtetësisë amerikane ai jetonte në SHBA. Biznesmeni Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë ishte bërë muaj përpara tragjedisë së Gërdecit, por asnjë herë nuk ishte folur publikisht për këtë gjë. Pas Gërdecit, Trebicka zbardhi skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë. Sipas asaj që ai vetë ka rrëfyer, në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë “EVDIN” me administrator Henri Tomein (trafikant ndërkombëtar armësh i kërkuar nga shumë vende të BE-së) kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit. Pas këtij momenti, Trebicka i është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO “ia dhuroi” kompanisë së Mihal Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-së. Më 19 shtator 2008, në momentin që Trebicka po dëshmonte për trafikun e armëve, ai humbi jetën në një aksident të çuditshëm me makinë. Sipas prokurorisë, ai e kishte shkaktuar vetë aksidentin duke përmbysur makinën në një rrugë të drejtë kur kishte dalë për gjah në zonën e Korçës.

 

A është implikuar Shkëlzen Berisha në këtë çështje?

Teksa Diveroli po negocione çështjen e armëve, ai është detyruar të vinte në Shqipëri për një takim të veçantë. Diveroli është takuar në një apartament pranë shkollës “De Rada” në Tiranë me Pinarin, Delijogjin dhe një djalë të moshës 27-30 vjeç, i cili i është prezantuar si djali i kryeministrit. “Kjo punë ka shkuar shumë larg, tek djali i kryeministrit”,- thuhet në bisedën e regjistruar të Diverolit, ku bisedën e kishte regjistruar vetë Trebicka, (të bërë publike nga vetë ky i fundit për mediat shqiptare). Trebicka patë dhënë dëshmi edhe në Prokurori për këtë aferë korruptive.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit