Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prokuroria kerkon informacione ne Spanje

Publikuar me : 30.07.2010 Ne : Kronike - 189 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Prokuroria e kryeqytetit, edhe pas delegimit te dosjes ne polici per vazhdimin e hetimeve ne kerkim te autoreve te vrasjes mafioze te dates 8 korrik 2010, ku mbeti i vrare shtetasi Franc Konomi, i ka kerkuar Drejtorise se Policise te marre kontakte te drejtperdrejta me policine spanjolle per te zbardhur aktivitetin e viktimes ne Spanje. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes dhe ne sektorin e vrasjeve ne Drejtorine e Policise.


Sipas ketyre burimeve, dyshohet se ne shtetin spanjoll viktima ka qene perfshire ne nje rrjet te trafikut te droges dhe lojerave te fatit. Nese rezulton se emri i viktimes Franc Konomi ndodhet i skeduar na autoritetet e drejtesise spanjolle ne lidhje me ndonje krim te ndodhur kohet e fundit, do ti kerkohet me ane te leter-porosise autoriteteve te drejtesise spanjolle ti sjelle ne Shqiperi,- thane burimet e prokurorise.


Gjithashtu do te kerkohen emrat e personave me te cilet dyshohet qe viktima Konomi ka pasur konflikte kohet e fundit para ekzekutimit te tij ne afersi te sheshit Avni Rustemi ne Tirane. Nderkaq, pak dite me pare, ishte vete prokurori Tominaj i cili me ndihmen e oficerit Gazmend Sulaj kane zbardhur te gjitha tabulatet telefonike te dy numrave qe Konomi kishte ne perdorim prej te cilave gjithcka rezultoi normale.


Franc Konomi u vra pasditen e 8 korrik 2010 ne sheshin Avni Rustemi. Vrasja u krye ne momentin qe ai po tentonte te dilte nga parkingu anash rruges me makinen e tij tip Benz, me targe TR 0626 S, me ngjyre te zeze.


Dyshohet se personat qe e qelluan per vdekje me 6 plumba kane qene dy persona te moshes 25-30 vjec. Te hipur ne nje motor sportiv ngjyre te zeze me targa greke, te veshur me xhinse dhe xhupa motoristesh e kokore, pasi kane shkrepur armen ne drejtim te trupit te Konomit, ata jane larguar me shpejtesi.


DOSJE
Ne gjyq Koka, pronari i 677 kg hashash dhe 1.5 kg vaj hashashi


TIRANE- Prokuroria e Krimeve te Renda ne kryeqytet mbylli hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen penale ne ngarkim te te pandehurit Kledian Koka, i akuzuar per trafikimin e rreth 677 kg hashash dhe 1.5 kg vaj hashashi te sekuestruar ne mars te ketij viti ne afersi te fshatit Bunec te Sarandes.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe Gjykates per Krime te Renda, ku per gjykimin e ceshtjes u caktua peseshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti. Sipas dosjes penale me nr.28 te perpiluar nga prokurorja Elisabeta Imeraj dhe qe Shekulli ka siguruar nje kopje, i pandehuri Kledian Koka akuzohet per trafikim te narkotikeve ne bashkepunim te mbetur ne tentative.


Nga hetimi rezulton se me date 12 mars 2010 ora 13 30 minuta, eshte arrestuar ne ndjekje e siper shtetasi Kledian Koka, disa ore pasi kishte braktisur mjetin e tij tip fugon brenda te cilit ishte vendosur ne canta sasia prej 676.25 kg hashash dhe 1.5 kg vaj hashashi, thuhet ne kerkesen per gjykim.


Sipas dosjes, sektori i Kufirit dhe Migracionit ne Durres, mbremjen e dates 12 mars 2010 kane njoftuar efektivet e policise se Sarandes se ne drejtim te fshatit Bunec ishte drejtuar nje mjet lundrues tip skaf.


Menjehere, forcat e policise jane nisur per ne afersi te bregut, ku rruges kane konstatuar furgonin me targa angleze qe ishte nisur per ne drejtim te bregut per te dorezuar drogen ne skafin qe po vinte per tu ngarkuar.


Ne ate moment, i pandehuri Koka sapo ka pare furgonin e policise qe po afrohej ka ndalur mjetin anash rruges dhe e ka braktisur ate duke u larguar me vrap ne zonen e banuar, por per tu arrestuar disa ore me pas.


Ndersa mjeti lundrues sapo i eshte afruar bregut ka konstatuar dritat e makinave te policise dhe eshte larguar me shpejtesi duke i shpetuar edhe rojeve bregdetare te kufirit. Ne momentin e kontrollit te furgonit, policia ka gjetur dhe sekuestruar sasine e droges prej 676.25 kg hashash dhe 1.5 kg vaj hashashi.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit