Pas deklarimeve kunder Zv/drejtorit te Policise te ish- ministrit te Energjitikes, akuza regjistron procedimin penal
Sipas akuzave te Priftit, per naften pergatiteshin dokumente eksporti drejt italise dhe Kosoves, por shitej ne Shqiperi
TIRANE- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit, pas akuzave publike te ish-Ministrit te Energjetikes, deputetit Dritan Prifti se zv/drejtori i Policise Agron Kulicaj eshte i perfshire ne kontrabanden e naftes dhe thirrjeve te opozites per nisjen e hetimit, regjistron procedimin penal per dy akuza.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes. Zyra e shtypit e kryeprokurores Ina Rama njoftoi se hetimet per akuzat publike kane filluar kryesisht nga prokuroria dhe pa emer te personit te akuzuar.
Bazuar ne te dhenat dhe faktet e publikuara ditet e fundit ne median televizive dhe ate te shkruar, lidhur me kontrabanden ne fushen e hidrokarbureve, Prokuroria e Tiranes dhe njesia e hetimit te krimit ekonomik dhe korrupsionit, regjistroi procedimin penal Nr.4155, per akuzen e shperdorimit te detyres dhe kontrabandes,- thuhet ne njoftimin e Prokurorise se Pergjithshme.
Duke iu referuar deklarimeve publike te deputetit Prifti, qe akuzoi ne dy emisione televizive direkte numrin dy te Policise se Shtetit, Agron Kulicajn. Sipas ketyre burimeve mesohet se pas regjistrimit te procedimit penal, eshte kontaktuar me deputetin Prifti, i cili ka shprehur gatishmerine qe te premten ne ora 13 00 te paraqitet ne zyrat e Task-Forces per te dhene shpjegime te hollesishme ne lidhje me keto akuza.
Pyetja e deputetit te larguar tashme nga Levizja Socialiste per Integrim, Dritan Priftit, mesohet se do te behet me cilesine e deklaruesit apo personit qe ka dijeni per ceshtjen. Gjithashtu, pritet qe pasditen e se premtes, Prifti pervec deklarimeve te tija ne lidhje me akuzat publike, pritet te dorezoje edhe prova shkresore ku provon akuzat e ngritura ndaj Kulicajt.
Nderkaq, qe pas largimit te Priftit nga detyra e Ministrit te Energjetikes dhe daljes se tij publike ne nje emision televiziv duke akuzuar Kulicajn, opozita ka kerkuar thuajse cdo dite ne konferenca shtypi, qe prokuroria te nise hetimet.
Pritet qe ne ditet ne vazhdim, te caktohet nje prokuror per hetimin e ceshtjes, ndersa pritet sekuestrimi i kasetave te emisioneve televizive te zhvilluara ne televizionet Top-Channel dhe ORA NEES, ku deputeti Prifti akuzoi direkt zv/drejtorin Kulicaj si te perfshire ne kontrabanden e naftes Virgin.
Pritet qe ne ditet ne vazhdim, Task-Forca te sekuestroje praktikat e doganave ku kompanite private taksohen per zhdoganimin e hidrokarbureve. Sipas Priftit, Kulicajt i ka dale emri ne kontrabande te naftes Virgin, per te cilen jane perpiluar shkresa fiktive per transportin drejt Italise apo Kosoves.
Autoboteve me nafte te paperpunuar dhe prodhuar nga Armo, i pergatitej dokumentacion fals per eksport. Nderkohe ajo iu shitej kompanive shqiptare, te cilat e tregtonin ne vend, duke mashtruar konsumatoret si nafte e nje cilesie te mire.
Lenda djegese duhej eksportuar jashte vendit per tu riperpunuar ne rafineri me teknologji me te larte, pasi Armo nuk e kishte kete kapacitet, -pati thene Prifti ne media. Per keto fakte dhe akuza, sipas vete Priftit, eshte njoftuar edhe kryeministri i vendit Sali Berisha, qe sipas deputetit, vazhdon te heshte.
Nderkohe, nje dite me pare, ishte kreu i doganave ne vend, z.Flamur Gjyrmishka i cili pranoi qe ne Shqiperi eshte kryer kontrabande nafte, por sipas tij, nuk perkon me kohen qe akuzon deputeti Prifti, por me heret.
Nderkaq, ne fund te njoftimit per media, institucioni i akuzes qendror, rikujton edhe opinionin publik, se Prokuroria e Pergjithshme eshte gjithmone e vemendshme ndaj akuzave per korrupsion apo per shperdorim detyre te cilat dalin ne media si dhe nga qytetare te thjeshte apo te veshur me pushtet politik. Sipas kryeprokurores, organi i akuzes ne vend mirepret cdo informacion te vlefshem qe i sherben luftes kunder ketyre fenomeneve.
Kreu i doganave tha se hetimet per kete rast kishin nisur perpara sinjalizimeve te dhena nga ish- ministri
Gjymshika Po hetojme kontrabanden, s ka perfshirje te Policise
TIRANE- Nje dite pas riperseritjes nga ish- ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes (METE), Dritan Prifti per perfshirjen e strukturave te Policise se Shtetit dhe zv/drejtorit te Pergjithshem te saj, z. Agron Kulicaj, ne aferen e kontrabandes se naftes, kreu i Doganave, Flamur Gjymshika reagoi duke pohuar se kjo ceshtje eshte ne verifikim.
Eshte ne praktiken normale te Sherbimit Doganor Shqiptar te shkembeje informacione te ndersjellta me doganat homologe per import-eksportet e ne vecanti per mallrat e akcizes, perfshi ketu edhe hidrokarburet.
Eshte ne praktiken normale gjithashtu te Sherbimit Doganor Shqiptar qe pas cdo indikacioni, deklarimi, dyshimi apo denoncimi per shkelje doganore, kondrabande apo per trafiqe te tjera te paligjshme te filloje nje proces investigues.
Deklarimi i kreut te Doganave erdhi pas deklarates se djeshme te ish- ministrit Prifti qe perseriste akuzat e tij per kontrabandim te naftes, ku sipas tij ishte perfshire zv/ Drejtori i Pergjithshem i Policise, Agron Kulicaj. Atij i ka dale emri ne kontrabanden e naftes.
Nje dite te bukur, nese hetimin e kesaj kontrabande do ta marre seriozisht..., deklaroi ish- kreu i METE-s, Dritan Prifti, gjate intervistes se tij ne Ora e Intervistes e gazetarit Alfred Peza, ne televizionin ORA NEES.
Nderkaq, kreu i Doganave Gjymshika tha se investigimi i rastit eshte ndermarre nga Sherbimi Doganor edhe per raste te dyshimta per mundesine e kontrabandimit te naftes Virxhin me ane te eksporteve fiktive.
Ky investigim eshte nisur shume kohe me pare se Z. Dritan Prifti, te jepte kete indicje dhe nuk eshte influencuar nga deklaratat ne media, - tha Gjymshika ne deklaraten e tij per shtyp. Sipas Gjymshikes, verifikimi i kryer nuk ka zbuluar ndonje eksport fiktiv ndersa eksporti i fundit i kryer i regjistruar ne sistemin informatik, eshte i shkurtit te vitit 2009, ndersa pohoi se hetimi perkates ishte ne proces e siper.
Prifti
A do tju lexoj nje sms. Nje sms nga nje inspektor i kontrabandes Pasi ndaluam botet, mori dikush ne telefon dhe me kercenoi qe leshojini botet se do tju djegim botet. Pas kesaj, lajmeruam policine.
Erdhi grupi i gatshem dhe i thame qe botet te mos luanin nga vendet. Pas pak botet levizin. Kjo tregon perfshirjen e policise. Une i them doganave hetoni vitin 2007 deri ne fund te vitit 2009. Shkoni tek ARMO, merrni sa eshte prodhuar, merrni kujt i eshte shitur dhe shkoni tek kompanite qe i kane blere dhe ku i kane cuar.
Akuzat e mesiperme Prifti i hodhi ndaj numrit dy te Policise se Shtetit, duke pohuar se atij i ka dale emri ne kontrabanden e naftes, ndersa hodhi dyshime duke permendur perfshirjen e policise ne botet e naftes te bllokuar nga inspektoret e hidrokarbureve ne Fier disa muaj me pare.