Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prokuroria Nuk kemi informacione per Haxhine

Publikuar me : 13.10.2010 Ne : Kronike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Institucionet shqiptare nuk mund te japin nje pergjigjje perse Izet Haxhia eshte liruar nga burgu ne Turqi


TIRANE- Institucionet shqiptare nuk kane asnje informacion per lirimin e Izet Haxhise nga burgu ne Turqi, edhe pse ai eshte nje i denuar ne pritje te ekstradimit. Te kontaktuar nga Shekulli, institucionet shqiptare kane bere rolin e te paditurit dhe nuk dine te argumentojne perse ka ndodhur kjo gje dhe kush eshte fajtori.


Ne zyrtarisht nuk kemi asnje informacion per lirimin nga burgu te shtetasit Izet Haxhia. Dhe deri sa ne Prokurorine e Pergjithshme nuk ka mberritur asnje dokument zyrtar, ne nuk mund te shpjegojme arsyet perse eshte rrezuar kerkesa e shtetit shqiptar per ekstradimin e nje personi qe eshte i denuar me vendim gjykate si bashkepunetor ne vrasjen e Azem Hajdarit.


Ky ka qene shpjegimi i dhene dje nga zyra e marredhenieve me jashte ne Prokurorine e Pergjithshme mbi lirimin dy dite me pare te Izet Haxhise. Duke perdorur argumentin qe nuk kane asnje informacion zyrtar mbi kete dosje, drejtuesit e institucioneve shqiptare kane anashkaluar edhe dje faktin e deshtimit ne seancat e tejzgjatura gjyqesore prej kater vjetesh.


Procedurat e ekstradimit jane te tejzgjatura dhe jane nje mori dokumentesh qe fillojne me plotesimin e dokumenteve e deri tek pretendimi qe mund te ngreje personi per te cilen behet kerkesa per ekstradim.


Por ne rast se ky person me nje vendim gjykate ka fituar lirine, atehere do te thote se shtetit shqiptar nuk i mbetet asnje baze ligjore per te apeluar kete vendim-ka sqaruar dje kreu i drejtorise per marredheniet me jashte ne Prokurorine e Pergjithshme, Kaltri Sereqi.


Megjithese institucionet shqiptare nuk e konfirmojne lirimin e Izet Haxhise nga burgu, ka qene bashkeshortja e tij, Elona, ajo qe ka rrefyer detajet e vendimit te gjykates turke ne mengjesin e se henes.


Sipas saj, qe pas dites se hene Izet Haxhia ka rifituar lirine nderkohe qe ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtesine. Pervec apelimit te rrezimit te kerkeses per azil politik ne Turqi, Izet Haxhia ka paditur shtetin shqiptar ne gjykaten e Strasburgut per gjyqin Hajdari, ne perfundim te te cilit, ai u shpall fajtor duke u denuar me 25 vjet heqje lirie.


Izet Haxhia u arrestua pas kerkeses se bere nga Interpol Tirana nen akuzen e vrasjes ne bashkepunim te deputetit Azem Hajdari. Akuze kjo qe do te ngrihej mbi te ne vitin 2000 kur prokuroria do te dergonte ne process gjyqesor dosjen Hajdari .


Deri ne keto momente, Izet Haxhia njihej si krahu i forte i Partise Demokratike fale dhe udheheqjes se turmave ne trazirat e 14 shtatorit te vitit 1998. Pikerisht per kete Izet Haxhia u mor i pandehur nga prokuroria shqiptare nen akuzen e kryengritjes se armatosur. Per ti shpetuar arrestimit ne kete periudhe, Haxhia u largua nga Shqiperia per tu arrestuar ne qershorin e vitit 2006 ne rrethinat e Izmirit.


Ministria e Drejtesise pranon se ka neglizhuar me procedurat e zgjatura per ekstradimin e Izet Haxhise


Kasmi Perdorem procedure te thjeshtuar

Zv. ministrja Kasmi shpjegon hapat e ndjekura ne ekstradimin e Haxhise nga Turqia

TIRANE- Nje kompromis i shtetit shqiptar apo dhenia e se drejtes se mohuar, liri per Izet Haxhian. Keto jane dy pikepyetjet e vendimit te dy diteve me pare te Gjykates Turke per lirimin e Izet Haxhise.


Por ka qene zv.ministrja e Drejtesise, Brikena Kasami ajo qe dje ka sqaruar disi arsyet se perse u rrezua kerkesa e shtetit shqiptar per ekstradimin e Izet Haxhise, nje prej personave te denuar nga drejtesia shqiptare si bashkepunetor ne vrasjen e liderit te dhjetorit, Azem Hajdari. Sipas zv/ministres Kasmi, arsyeja e vetme ka qene neglizhenca e shtetit shqiptar per kete dosje.


Megjithese Izet Haxhia, konsiderohet si nje nder personat kryesore deshmia e te cilit do te hidhte drite mbi motivet e kesaj vrasjeje, shteti shqiptar dosjen e ekstradimit te tij e ka konsideruar thjesht ceshtje te zakonshme


Dosja Haxhia, eshte rasti i vetem ku shteti Shqiptar ka deshtuar ne procedurat e ekstradimit te shtetasve te denuar per veprimtari te ndryshme kriminale. E sipas zv/ministres duket se kjo ka ardhur vetem per shkak te procedurave te thjeshta te ekstradimit qe shteti shqiptar ka ndjekur per kete dosje.


Ne rastin e tij, eshte ndjekur nje procedure e thjeshtuar ekstradimi ,- u shpreh dje gjate nje reagimi zv.ministrja e Drejtesise, Brikena Kasmi e pyetur per deshtimin e ekstradimit te Izet Haxhise ne Shqiperi.

Sipas saj, vendi yne ka aktet ligjore me te mira ne BE, ndersa theksoi se procedurat e ekstradimit jane tejet te thjeshta krahasuar me shume vende evropiane.
Shteti shqiptar nuk ka deshtuar ne ekstradime se ndryshimet ne ligj dhe perafrimi me BE ka sjelle sukses dhe kjo vertetohet nga shume ekstradime qe Shqiperia ka bere kohet e fundit.


Heqja e vizave do te lehtesoje edhe me shume procedurat, u shpreh Kasmi. Sipas saj, kuadri ligjor per ekstradimet ne Shqiperi eshte shume i gjere, deri dhe tek pelqimi qe jep i denuari ndaj kerkeses per ekstradim. Megjithese nuk ka deklaruar arsyet e qarta te deshtimit ne ekstradimin e Izet Haxhise, ne deklaraten e saj, zv.


ministrja ka lene te kuptohet edhe se me shume se sa ceshtje ligjore, ekstradimi paska qene nje ceshtje ne deshiren e te akuzuarit si bashkepunetor ne vrasjen e Azem Hajdarit.


Izet Haxhia, ne kamp refugjatesh


Prej pasdites te se henes, atehere kur gjykata turke dha vendimin per lirimin e tij nga qelite e burgut, Izet Haxhia eshte i detyruar te qendrojne ne nje kamp te refugjateve, deri ne nje vendim te dyte te gjykatave turke.


Sipas familjareve te tij, nga qelite e burgut Izet Haxhia eshte shperngulur ne kete kamp ku edhe ka kaluar diten e dyte te lirise pas me shume se kater vjetesh prangosje.


Po te njejtat burime thone se qendrimin i Izet Haxhise ne kete kamp do te jete deri ne perfundim te shqyrtimit te kerkese se tij per azil politik ne Turqi. Pak kohe me pare, gjykata e shkalles se pare turke e kishte rrezuar kete kerkese nderkohe qe nepermjet avokatit te tij, Izet Haxhia ka apeluar ceshtjen. Sipas te afermve eshte ceshtje ditesh dhe perfundimisht ish truproja e Sali Berishes ne kohen kur ishte president, do te jete ne liri te plote.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit