Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Prokuroria: Po rritet numri i gjobevenieve

Publikuar me : 16.02.2010 Ne : Kronike - 263 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Vetem gjate nje viti jane trefishuar rastet e gjobevenieve. Prokuroria: Kemi ulje te trafikut te njerezve dhe armeve


TIRANE- Prokuroria e Krimeve te Renda ka leshuar dje apelin se gjate vitit te kaluar eshte rritur numri i gjobevenieve ne Shqiperi. Ka qene vete drejtuesi i ketij institucioni, prokurori Olsian Çela, i cili ne fjalen e tij para te pranishmeve ka nenvizuar faktin se ne raport me vitin 2008, gjate 2009 eshte rritur numri i procedimeve per akuzat e "gjobevenies".


"Analiza e te dhenave tregon se, ne raport me vitin 2008, gjate 2009 eshte rritur ndjeshem numri i rasteve te kryerjes se veprave penale te shtrengimit me anen e kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise, sipas nenit 109/b te Kodit Penal"- tha prokuror Çela para te pranishmeve ne analizen vjetore.


Sipas statistikave zyrtare, vetem gjate vitit 2009 jane regjistruar ne Prokurorine e Krimeve te Renda 31 procedime penale per akuzen e shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise. Gjate vitit 2008 ne kete prokurori jane regjistruar 11 procedime penale me 17 te pandehur per kryerjen e vepres penale te "gjobevenies".


Gjithashtu, mesohet se nga analizimi i te gjitha veprave penale te regjistruara prane ketij institucioni ne krahasim me vitin 2008, vihet re nje renie e dukshme e rasteve te trafikut te armeve dhe municioneve luftarake.


Kjo sipas drejtuesit Çela, ka ardhur si pasoje e ashpersimit te masave te denimit te kerkuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe denimi i tyre nga Gjykata e Shkalles se Pare dhe asaj te Apelit.


Nderkohe, tendenca e trafikimit te lendeve narkotike ne krahasim me vitin 2008 gjate vitit 2009 mbetet gati e pandryshuar, ndersa vihet re nje renie gati per 1/3 e numrit te procedimeve per trafikim te qenieve njerezore me qellim prostitucionin.


Ne analizen e djeshme, mesohet se pervec renditjes se arritjeve dhe statistikave vjetore te punes, drejtuesi i kesaj prokurorie ka nenvizuar edhe faktin e problemeve te konstatuar gjate vitit 2009.


Sipas tij, probleme me shqetesuese mbeten ende vonesat ne ekzekutimet e leter-porosive nga shtetet e ndryshme, ku vonesat e mos ekzekutimit te tyre kane sjelle dhe mund te sjellin pasojat e mbarimit te afateve te paraburgimit per persona te ndryshem.


Pas permbledhjes se punes nje vjecare nga drejtuesi i prokurorise, prokuror Çela, te pranishmeve ne sallen e mbledhjeve i foli kryeprokurorja Ina Rama, e cila kerkoi perqendrimin e hetimit ne pasurite e personave te akuzuar per trafiqe. "


Te fokusoheni ne punen per hetimin e pasurise se personave ne zbatim te ligjit te ri "Antimafia""-nenvizoi Rama, duke kerkuar rritjen e efikasitetit te metodave speciale gjate hetimit.


Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar te shperndare nga Prokuroria e Pergjithshme, mesohet se gjate viti 2009 ne Prokurorine e Krimeve te Renda jane hetuar 220 procedime penale, nga te cilat 104 te mbartura nga vitet e meparshme dhe 119 te regjistruara gjate vitit 2009. Ku nga keto, 139 procedime penale kane marre zgjidhje perfundimtar ndersa jane mbartur per vitin qe po vazhdojme 81 procedime penale.


Nga te gjitha dosjet e hetuara per vitin 2009, mesohet se jane marre nen hetim 268 persona, ku 215 prej tyre te akuzuar kane shkuar per gjykim prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda ne kryeqytet. Gjithashtu, jane ekzekutuar 48 vendime penale per 134 te denuar.


Nder grupet e veprave penale te hetuar:

99 procedime penale apo 45 perqind te ceshtjeve jane derguar per "trafikim te lendeve narkotike"
31 procedime penale apo 14 perqind te ceshtjeve jane derguar per "shtrengimi me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise"
24 procedime penale apo 11 perqind te ceshtjeve jane derguar per "trafikim te qenieve njerezore"
21 procedime penale apo 9.5 perqind te ceshtjeve jane derguar per "veprat te ndryshme penale te kryera nga organizata kriminale dhe grupe te strukturuara kriminale"
15 procedime penale apo 7 perqind te ceshtjeve jane derguar per "vrasjet e kryera ndaj personave me cilesi te vecanta"
12 procedime penale apo 5.5 perqind te ceshtjeve jane derguar per "rrembim personi"
Jane gjykuar me gjykim te zakonshem 36 ceshtje me 93 te pandehur
Jane gjykuar me gjykim te shkurtuar 45 ceshtje me 122 te pandehur


***********

Ministria e Mbrojtjes: Po dergojme shtimje ne Librazhd


TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka pohuar dje se nuk eshte duke kryer transport skrapi ne favor te Delijorgjit por thjesht po e dergon ate ne nje magazine ne Murrash te Librazhdit. Behet fjale per mbetjet e municioneve/ shtimje me gezhoja tunxhi te kalibrave nga 20 mm deri ne 152 mm.


Te gjitha mbetjet qe transportohen nga ushtria shqiptare merren ne ish-repartin e tankeve ne Gerdec dhe jane ne pronesi te Mihal Delijorgjit. Kjo sipas kontrates se shitjes se ketyre municioneve kompanise "Albademil" nga ndermarrja MEICO qe ndodhet prane Ministrise se Mbrojtjes.


Gjeneral Gjunkshi pranon se per keto transporte te ketyre mbetjeve municion/shitje perpilohet nje raport ku njoftohet cdo muaj Ministria e Mbrojtjes dhe Prokuroria e Pergjithshme. Arsyeja pse njoftohet prokuroria, per keto veprime, sipas burimeve nga prokuroria eshte se "te gjitha mbetjet e municioneve/shtimje qe ndodhen ne Gerdec jane bllokuar me vendim te Gjykates si prona te kompanise Albademil.


Keto municione vazhdojne te jene prone e Mihal Delijorgjit perderisa nuk ka nje vendim tjeter, pervec atij te sekuestrimit paraprak per llogari te procesit penale dhe atyre civile qe po vazhdojne ne ngarkim te kompanise Albademil dhe te pandehurit Mihal Delijorgji"- thuhet nga burimet.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit