Organi i akuzes, pritet ti dergoje flete- thirrjen mikut te djalit te kryeministrit per te dhene sqarime mbi pozicionin e tij
TIRANE- Njesia e Task-Forces ne prokurorine e kryeqytetit, per te zbardhur akuzat politike te deputetes se Partise Demokratike znj.Albana Vokshi ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes z.Edi Rama, ka bere gati nje flete-thirrje edhe per Rrahman Selmanllarin, i njohur si miku i djalit te kryeministrit Sali Berisha dhe i perfolur si i perfshire ne tragjedine e Gerdecit, qe ndodhi dy vite me pare.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te organit te akuzes, te cilet saktesuan se thirrja e Selmanllarit, do te kete qellim zbardhjen e disa fakteve pasi emri i tij figuron ne Qendren Kombetare te Regjistrimit si bashkepronar i shoqerise Vision Construction se bashku me z.Arian Tartari.
Ky i fundit, eshte akuzuar nga bashkejetuesja deputetja Vokshi se eshte detyruar te perfshije ne biznesin e ndertimit me 20 perqind te aksioneve, Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri vetem per faktin se ky i fundit ka njohje me kreun e Bashkise dhe mund te marre lejen e ndertimit per kompleksin e godinave te banimit dhe sherbimit qe ishte projektuar te ndertohet tek Liqeni Artificial.
Ky ndertim, sipas kontrates se firmosur nga Arian Tartari, Dritan Avllaj, Ylber Cami, Fatos Skeja dhe Kujtim Hasa, do te ndertohej ne pronen truall te familjes Sharra. Ndertimi perfshinte nje siperfaqe prej 17 mije e 640 metra katrore.
Ne dokumentet e sekuestruara nga Prokuroria ne Qendren Kombetare te Regjistrimit (QKR) rezulton se shoqeria Vision Construction eshte themeluar ne vitin 2007 dhe eshte hapur si biznes ndertimi nga dy ortaket e vetem ne ate kohe, Rrahman Selmanllari dhe z.Arian Tartari.
Ky i fundit, me 5 korrik 2008, ka firmosur para noteres Luljeta Kongoli kontraten e bashkepunimit me kater ndertues te tjere, mes te cileve edhe Dritan Avllajn, -thuhet nga prokuroria. Avllaj eshte, akuzuar nga Partia Demokratike si sekser i kreut te Bashkise se Tiranes, Edi Rama.
Kjo kontrate eshte firmosur ne emer te shoqerise Vision Construction nga administratori Tartari dhe ne te rezulton se edhe Selmanllari eshte aksioner. Sipas akuzes, per te provuar dhe sqaruar poziten e Selmanllarit ne kete shoqeri dhe kontratat e firmosur me pas, prokuroria do te therrase kete te fundit per te dhene shpjegime.
Emri i Selmanllarit te Gerdeci si perfaqesues i SAC
Emri i biznesmenit Rrahman Selmanllarit doli ne skene pas zgjedhjeve te vitit 2005, fillimisht pas tragjedise se Gerdecit ku humben jeten 26 persona dhe mbi 300 u gjymtuan.
Ne kete fabrike, emri i Selmanllarit figuronte si perfaqesues i kompanise SAC qe kishte per detyre demontimin e municioneve ne kete ish-repart te transformuar ne fabrike demontimi te municioneve dhe predhave.
Me pas, emri i tij u lakua pas arrestimit te shoferit te Ambasades shqiptare ne Rome, i cili rezultoi se ishte i afermi i Selmanllarit. Po ashtu Selmanllari, u akuzua edhe nga banoret e Orikumit per tjetersim te pronave te tyre, akuza keto qe i kundershtuan pronaret e vertete te ketyre pronave.
Qe nga ajo dite, emri i Selmanllarit ishte harruar deri ne mesin e muajt gusht kur deputeti i Partise Socialiste, Eduart Shalsi, akuzoi publikisht mikun e djalit te kryministrit Sali Berisha, z.Rrahman Selmanllari si te perfshire ne afera korrupsioni te perfitimit te koncesioneve nga qeveria.