Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pronat, banoret e Dukatit sfidojne policine

Publikuar me : 11.08.2010 Ne : Kronike - 174 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

PROTESTA/ Pas shoqerimit te 6 protestuesve, te tjere kane ribllokuar rrugen per dy ore. Vargu i mjeteve, deri ne Llogora


VLORE -
Nje proteste e nisur mengjesin e se martes rreth ores 09 00 qe e coi ne rreth 3 kilometra vargun e automjeteve qe i ishin drejtuar Sarandes apo Vlores, u permbyll mbremjen e kaluar pas nje bllokimi te dyte, ku protestues, kryesisht te rinj, kane hedhur edhe vaj ne rruge per te mos lejuar kalimin e mjeteve.


Mesohet se shkak per riprotesten ishte ndalimi i gjashte prej personave qe moren pjese ne protesten e paradites te banoreve te Dukatit, Tragjasit dhe Orikumit, dhe shoqerimi i tyre per ne komisariat. Nje gje e tille ka bere qe gjate pasdites, protestues kryesisht te rinj te bllokojne rrugen per se dyti dhe te kerkojne lirimin e te ndaluarve.


Pergjate pothuajse dy oreve aksi ka qendruar i bllokuar, teksa mesohet se protestuesit qe kane qene te mbuluar me bluza per mos tu njohur kane hedhur edhe vaj ne rruge per te qene te bindur ne moskalimin e mjeteve. Mesohe se radha e automjeteve ka mberritur deri ne Qafen e Llogorase.


Vetem pasi nga policia eshte bere lirimi i te shoqeruarve, ata jane larguar nga rruga per te bere te mundur rikthimin e qarkullimit. Per shkak te vajrave te hedhura ne rruge, pas lirimit ka nderhyre ndermarrja e rrugeve per pastrimin e saj.


Pas kesaj ka vijuar qarkullimi normal, ndersa protestuesit jane kthyer ne banesat e tyre, nderkohe qe nga ana e policise nuk eshte marre ndonje mase ndaj tyre.


Por edhe gjate paradites per rreth nje ore, banore te Dukatit zune rrugen duke mos lejuar kalimin e automjeteve ne aksin Vlore-Sarande.


Shqetesimi per mosmarrjen e asnje certifikate pronesie, kur tokat e tyre jane te lira, ka ribashkuar banoret ne proteste. Percaktimi i kufijve historike dhe gjeografike te Dukatit dhe administrimi i tyre ka qene nje kerkese e paraqitur nga banoret.


Sipas tyre, kjo nenkupton te drejta te plota mbi tokat e te pareve, pasi sipas protestuesve eshte nje vendim i Keshillit te Ministrave qe synon te privatizoje token qe kane nen administrim banoret e Dukatit. Kthimi i pronave banoreve te fshatit Dukat nepermjet dhenies se certifikates se pronesise nga ZRPP, ishte nje kerkese e dyte.


Protestuesit thane se nje dokument i tille nuk disponohet edhe pse tokat jane te tyre te trasheguara brez pas brezi. Banoret thane se rikthimi i prones te i zoti duhet te kryhet sipas ligjeve ne fuqi dhe sipas konceptit prone private.


Nderkaq nje tjeter kerkese ishte heqja e menjehershme e postbllokut te bazes Ushtarake dhe lejimi i turisteve per ne parkun e Orikut, si dhe lejimi i banoreve te Dukatit per ne Karaburun.


Sipas banoreve, kjo tashme nuk ndodh, pasi baza ushtarake qendron e mbyllur dhe ne ambientet perreth saj nuk lejohet njeri, pa pasur me pare nje leje nga autoritetet ushtarake.


Marrja e nje vendimi, ne forme referendumi ose ne forme demokratike per cdo vendim te shtetit shqiptar, qe mund te cenoje pasurine, lirine, shendetin, ose jeten e banoreve te Dukatit, ishte nje tjeter kerkese e protestuesve.


Sipas tyre, kater kerkesat e bera publike nga ta, do te jene ne qender te zhvillimeve te mevonshme. Ata kane paralajmeruar se, nese keto kerkesa nuk do te plotesohen, atehere do te pershkallezojne protestat.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit