Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pronat ne bregdet, debate ne Kuvend

Publikuar me : 12.11.2010 Ne : Politike - 101 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Çeshtja e Orikumit ka sjelle replika edhe ne parlament. Ministri i Brendshem, Lulezim Basha dhe deputeti socialist Saimir Tahiri jane perplasur ne deklaratat e tyre. Teksa i pari i ka konsideruar banoret e Orikumit dhe Dukatit te keqperdorur, deputeti socialist eshte shprehur se po keta banore po masakrohen sepse kerkojne pronat e tyre. Tahiri i ka kujtuar ministrit se qeveria ku ai merr pjese nuk e ka liruar ende popullin nga skamja e varferia, duke u shprehur se dje kater femije vdiqen nga nje qiri i ndezur prej mungeses se dritave.

Fjala e plote e Bashes dhe Tahirit ne parlament
Lulezim Basha
Ky eshte parlamenti i Shqiperise. Kjo salle nuk mund te perdoret talibanisht me urdher te kryetalibanit dhe nga zarat talibane per ti bere presion shtetit ligjor dhe policise se shtetit Tani eshte tradite qe ndersa policia lufton krimin, anetaret e opozites luftojne policine duke perfshire dhe parafolesin, te cilin e kam pare te inicioje bllokimin e unazes se re me preteksin se i digjet barku per banoret. Ligji do te zbatohet ashtu sic eshte dhe cdo pretendim i kujtdo qofte, edhe me imunitet, per te ndermarre hapa per te shkelur ligjin e ketij vendi do te perballet me qeverine, time si minister i Brendshem dhe policise se shtetit. Harrojeni se ju mund te provokoni trazira dhe te fusni ne spirale dhune dhe tensioni kete vend anetar te NATO-s. Harrojeni se skenaret e zinj te kryetarit tuaj mund tua impononi shqiptareve.

Sa per operacionet qe permendet, banoret e Orikumit si banoret e cdo komune apo bashkie te Shqiperise kane dhe do te kene te gjitha instrumentet ligjore per te zgjidhur dhe konfirmuar cdo te drejte te tyre. Qeveria dhe une si anetar i qeverise dhe strukturat e Ministrise se Brendshme kane dhe do te kene gjithe vullnetin per te bere pjesen e tyre qe e drejta e tyre te afimohet ne rruge ligjore. Keqperdorimi i qytetareve, skenaret talibane per te nxitur tensionin social do te kene nje dhe vetem nje pergjigje, dhe do te jete mbrojtje e ligjit me te gjitha forcat dhe menyrat.

Askush nuk mund te bllokoje akset nacionale, askush nuk mund te rrethoje dhe godase institucionet. Hiqeni nga mendja, dhe po ju them prape sot para shqiptareve, nga rekrutimi i kontigjentit kriminal. Informacionet i kemi te plota, nuk i kemi perdorur ato pamje te militanteve tuaj, po te jeni te sigurt se falangat kriminale me te cilat flirtoni nuk do te kene asnje minute pushim ne vend dhe do ti godasim dhe do ti shpartallojme. Hiqni dore nga perpjekja per te ngritur tension social. Silluni si u thote KE, si politikane evropiane...

Saimir Tahiri
Po dinjiteti i policeve te ndershem qe ne rruge vidhen dhe masakrohen nderkohe qe ministrat pine dhe hane darka me kriminele, nderkohe qe disa prej tyre i marrin edhe ne pune. Nuk ka dinjitet njerezor ne kete republike, por ka kafshe te zbutura dhe te egra ne pushtet qe masakrojne dinjitetin e nje populli te tere per te jetuar per interesat e nje pushteti. Kater femije ne Sukth ne keto momente jane gjetur te vdekur vetem se donin drite nga qiriri. Si nuk kini turp dhe vini ketu te mburreni.

Cili shqiptar sot eshte i lire nga varferia, nga skamja, apo nga liria? Liria e shprehjes po rrenjohet nen piramide. Edhe per te protestuar per uje dhe per dritat kjo qeveri ku eshte. Sot ne keto momente ne Orikum banoret e Orikumit masakrohen se kerkojne te drejten e prones dhe disa prej tyre jane ne spital nga militantizmi i policise. Nuk ka liri per qytetaret ne kete republike, por ka vetem per pushtetaret per kryeministra dhe ministra qe vjedhin shqiptaret dhe Shqiperine bashke me Fazllica me kompani. Demokracia eshte dhunuar dhe mbahet peng per shkak te abuzimit te pushtetit. Populli nuk perfaqesohet, sepse Sali Berisha vjedh votat.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit