Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pronat, pranga dy zyrtareve per abuzime

Publikuar me : 24.04.2010 Ne : Kronike - 317 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

KORRUPSIONI/ Perparim Toro ishte kryetari i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne vitet 2005-2006

Ish-kryetari u dha me dokumente te falsifikuara nje siperfaqe prej 900 hektaresh dy anetareve te komisionit


GJIROKASTER- Ish-kreu i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Gjirokaster eshte vendosur ne pranga, pasi akuzohet se u ka dhene dy ish-anetareve te po te njejtit komision nje siperfaqe prej 900 hektaresh me dokumente te falsifikuara.


Nderkaq, pas nje hetimi me shume se 6- mujor eshte arrestuar edhe drejtori aktual i pyjeve ne Permet, Mihallaq Çapollari, i cili ka lejuar te priten rreth 2000 ha pyll. Dy te arrestuarit do te perballen me akuzen shperdorim detyre.


Pronat


Burime zyrtare te policise kane bere te ditur se arrestimi i dy personave eshte bere ne baze te urdhrit te prokurorit, pas caktimit te mases se sigurise nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare te rrethit Gjyqesor Gjirokaster.


Per tri zyrtare te ish-Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, masat e sigurise kane qene perkatesisht arrest me burg per ish- kreun e tij ne vitet 2005-2006, Perparim Toro dhe detyrim paraqitje per shtetasin H.C, ish-anetar i Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, si dhe per shtetasen me inicialet V.Ç. Shperdorim detyre eshte akuza e ngritur ndaj tyre, pasi dyshohet se kane dhene certifikata pronesie ne menyre jo te rregullt.


Shtetasi Perparim Toro, 55 vjec, lindur dhe banues ne Gjirokaster, ne periudhen kohore 2005- 2006, kur ishte me detyre kryetar i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne qarkun Gjirokaster iu ka dhene dy anetareve te komisionit certifikaten e pronesise per nje siperfaqe prej 2300 hektaresh, nga te cilat 1400 ha u jane dhene me vendim gjykate, ndersa pjesa tjeter u eshte dhene me dokumente te falsifikuara, thuhet ne komunikaten zyrtare te policise ne lidhje me kete ngjarje.


Pyjet


Nderkaq, pas nje hetimi qe ka zgjatur me shume se 6 muaj, ne pranga ka perfunduar edhe drejtori i Ndermarrjes Pyjore ne Permet, Mihallaq Çapollari. Edhe per te Gjykata e Faktit ne baze te provave te paraqitura ka caktuar masen e sigurise arrest me burg.


Shtetasi Mihallaq Çapollari, 59 vjec, lindur dhe banues ne Permet, duke ushtruar detyren e Drejtorit te Pyjores, dega Permet ka lejuar te priten siperfaqe te medha pyjore, rreth 2000 hektare ne komunen e Çarshoves nga dy shtetas me inicialet V.Ç.


dhe Z.Ç., me origjine nga Çarshova, te cilet pretendonin se i kishin pronat e tyre dhe kane bere prerjen e lendes drusore, duke e perpunuar dhe kthyer ne qymyr druri dhe me pas e kane eksportuar per ne shtetin grek, thuhet me tej ne komunikaten e policise.


Pas denoncimit te bere nga komuna Çarshova, hetimet nen operacionin e koduar Hetimi i zgjatur, te kryera prej Prokurorise ne bashkepunim me Sektorin Kunder Krimit Ekonomik ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster jane permbyllur me provat qe i jane paraqitur me pas gjykates.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit