Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Propozimet, cfare duhet ndryshuar ne sistemin e drejtesise

Publikuar me : 29.10.2011 Ne : Politike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Denis Dedej

Opozita ka paraqitur dje propozimet e saj se ku duhet të bazohet reforma në drejtësi. Duke mos hartuar vetë një projektligj, opozita ka parashtruar vetëm pikat dhe më pas ka shprehur nevojën për tu ulur në tryezën e bisedimeve me mazhorancën.

Propozimi i socialistëve nis me nevojën e miratimit nga Kuvendi të një plan veprimi me detyrat përkatëse për miratimin e të gjitha projektligjeve. Ekspertët e selisë rozë vlerësojnë se ky plan duhet të hartohet nga një komision i posaçëm ad-hoc duke thirrur grupet e interesit dhe shoqërinë civile. Një tjetër pikë e reformës është karriera në sistemin e drejtësisë. Në këtë rast kërkohet të vendoset një sistem konkret që të përcaktojë mënyrën e rritjes në karrierë. Kjo duhet të shoqërohet edhe me përmirësim rrënjësor të trajtimit material të punonjësve të sistemit te drejtësisë dhe përmirësimin e kushteve të punës të punonjësve te drejtësisë.

Në dokumentin e përgatitur paraprakisht, juristët kërkojnë që zbatohet sistemit i ri të vlerësimit për gjyqtarët e prokurorët. “Të zbatohen vendimet gjyqësore duke ndëshkuar rëndë atë që pengon në mënyrë të paligjshme ekzekutimin e këtyre vendimeve; zbatimin e kodit etik për zyrtarët e punonjësit e sistemit; ngritjen e një sistemi funksional të plotë uniformë, të harmonizuar dhe të integruar të menaxhimit të çështjeve në të gjitha gjykatat, duke përfshirë mbledhjen e shëndoshë të statistikave; shmangien e zvarritjeve te proceseve hetimore dhe gjyqësore”, – thuhet në dokument.

Ndër të tjera, ata kërkojnë mundësimin e pavarësisë financiare të prokurorisë dhe gjykatave përmes vendosjes së një standardi detyrues në buxhetin e shtetit që do të garantojë jo vetëm funksionimin e përditshëm të tij, por edhe progresin e kërkuar nga BE lidhur me fuqizimin e kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore. Opozita kërkon një reflektim për të bërë progresin e kërkuar lidhur me reformën në fushën e pronësisë, i konsideruar një tjetër prioritet i Opinionit për të cilin në raport progresin e BE kërkohet zbatimi efektiv i një sërë masash korrekte. Për këtë çështje me ndjeshmëri të lartë në vendin tonë, juristët socialistët vlerësojnë se duhet të nxitet hartimi dhe miratimi i një paketë të posaçme masash ligjore e institucioneve që qartësojnë transparencën në procesin e regjistrimit të pronës.

Përmes këtyre masave, socialistët kërkojnë që të parandalohet dhe të luftohen dukuritë e korrupsionit me pronën, zgjidhjen e pretendimeve të pazgjidhura me ish-pronarët përfshirë mirëpërcaktimin e detyrimit financiar dhe afatin e përmbushjes së tij. Së fundmi, anëtarët e Komisionit të Ligjeve kërkojnë përcaktimin e planit kohor për zbatimin e vendimeve të GjEDNj dhe veçanërisht përqasjes së legjislacionit aktual për të drejtat pronësore me jurisprudencën e kësaj gjykate.

 

Propozimet për forcimin e mbrojtjeve të drejtave të njeriut

Zbatimi i strategjisë së drejtësisë për të miturit

Përmirësimi dhe zbatimi i kuadrit ligjor e institucional ekzistues lidhur me personat me aftësi të kufizuar

Mbështetjen me burimet e mjaftueshme financiare e infrastrukturore për të siguruar pavarësinë e plotë dhe efiçencën e kërkuar të organeve që monitorojnë zbatimin e të drejtave të njeriut

Marrja e masave shtesë për të përmirësuar trajtimin e të ndaluarve në komisariatet e policisë, në vendet paraburgimit dhe burgje

 

 

Qëndrimi i PS për ligjet që kërkojnë 84 vota

Grupi parlamentar socialist kërkoi dje që Komisioni i Ligjeve të shqyrtojë brenda këtij sesioni të gjitha ligjet që kërkojnë 84 vota. Madje socialistët kanë “premtuar” votën e tyre pro për këto ligje, por në shkëmbim të diskutimit të gjerë. Sipas tyre, ndryshimet duhet të rikthehen edhe një herë në komisionet parlamentare dhe të diskutohen në një grup ad-hoc konstitucionalistësh, grupe ekspertësh vendas dhe të ftuar nga Bashkimi Europian.

“Ne kemi shprehur vullnet për të realizuar të gjitha detyrimet tona parlamentare në procesin ligjbërës duke ofruar kontribut të pakushtëzuar në këtë drejtim, por duke refuzuar që pjesëmarrja jonë në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend, të jetë një qasje e pjesshme dhe emergjente dhe të shërbejë si një fasadë për të zgjatur procesin e tranzicionit”,- thuhet në dokumentin e hartuar nga ekspertët e Partisë Socialiste. Sipas juristëve, realizimi i procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë duhet të bëhet përmes Komisionit për Çështjet Ligjore ose një Komisioni të posaçëm parlamentar bipartizan i administruar me të njëjtat parime e metodologji të vlefshme si ai për procesin e reformës zgjedhore.

 

Pse kundërshton opozita

Këto projektligje nuk adresojnë problematikat reale të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

Disa nga projektligjet e paraqitura janë të paharmonizuara me kuadrin kushtetues dhe ligjor në fuqi.

Iniciativat ligjore karakterizohen nga mungesa e transparencës me publikun, shoqërinë civile e grupet e interesit dhe nuk janë konsultuar me këto të fundit.

Disa nga këto projektligje nuk reflektojnë plotësisht vërejtjet e propozimet e ekspertizës ndërkombëtare që kanë asistuar procesin e hartimit të tyre;

Një pjesë e amendimeve ligjore cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve dhe kryesisht të bizneseve të vogla e të mesme.

Disa nga këto projektligje kërkojnë ndryshimin e disa normave kushtetuese.

 

 

PS: Mungesa e mazhorancës tregon vullnetin për reforma

Anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve kanë zhvilluar dje tryezën për reformën në drejtësi, në të cilën ishin ftuar juristë, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe politikanë. Përveç mungesës së përfaqësuesve të mazhorancës, ftesën për këtë takim e kanë refuzuar dhe institucioni i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Presidencës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nga grupet parlamentare që janë ftuar në këtë takim, vetëm ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kryesuar nga Lefter Koka, iu bashkua punimeve të kësaj tryeze. Ka pasur dhe nga ato grupe interesi apo institucione të pavarura, si Gjykata e Lartë, që kanë dorëzuar propozimet e tyre për reformën në drejtësi. Të gjitha këto propozime, së bashku me ato që u bënë nga të ftuarit, do të hartohen në një dokument përfundimtar i cili do të shërbejë si pikënisje për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në ditët e ardhshme. Nga ana tjetër, zyrtarët e PS-së do të marrin përsipër vënien në zbatim të këtyre ideve.

Në fillim të punimeve të tryezës, fjalën e ka mbajtur nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili ka bërë të ditur se ky takim zhvillohet për të gjetur zgjidhjet e duhura ndaj sfidave që duhet të përballojë sistemi i drejtësisë, brenda objektivit të madh strategjik të të gjithë shoqërisë shqiptare, për integrimin e saj në familjen europiane. “Ftesa jonë për këtë tryezë ishte e gjerë. Edhe për qeverinë, edhe për mazhorancën. Si një mundësi tjetër për t’i anashkaluar politikës konfrontuese e për t’i dhënë rrugë frymës së dialogut e konsensusit parlamentar rreth reformave në drejtësi, të cilat kërkojnë domosdoshmërish kontributin e të gjithëve. Ndjehemi të keqardhur për mungesën e tyre në këtë tryezë”,- deklaroi Xhafaj.

Ai shprehur besimin se debati profesional në këtë tryezë do të shërbejë si një shans tjetër reflektimi, për një frymë të re në politikë e në jetën parlamentare, për një qëndrim reflektues ndaj domosdoshmërisë së reformave për sistemin e drejtësisë, pa të cilin nuk mund të ketë demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës.

Iniciativa për këtë tryezë ka ardhur nga juristët e Partisë Socialiste pas refuzimit të ftesës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Për socialistët, përgjegjësia për këtë situatë është konkrete. “Në këtë drejtim, kërkohet t’i bëhet apel nevojës për një gjykim të urtë që, së paku, Grupi ynë Parlamentar e nis si një reflektim nga vetja. Ne kemi hedhur hapin tonë. Kemi bërë një reflektim të parë për mënyrën se si e gjykojmë se çfarë ka ndodhur, jo duke pare, jo duke anatemuar dhe as duke qarë çfarë iku, por duke gjykuar për atë që do të vijë, si do të vijë, si duhet ta sjellim dhe si duhet të sillemi”,- tha gjatë fjalës së tij deputeti i PS-së. Që në nisje të këtij takimit u soll në vëmendje propozimi i dërguar në Kuvend nga Partia Socialiste mbi një pakt për Shqipërinë si gjithë Europa. Për socialistët, ky pakt ka si qëllim hapjen e rrugës për një proces të përbashkët parlamentar, institucional, tërësisht në funksion të reformave. Duke qenë se sistemi i drejtësisë përfshin disa prej prioriteteve thelbësorë të Rekomandimeve të Opinionit dhe Progres Raportit të BE-së, opozita vlerëson se përmbushja e tyre është një kusht i rëndësishëm për procesin integrues të vendit.

 

 

Rama: Duhet reformë reale, jo duke vënë arna mbi arna

Në takimin e djeshëm të organizuar nga anëtarët socialist të Komisionit të Ligjeve, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shprehur nevojën e një reformë reale të sistemit të drejtësisë. Ai siguroi pjesëmarrësit se do të ketë një raport të kësaj tryeze, lidhur me të gjitha opinionet dhe sugjerimet për atë që u diskutua. Kryesocialisti kundërshtoi qëndrimet se mazhorancës se procesi ligjvënies me 3/5 është një proces i mbetur në vend për shkak të një qëndrim thjesht politik në raport me Kuvendin. “Ne kemi refuzuar dhe refuzojmë t’i shikojmë këto ligje si arrna, apo si ndërhyrje pjesore në kuadrin e një domosdoshmërie ulëritëse që ka sot Shqipëria për një reformë tërësore, siç u prek edhe këtu me plotë të drejtë pothuaj nga të gjithë”, – sqaroi Rama qëndrimin e opozitës. Në fjalën e mbajtur në fund të bisedimeve të kësaj tryezë, kreu i opozitës vlerësoi se të gjitha opinionet dhe pikëpamjet e vlefshme jo vetëm të palëve politike, po mbi të gjitha të aktorëve të sistemit, duhen pyetur. “Ky duhet të jetë një proces brenda një axhende të mirëpërcaktuar e cila të trajtojë të gjitha ligjet që kanë nevojë për ndërhyrje apo për përmbysje dhe deri në pranverë ne të mund t’i japim vendit një reformë reale të sistemit të drejtësisë, duke i adresuar problemet në themel dhe jo duke vënë arna mbi arna”,- deklaroi kryetari i selisë rozë. Nga ana tjetër, Rama shprehu qëndrimin e socialistëve se do të vazhdojnë të shtyjmë procesin drejt europianizmit dhe emancipimit të marrëdhënieve politike.

 

 Shkëlqim Hajdari, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prokurorëve

“Ndryshimet do t’i ndaja në dy grupe. Ndryshimi parë, buxheti prokurorisë të jetë i pavarur, i miratuar me ligj, bazuar në kërkesat e parashikuara dhe të argumentuara nga organi i prokurorisë në çdo fillim viti. Dy, të mundësohet barazimi i pagave të prokurorëve dhe për rrjedhojë edhe të gjyqtarëve me prokurorë dhe gjyqtarë të rajonit, Maqedoni, Mali i Zi edhe Kosovë. Ju siguroj se pagat tona janë më të ulëta se këta kolegë që punojnë ne vendet e rajonit”

 

Luan Omari, konstitucionalist 

“Esenciale është forcimi i pavarësisë të prokurorisë, i cili edhe formalisht është shprehur me ndryshimin që është bërë nenit përkatës që parashikon reaksionin e prokurorit me kuvendin. Për prokurorinë do të sugjeroja që të shikohej edhe mundësia e një decentralizimi, sikurse e kanë edhe vende të tjera, sidomos Italia fqinje. Për ligjet me shumicë mendoj se ato ligje duhet të votohen, por duhet të votohen pasi të rishqyrtohen”.

 

Thoedhori Sollaku, ish-Prokuror i Përgjithshëm

“Drejtësia nuk funksion si në Shqipëri. Për të përmirësuar gjendjen duhet të evidentohen problematika. Ka probleme të natyrës ligjore ku ka vend për t’u përmirësuar. Dy janë faktorët që e kanë katandisur gjyqësorin dhe drejtësinë në përgjithësi në këtë gjendje: Paaftësia profesionale e njerëzve që punojnë dhe korrupsioni. Në gjendjen aktuale duhet të marren masat për ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

 

Igli Totozani, jurist

“Problemet më i madh është etja për pushtet, që nuk ka të arritur të ngopet gjatë këtyre 20 viteve. Kjo etje korrupton dhe bëhet dominuese dhe sjell si pasojë autoritarizmin e pushtetit. Dy janë elementët që mund ta korrigjojnë këtë etje, i treti është shumë i ngadaltë se është mentalitetit. Elementari i parë është legjitimiteti politik që rrjedh përmes zgjedhjeve. Elementi i dytë janë organet e kontrollit”.

 

PS ndryshon siglën pas 20 vjetësh

Pas njëzet vjetësh Partia Socialiste do të ndryshojë siglën e saj nga PSSH në PS. Duke e justifikuar këtë ndryshim me “problemet” e konstatuara në zgjedhje, socialistët do të shkurtojnë logon. Ky ndryshim do të miratohet në kongresin e 5 nëntorit.

Një tjetër ndryshim do të jetë edhe hyrja në parti e cila do të jetë tashmë e lirë. Anëtari i grupit të punës për ndryshimet në statut Bashkim Fino, sqaron edhe mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e Asamblesë Kombëtare nga Kongresi. Sipas tij, anëtarët e rinj do të dalin nga lista nacionale dhe jo më nga lista rajonale. “Numri i atyre, po ti marrësh në rastin konkret aritmetik tani që kanë 64 deputetë, plus 36 kryetarë rrethesh, plus 7 kryetarë bashkie, qendër qarku, nuk do të jetë më i madh se lista nacionale që do të votohet nga Kongresi. Pra ata që do të votohen drejtpërdrejt do të jenë mbi 50 për qind plus një të vendeve”, tha Fino. Por mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve për në Asamble, duket se ka ngjallur pakënaqësi në radhët e socialistëve. Sipas anëtarit të grupit të punës për ndryshimin e statutit të PS, Bashkim Fino, pjesë e votimit në Kongres duhet të ishin edhe deputetët. Këta të fundit nuk duhet të ishin automatikisht pjesë e Asamblesë.

“Deputetët do të votoheshin në Kongresin e PS dhe të mos vinin për shkak të funksionit të drejtpërdrejtë në Asamblenë Kombëtare Socialiste. Mbase do të ishte më mirë që të vinin vetëm kryetarët e rretheve, të cilët përfaqësojnë kryetarin e PS-së në një rreth të caktuar, pra të ketë një shtrirje gjeografike. Ndërsa deputetët mund të votoheshin”, theksoi Fino.

Deputeti socialist shprehet se në Kongres nuk do të ketë penalitete ndaj zërave kundër. “Asnjëherë ne nuk i kemi treguar këtyre njerëzve, që shiko ka ca penalitete në statutin e partisë për të cilat ti je i detyruar t’i respektosh dhe për të cilat ti të mos flasësh në këtë mënyrë. Absolutisht kjo te PS s’ka ndodhur, nuk ka pasur edhe nuk do ketë besoj përjashtime nga PS”, tha Fino. Dy ditë më parë PS mblodhi kryesinë e cila miratoi ndryshimet në statut dhe në program. Mbledhja zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa mungoi deputeti Arben Malaj, Eva Allushi dhe Saimira Pino.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit