Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Protestat e opozites ne rrethe, arrestime dhe tension

Publikuar me : 21.05.2011 Ne : Politike - 305 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

VLORE
Policia Procedim penal per kryebashkiakun Gjika
Dita e dyte e protestes ne mbrojtje te votes eshte mbyllur me njoftimin e policise se Vlores se ka nisur procedimin penal kunder kryetarit te Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika. Vec tij, ne ndjekje penale nga kjo polici jane deklaruar edhe shtate persona te tjere. Sipas bluve, ata akuzohen per veprat penale te pengimit te qarkullimit te mjeteve te transportit, organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme, prishja e qetesise publike, si dhe ndotje e ajrit te kryera ne kushtet e bashkepunimit.
Dyte e protestes se socialisteve te Vlores nisi rreth ores 16 00 per te perfunduar rreth ores 18 00. Per me se dy ore simpatizante te Partise Socialiste te Vlores protestuan kunder qeverise Berisha se po grabit votat e Tiranes. Te gjithe protestuesit nen drejtimin e deputeteve te Vlores marshuan pergjate rruges nacionale Novosele - Ura e Mifolit, ku ne dalje te saj qendruan per rreth 1 ore. Nderkohe deputeti Eltar Deda dhe kreu i Bashkise se Vlores i kerkuan kreut te policise se Vlores qe te largonte nga turma policet civile, ne menyre qe te shmangeshin incidentet. Debati zgjati per disa minuta, ndersa vetem me pas shefi i komisariatit urdheroi vartesit e tij qe te largoheshin nga radhet e protestueve dhe qendruan rreth 500 metra larg. Kryebashkiaku Shpetim Gjika u shpreh se protesta eshte kunder regjimit kriminal te nje pushteti te korruptuar qe po vjedh votat ne sy te qytetareve, mediave e nderkombetare. A.Peci


POGRADEC
Proteste paqesore, qindra mjete ne pritje
Mbeshtetes te PS-se bllokuan pasditen e se premtes aksin nacional Pogradec-Tirane. Bllokimi i rruges u be ne oren 16 30 me gure dhe goma automjetesh te cilave iu vu zjarri duke paralizuar totalisht qarkullimin per gati 2 ore. Radhet qene kilometrike ne hyrje dhe ne dalje te Pogradecit, ndersa policia mori masa per bllokimin e automjeteve ne nje distance te larget nga turma protestuese per shmangien e ndonje incidenti te mundshem. Qindra mjete u detyruan te devijojne rrugen per te mberritur ne destinacionin perkates. Ne krye te protestes qene deputetet e qarkut te Korces Mimi Kodheli, Olta Xhacka dhe Pandeli Majko, ndersa te pranishem ishin dhe drejtues vendore. Protestuesit leshuan thirrje kunder qeverise Berisha, ndersa bene thirrje per drejtesi. Protesta vijoi e qete dhe u mbikeqyr nga dhjetera forca policie qe qendruan ne distance. Protuestuesit u shperndane paqesisht ne oren 18 00. L.Molla


ELBASAN
Bllokohet rruga nacionale per 2 ore
Partia Socialiste e Elbasanit organoi nje proteste ne mbeshtetje te qendres para KQZ-se duke nisur nje marshim ne kembe nga varrezat e deshmoreve deri ne dalje te qytetit ne rrugen nacionale Elbasan-Librazhd. Deputetet Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shega Ligori, Agim Leka, Skender Hasa, kryetari i rizgjedhur i bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, si dhe drejtues te PS-se ne Elbasan shoqeruan grupin e protestuesve qe me pankarta e thirrje protestuan kunder veprimtarise se KQZ-se dhe kunder kryeministrit Berisha. Nder thirrjet ishin Ristani, hajdut i votes se lire, Ristanja-Berisha, martesa e radhes, Ristani, vegla e Berishes per te vjedhur voten, Poshte pushteti i hajduteve, Berisha bllokqen. Fjalen ne proteste e mbajti deputeti Ilir Bejtja. Ai theksoi se Berisha duhet te mesoje se tavolina nuk eshte vendi ku fitohet vota. Ne jemi ketu per te ndaluar levizjen ne te gjithe Shqiperine me shume mbeshtetes te PS-se e te tjere. Vota e cdo tiranasi eshte si vota jone ketu ne Elbasan. Nje hajdut si Arben Ristani nuk mund te tallet me votat tona, tha Bejtja. Protesta zgjati rreth dy ore duke krijuar probleme ne qarkullim. Nderkohe policia rrugore kishte marre masa duke bllokuar qarkullimin larg vendit ku zhvillohej protesta. Kjo pengoi acarimin e situates mes protestuesve dhe mjeteve qe prisnin ne varg per te vijuar qarkullimin. Sipas deputetes Valentina Leskaj, protestat ne Elbasan do te vazhdojne duke mbeshtetur keshtu protestat ne te gjithe Shqiperine. B.Nergjoni


FIER
Bllokohet per dy ore Ura e Mbrostarit
Simpatizante, anetare, dashamires te Partise Socialiste si dhe dhjetera qytetare te Fierit moren pjese ne diten e dyte te revoltes, e cila pati te njejtin skenar si nje dite me pare. Ne oren 16 00 te pasdites, pasi u mblodhen ne qender te qytetit te Fierit, ne sheshin Fitorja, protestuesit ne kembe pershkuan nje gjatesi prej 3 km rruge. Ata shkuan tek ura e Vijes se ngjales dhe e bllokuan qarkullimin ne te dy drejtimet duke vendosur gure, inerte dhe goma, te cilave u vune zjarrin ne Uren e Mbrostarit qe lidh Lushnjen me Fierin. Ne krye te protestes qene deputetet e qarkut Gramoz Ruci, Albert Caci, Ermelinda Meksi, Ervin Koci, Arben Çuko, Bashkim Fino, Armando Subashi etj. Gjithashtu, drejtuesit vendore kryesuam grupin e madhe te tubuesve hodhi parulla kunder qeverise, KQZ-se dhe Ristanit. Forca te shumta policore e ndoqen kete tubim ne pak metra distance. Tubimi perfundoi ne oren 18 30. Nderkohe qe mesohet nga organizatoret se e shtuna tubuesit e Fierit do ti gjeje ne Tirane, ne nje proteste prane KQZ-se.


BERAT
Vijon protesta e socialisteve, bllokohet ura
Protesta e socialisteve ne Berat vijoi mesditen e djeshme me bllokimin e ures ne hyrje te bashkise se Ures Vajgurore, ku dhjetera mjete nuk jane lejuar te futen ne qytet per me teper se 50 minuta. E nisur diten e enjte me bllokimin e dy akseve rrugore atij Berat-Fier dhe Berat-Lushnje, protesta e socialisteve te Beratit ka vijuar mesditen e se premtes duke u vendosur ne Bashkine e Ures Vajgurore. Dhjetera simpatizante nga Berati dhe Kucova mberriten rreth ores 16 00 ne hyrje te bashkise se Ures Vajgurore ku bllokuan per me teper se 50 minuta mjetet ne hyrje te kesaj bashkie. Ndonese ishte njoftuar zhvillimi i kesaj proteste drejtuesit e deges nuk bene te ditur vendin e zhvillimit te saj, cfare shkaktoi nje konfuzion mes uniformave blu. Policia e Beratit kishte mare te gjitha masat duke derguar ne hyrje te fshatit Poshnje dhjetera uniforma, pasi mendohej qe protesta do te zhvillohej ne kryqezimin e Poshnjes. Por simpatizantet mberriten ne hyrje te bashkise se Ures Vajgurore ku dhe bllokuan rrugen. Ne krye te protestuesve kane qene drejtuesit vendore te deges se PS-se dhe bashkise se Beratit, si dhe dy deputetet e PS-se se ketij qarku Ermonela Felaj dhe Marko Bello. E.Azizolli

Persona te proceduar ne rrethe

Vlore
Shpetim Gjika
Krenar Musta
Ardi Veliu
Dallandyshe Ganaj
Reshat Mika
Jetmir Sala
Xhevdet Suli
Shuaip Roshi

Fier
Marjus Kita, 23 vjec,
Andrea Kita, 25 vjec,
Nelsid Ballanxhi, 24 vjec
Hasan Hasanaj, 54 vjec


Tepelena
Arben Kacorri, 39 vjec
Gafurr Qendraj, 43 vjec
Asqeri Mucoima, 53 vjec
Ismail Ruci, 39 vjec
Drini Hasbiraj, 23 vjec
Qendrim Çuna, 39 vjec

Gjirokaster
Hamza Kuka, 47 vjec
Misto Kane, 30 vjec
Feim Miha, 31 vjec
Robert Shane, 47 vjec
Pasho Tuka, 45 vjec
Luli Seferi, 43 vjec
Roland Skendo, 54 vjec

Delvine
Sotir Davella, kreu PS
Emiljano Ruci
Bedar Ruci
Artur Shino
Oltion Myftari

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit