PS pret nje moment me te pershtatshem per tubimet, lidhur dhe me vendimin per heqjen e vizave
TIRANE - Opozita ka pezulluar protestat per transparencen e zgjedhjeve deri ne marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave. Megjithese ishte lajmeruar nga opozita shqiptare se protestat do te fillonin pas dates 15 tetor, ende nuk ka nje date per fillimin e tyre. Kreret e se majtes do te presin vendimin qe do te merret nga Ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen.
Ne takimin e fundit te aleateve te opozites, nen emrin Opozita e Bashkuar e Shqiperise, u vendos dhe axhenda qe do te ndiqet per protestat, te cilat do te jene edhe me te ashpra se ato qe kemi pare. Keto protesta do te jene te shperndara ne te gjithe territorin dhe do te kerkohet mbeshtetje edhe me e madhe per perfundimin e situates qe po zgjat prej muajsh.
Burime nga selia roze bejne te ditur se ka disa opsione te hedhura ne tavolinen e ngritur per zhvillimin e protestave, qe dalja ne rruge te jete ne nje moment me te pershtatshem. Te njejtat burime bejne te ditur se Partia Socialiste ka qene mbeshtetese e plote per liberalizimin e vizave dhe ka kontribuar, si dhe lobuar ne Bashkimin Evropian qe vendimmarrja per Shqiperine te jete nje ore e me pare.
Per keto arsye, socialistet kane menduar qe organizimi i protestave per largimin e qeverise te zhvillohen ne nje moment me te pershtatshem.
Arsyet per te protestuar ne rruget e Shqiperise jane te shumta, duke filluar qe nga kriza politike qe nuk ka lejuar transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, tek kriza ekonomike qe po varferon cdo dite e me shume shqiptaret dhe arsye te tjera qe lidhen me korrupsionin galopant qe ka mberthyer Shqiperine.
Por, brenda Partise Socialiste ka nje pritje per momentin me te pershtatur lidhur dhe me vendimin per liberalizimin e vizave, - bejne te ditur burime nga Partia Socialiste per gazeten Shekulli.
Kjo, per socialistet, nuk do te thote se eshte nje terheqje nga rruga e tyre per plotesimin e kerkesave permes protestave masive, por nje respektim per ceshtjen e shumepritur nga qytetaret shqiptare. Gjate ketyre diteve pritet qe strukturat e selise roze te zhvillojne mbledhje te tjera per te pergatitur nje axhende te qarte per aksionin politik qe do te ndiqet nga opozita shqiptare.