|
Rezultati i kerkimit per: proteste
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Rajoni - 24 Lexime.
 Moska po përballet me atë që opozita e ruse e ka quajtur protesta më e madhe në 20 vitet e fundit. Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur sot në sheshin e Kremlinit, për të protestuar kundër zgjedhjeve të fundit që i dhanë fitoren partisë së Vladimir Putin.
Protesta më të vogla janë paralajmëruar edhe në qytetet e tjera të Rusisë. Mbështetësit e opozitës protestojnë për ato që i kanë quajtur mashtrime masive me votën e popullit gjatë zgjedhjeve të së dielës... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 29.11.2011 Ne :
Politike - 25 Lexime.
 Në Shkodër, 67-vjetori i çlirimit të vendit edhe këtë vit është festuar ndarazi nga politika në këtë qytet. Partitë e majta së bashku me veteranët e luftës Nacional-Çlirimtare, kanë festuar të martën duke bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve si dhe një aktivitet në ambjentet e brendshme të kinemasë së qytetit, ku kanë përkujtuar së bashku dy datat historike, 28 dhe 29 nëntorin.
Ndërkaq, sot janë shfaqur disa shoqata atdhetare nga Fieri, të cilat kanë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Politike - 51 Lexime.
 Xhek Preçetaj
Dy ditë përpara dorëzimit të peticionit të qytetarëve drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, “Shekulli” intervistoi Dritan Brokën, kryetar i Kuvendit Civil të Shqipërise. Ai tregon gjithçka lidhur me aksionet që ka ndërmarr forumi Rinia Aktive para nisjes së peticionit dhe programin në vijim pas dorëzimit të tij.
Pse jeni kundra ligjit për importin e mbetjeve?
Importi i plehrave ashtu siç është përshkruar edhe nga qeveria dhe të tjerë pranë saj... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Rajoni - 28 Lexime.
 Policia në Bjellorusi ka arrestuar së paku tre aktivistë të opozitës dhe ka parandaluar shumë të tjerë të protestojnë në kryqytetin Minsk, kundër regjimit të presidentit Aleksander Lukashenko.
Aktivistët u arrestuan në sheshin qendror të premten mbrëma, kur shumë njerëz u mblodhën në këtë vend me portrete në duar të kandidatëve për president dhe aktivistëve të burgosur.
Protestuesit bërtisnin: “Gadafi sot, nesër Lukshenko!”
Situata në Bjellorusi është... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 20.10.2011 Ne :
Rajoni - 55 Lexime.
 Qindra mijëra qytetarë grekë marshuan në protestën e mbajtur para parlamentit duke kundërshtuar miratimin e masave të reja shtrënguese. Protesta, në të cilin ishin rreth 70 000 persona u kthye e dhunshme ndërmjet grupeve rivale tek demonstruesit.
Përplasjet ndodhën mes grupimit të të rinjve të veshur me të zeza dhe grupit tjetër që njihen si komunistët që mbështesin sindikatat e punëtorëve.
Policia ndërhyri për ndër shuar konfliktin por 74 persona mbetën të plagosur... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 17.09.2011 Ne :
Rajoni - 31 Lexime.
 Të paktën 44 persona janë vrarë dje nga forcat e sigurisë në Siri, gjatë manifestimeve të zhvilluara kundër regjimit të persidentit Bashar al Assad. Lajmin bën të ditur një grup aktivistësh të opozitës.
Kjo mund të jetë një nga ditët më të përgjakshme që nga nisja e protestave kundër regjimit të Asadit, gjashtë muaj më parë.
Mbrëmjen e kaluar, po sipas aktivistëve të opozitës, bilanci i të vdekurve ishte ndalur në 36.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.09.2011 Ne :
Kronike - 88 Lexime.
 Kompania austriake “ACR” me anë të një deklarate për shtyp javën që shkoi u kishte dhënë një ultimatum minatorëve për tu rikthyer në punë sot, në rast të kundërt ata do të konsideroheshin të vetë pushuar nga puna.
Si kundërpërgjigje minatorët e Bulqizës kanë përshkallëzuar sot protestat e tyre para ambienteve të kompanisë ACR, në pritje të plotësimit të kërkesave. Së bashku me ta në protestë janë edhe fëmijët e tyre të cilët do të bojkotojnë... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 04.09.2011 Ne :
Rajoni - 84 Lexime.
 Protesta e ekstremistëve
Në Londër, e djathta ekstreme ka protestuar kundër pranisë së ekstremistëve islamik në Britani. 16 persona janë arrestuar dhe 44 të tjerë janë shoqëruar më vonë për prishje të rendit.
Rreth 1 000 persona ishin mbledhur nga radhët e Ligës për Mbrojtjen e Anglisë ndërsa pak metra më tej ishin mbledhur rreth 1 500 persona për kundër-protestë nga Unioni Kundër Fashizmit, ndërsa rreth 3 000 forca policie kanë qenë të pranishëm për të... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 25.08.2011 Ne :
Rajoni - 42 Lexime.
 Protesta në Kiev
Mijëra njerëz janë mbledhur në Kiev në një protestë kundër gjyqit dhe arrestimit të ish-kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko.
Marshimi u mbajt me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së vendit duke kaluar kështu në hije ceremoninë zyrtare.
Timoshenko akuzohet për abuzim me detyrën. Ajo akuzohet për nënshkrimin e një marrëveshje me Rusinë e cila dëmton dhe rrezikon deri në 10 vite burg.
Mbështetësit e saj e shohin gjyqin si politik për ta... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 07.07.2011 Ne :
Sociale - 82 Lexime.
 Mbi 1000 studentë janë mbledhur në një shesh në Santiago, Kili, në një manifestim paqësor kundër propozimit të qeverisë kiliane për arsimin. Ata kanë zgjedhur një formë të veçantë proteste, puthjen, si një mënyrë për të treguar “pasionin për edukimin”.
Propozimi i presidentit Sebastian Pinera konsiston në krijimin e një fondi monetar për edukimin prej 4 milionë dollarësh, një pjesë e të cilave do të merren nga... Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|