|
PS denoncon punesimet per efekt te zgjedhjeve
Publikuar me : 02.06.2011 Ne :
Politike - 164 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
TIRANE - Partia Socialiste ka denoncuar dje nenshkrimin e kontratave te punesimit afatshkurtra ne institucionet shteterore vetem disa dite perpara zgjedhjeve vendore te 8 majit. Duke e konsideruar kete zhvillim si nje te shthurjes se financave shqiptare, kreu i socialisteve, Edi Rama, theksoi se shifrat ne tejkalimin e shpenzimeve, ne tejkalimet e gjithckaje te parashikuar me pare nga vete Kuvendi i Shqiperise, lidhur me pagat, me shpenzimet operative, me shpenzimet per subvencione, me shpenzimet e pushtetit vendor, me shpenzimet per ndihme ekonomike, jane realisht marramendese.
Ato jane ne funksion te nje qellimi te vetem, te deformimit te procesit zgjedhor dhe te thellimit te gropes ku zhytet perdite ekonomia shqiptare, me synim, konsolidimin e nje pushteti, i cili po e fut Shqiperine perdite e me shume ne nje qorrsokak, ku me shume heret ose vone, do te gjendemi te gjithe te detyruar te shohim te verteten e financave dhe te ekonomise,- paralajmeroi kryetari i Partise Socialiste.
Gjate ketyre diteve, ne seline roze kane ardhur informacione per persona, te cilet kane humbur vendet e tyre te punes, megjithese kane nenshkruar pak dite me pare kontrata te rregullta pune. Ne lidhje me kete, lideri i opozites sqaroi se vetem per efekt deformimi te zgjedhjeve jane nenshkruar ne periudhen para 8 majit kontrata punesimi afatshkurter ne shume agjenci shteterore.
Me keto kontrata kane mundesuar marrjen ne pune te njerezve per ti kthyer ne trupe elektorale dhe qe sot pas zgjedhjeve kane nisur te zhbehen duke i rikthyer njerezit ne rruge. Per te permbushur keto kontrata jane futur duart ne arken e shtetit dhe eshte tejkaluar ne masen 110perqind shpenzimi per pagesat. 2.4 miliarde leke te reja eshte tejkalimi i shpenzimeve operative. 164perqind eshte tejkalimi i subvencioneve, - deklaroi Rama. Sipas tij, 106.6perqind eshte tejkalimi i shpenzimeve te pushtetit vendor dhe jo rastesisht ky tejkalim ka ndodhur vetem ne ato territore ku pushteti vendor para 8 majit e ka pasur Saliu.
Per kete ceshtje, kreu i PS-se ka akuzuar kundershtarin e tij politik se ka shfrytezuar dhe abuzuar me parate e qytetareve ne arken e shtetit per qellime mirefilli elektorale. Ai denoncoi nje tjeter skeme te perdorur nga qeveria per te marre votat permes dhenies se ndihmes ekonomike. Eshte tejkaluar ne masen 109perqind ndihma ekonomike, e kthyer ne nje lemoshe paraelektorale, praktike kjo e njohura edhe me pare, por qe ka njohur nje kulm te ri kesaj radhe, - theksoi Rama.
Sipas tij, po te shohim pamjen e deficitit buxhetor dhe te marrim vetem huamarrjen e brendshme nga Banka e Shqiperise, nje veprim jashtezakonisht i rrezikshem per ekonomine, aq me teper kur Banka e Shqiperise eshte nje institucion ne leter thellesisht i pavarur, eshte tejkalimi me 292,63perqind. Nga ana tjeter, vijoi kreu i opozites, financimi nga jashte eshte realizuar vetem 28,36perqind.
Per te, te gjitha keto shifra natyrisht mund te mos u thone gje drejtperdrejte qytetareve qe nuk jane te lidhur me kete sfere dhe mund te duken ne pamje te pare thjesht si shifrat e radhes per nje pasqyre teknike te radhes, por ne te vertete sebashku flasin per nje ekonomi ne krize te thelle dhelper nje grope qe shkon duke u thelluar ne rrugen qe kemi perpara.
Rama Shitja e hidrocentraleve, shthurje e ekonomise
TIRANE - Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se ajo qe po ndodh paralelisht me kanibalizmin elektoral eshte shthurja marramendese e ekonomise dhe e financave te ketij vendi e cila ka kulmuar me deklarimin per te privatizuar pasuri strategjike te ketij vendi dhe te ketij populli. Ne daljen e djeshme per mediat, kreu i opozites denoncoi shitjen e 5 hidrocentraleve te Bistrices 1 dhe 2, dy te tjera mbi lumin Mat dhe te HEC-it te Lanabregasit ne Tirane.
Pse Saliu e hedh kete hap per ne eshte shume e qarte. Shthurja e ekonomise dhe e financave te ketij vendi tashme ka hyre ne nje faze jashtezakonisht te rrezikshme per stabilitetin e vendit. Nuk behet fjale per ndonje nevoje per rehabilitim. Nuk behet fjale per asnje nga ato nevoja qe zakonisht shtrojne problemin e kalimit te pronesise nga duart e shtetit ne duart e privatit, - deklaroi Rama.
Sipas tij, behet fjale per nje tjeter grabitje ne diten per diell, aq me teper pastaj kur sheh relacionin e qeverise qe shoqeron nje projektligj absolutisht keqberes per kete vend. Ai nenvizoi se ne projektligj shfaqen dy formula te ndryshme duke lene te hapur formen e privatizimit dhe sigurisht duke lene plotesisht te hapur dhe shtegun e abuzimit te pritshem.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 51 here.
Ilir Meta - Sali Berisha
Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual.
Për këtë, Berisha ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat.
“Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|